Kryetarja e Kuvendit ka anuluar Konferencën e Kryetarëve pasi Grupi i PD paralajmëroi se do të ndërpresë çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancen në Kuvendin e Shqipërisë.
Mbledhja që ishte parashikuar të hënë, do të zhvillohet në një moment tjetër, ndërsa ende nuk ka një datë.
Kujtojmë se kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi tha sot në një konferencë për media se ndërprerja e marrëdhënieve me shumicën socialiste në Kuvend, vjen si pasojë e dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë.
Vendimi:
PËR ANULLIMIN E MBLEDHJES TË KONFERENCËS SË KRYETARËVE, DATË 30.9.2024, ORA 12:30
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, të Rregullores së Kuvendit,
URDHËROJ:
- Anullimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të thirrur në datën 30.9.2024, ora 12.30.
- Mbledhja e parashikuar për tu zhvilluar më datë 30.9.2024, do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.
- Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për shpërndarjen me anë të postës elektronike zyrtare të urdhrit për anullimin e mbledhjes për anëtarët e Konferencës së Kryetarëve.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.