Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë e cila u thirr pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji, vijoi me dyer të mbyllur.
Burime për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim të rrugëve, porteve dhe aeroporteve.
Gjithashtu ai ka propozuar dhe bllokim të universiteteve.



