Policia e Kuçovës ka arrestuar 50 vjeçarin Artur Kërçuku, i cili një ditë më parë (24 shtator), aksidentoi për vdekje çiftin e të moshuarve, Ahmet dhe Salushe Kafazi, ndërsa mbeti e plagosur e bija e tyre Feruze Barushi.
Arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit, me pasojë vdekjen.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Rruga e drejtë e Kuçovës”, kur Kërçuku me automjetin që drejtonte u përplas me mjetin bujqësor, në të cilën ndodhej familja Kafazi.
Artur Kërçuku pas aksidentit u shoqërua menjëherë në Komisariatin e Policisë, ndërsa sot u vu nën pranga.
LEXONI EDHE:



