Author: almakos

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Prej tyre, tetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast njëri prej tyre ka shkaktuar aksident rrugor, ndërsa një shofer ka drejtuar automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse…

Lexo më Shumë

Kleo Vrioni dhe Sara Brugnatelli humbën jetën në aksidentin tragjik në Manëz, bashkë me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri. Në Shqipëri vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit, në Itali ka lindur një tjetër pikëpyetje. Sipas Corriere della Sera, familja e 26-vjeçares Sara Brugnatelli thotë se nuk kishte dijeni për një martesë të mundshme të saj me Kleon. […] The post “Nuk e dinim që ishte martuar”, familja e italianes zbulon të vërtetën pas aksidentit tragjik appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Prej 83 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kastës politike. Ata shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca.     Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike. The post Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për mosluajtjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në një aktivitet të zhvilluar në Pustec. Në një reagim të gjatë, Blushi akuzon Ramën se po përpiqet të shmangë vëmendjen nga situata e zjarreve në vend dhe se po përdor incidentin në Pustec për të ironizuar komunitetin maqedonas. Blushi ngre pikëpyetje mbi deklaratën e kryebashkiakut të Pustecit, Pali Kolefski, se kishte kërkuar që në aktivitet të luhej edhe himni shqiptar, por kërkesa ishte refuzuar. “Nëse kryebashkiaku i Pustecit vërtet i kishte kërkuar shoqatës organizatore që…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Deri në orën 17:00 të 21 gushtit janë regjistruar 24 vatra zjarri, prej të cilave 8 vijojnë të jenë aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll. Për përballimin e situatës në të gjithë vendin janë angazhuar të paktën 639 forca, përfshirë 369 efektivë të strukturave vendore dhe rajonale dhe 270 efektivë të Forcave të Armatosura. Në operacione janë vënë në dispozicion edhe 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Situata më problematike vijon në Gojan–Gjegjan–Tërbun, në Pukë, ku janë…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është goxha aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet. Ajo se fundi ka nisur pushimet në një vend luksoz. Nga atje, Adelina ka ‘ndezur’ rrjetin me postime ‘hot’ duke ekspozuar trupin e saj joshës, raporton IndeksOnline. Kurse në postimin e fundit ajo ka habitur të gjithë. Veç në bikini, Adelina shfaqet shumë dobët. ‘Asht e lëkurë’ po duket në këtë paraqitje. Nuk dihet nëse këngëtarja ka humbur vet peshë, apo ka të bëjë diçka me shëndetin e saj. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi mandati tre vjeçar i Sokol Sadushit përfundon më 17 tetor. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që plotësojnë kriteret ligjore dhe dëshirojnë të kandidojnë për këtë funksion kanë afat deri më 11 shtator 2026 për të paraqitur shprehjen e interesit, së bashku me dokumentacionin e kërkuar. Zgjedhja e kryetarit të ri pritet të përfundojë përpara përfundimit të mandatit aktual të Sadushit. Synimi është që drejtuesi i ri i Gjykatës së Lartë të nisë detyrën më 18 tetor 2026, duke garantuar vijimësinë e drejtimit të institucionit. Sadushi do…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se drejtësia po jep sinjale të reja pro korrupsionit, pasi ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli u la në masën e sigurimit “detyrim paraqitje”. Reagimi i plotë: Drejtësia jep sinjale të reja pro Ballukut dhe korrupsionit! Drejtësia po jep sinjale të reja në favor të Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për abuzim me 1.1 miliardë euro tendera dhe për fshehje pasurie. Teksa gjithë opinioni është i habitur se si SPAK nuk ka ndërmarrë hapa të reja ndaj ish-zëvendëskryeministres duke e lënë të lirë, vijnë sinjale për…

Lexo më Shumë

Një pushtues izraelit qëlloi dhe vrau të premten një 17-vjeçar palestinez gjatë një sulmi pranë shtëpisë së tij në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas familjes së viktimës dhe një burimi mjekësor. Një burim mjekësor në Spitalin Al-Mizan në Hebron (El-Halil) tha për Anadolu se Karim Sanad Shalaldeh ndërroi jetë nga një plagë plumbi e marrë gjatë sulmit në zonën Hamroush të Sa’ir, në veri të Hebronit. Babai i tij, Sanad Shalaldeh, i tha Anadolus se rreth 50 pushtues izraelitë sulmuan shtëpinë e familjes dhe se njëri prej tyre qëlloi djalin e tij nga afër. “Djali im po qëndronte para shtëpisë…

Lexo më Shumë

Principote Mykonos në Greqi ka reaguar pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga 29-vjeçari shqiptar Sokrat Vata në ‘Principotes’ Ksamil. Përmes një reagimi, ‘Principote’ Mykonos ka sqaruar se nuk kanë asnjë marrëdhënie biznesi apo ndonjë lloj tjetër marrëdhënie me beach-barin në Shqipëri ku ndodhi incidenti. Siç thuhet në një deklaratë, kompleksi në Ksamil po përdor në mënyrë të paligjshme emrin e markës së tij ‘Principote’, ndërsa ndaj tij tashmë kanë nisur edhe procedurat ligjore. “Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht…

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në qershor ka zbritur në 48.381 denarë, duke qenë 1.163 denarë më e ulët krahasuar me muajin maj, kur paga mesatare ishte 49.544 denarë, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës. Sipas statistikave zyrtare, paga mesatare neto në qershor është ulur për 2,3 për qind në nivel mujor. Edhe pas përllogaritjes së inflacionit, rënia reale e pagës ka qenë 1,9 për qind. Megjithatë, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, situata paraqitet më pozitive. Paga mesatare neto është rritur nominalisht për 6,4 për qind, ndërsa rritja reale, pasi merret…

Lexo më Shumë

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Alba Vukaj po shijon ditët e nxehta të verës si mos më mirë. Këtë herë, Alba ka pozuar me bikini dhe si gjithmonë duket si mos më mirë, shkruan IndeksOnline. Linjat e saj trupore janë tejet të formësuara. Ndërkohë, që influencerja po vazhdon jetën e saj, pa zbuluar shumë detaje rreth jetës së saj private, derisa vazhdon të deklatrohet ende si “beqare”.

Lexo më Shumë