Kryeministri njoftoi rekrutime të reja në Agjencinë e Medias dhe Informacionit, e kritikuar nga organizatat ndërkombëtare si “ministri propagande”. Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë hapi të enjten një thirrje të hapur për rekrutimin e stafit të ri, profesionistë të komunikimit publik, ndërsa qeveria po përballet me protesta që targetojnë korrupsionin e lartë dhe mungesën e transparencës në vendimmarrjen për investime në pronat publike. “Ke një ide që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë? Na trego”, thuhet në njoftimin publik të agjencisë, ku përcaktohen dy mënyra punësimi: si punonjës i brendshëm i agjencisë ose si bashkëpunëtor. Thirrja…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme SMS me njoftime për kinse shkelje në trafik dhe gjoba që lidhen me sistemin “Safe City”. Sipas MPB-së, mesazhet përmbajnë link përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të japin të dhënat personale ose bankare dhe të paguajnë një gjobë të pretenduar. Kjo është përpjekje për mashtrim dhe mbledhje të dhënash të ndjeshme. Ministria thekson se mesazhet zyrtare SMS për shkeljet dërgohen nga dërguesi “MVR-SC”. Mesazhi duhet të përfshijë targën e regjistrimit të automjetit, dhe lidhja zyrtare duhet të çojë në domenin safecountry.mvr.gov.mk. Qytetarëve u kërkohet të…
Beatrix Ramosaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale. Këngëtarja shfaqet në bikini, teksa pozon para kamerës me një paraqitje verore dhe atraktive. Megjithatë, ajo që ka zgjuar më së shumti kuriozitet është mbishkrimi “AI content”, duke lënë të kuptohet se përmbajtja është krijuar apo realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Postimi i saj ka marrë vëmendje nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar pamjen dhe mënyrën kreative të realizimit të fotografive.
Dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, kanë humbur jetën në një vetaksident të rëndë të mërkurën në orët e para të mëngjesit, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë. Pas tragjedisë, gruaja e Qëndrim Xhemajlit ka reaguar me një dedikim prekës për bashkëshortin e saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij të papritur. […] The post “Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë appeared first on InfoKosova.
Pesë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa dy të tjera janë vendosur nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata është përditësuar deri në orën 20:00 të mbrëmjes së 19 gushtit. Në terren janë angazhuar rreth 130 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat aktive raportohen në Dajt dhe Priskë në Tiranë, Lufaj në Mirditë, Tërbun-Gojan në Pukë dhe Shashicë në Selenicë. Në Dajt operacioni po vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca të MZSH-së dhe…
News 24 ka publikuar pamje nga momenti i aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Manëz të Durrësit. Si pasojë e aksidenti ndërruan jetë 3 të rinjtë, Kleo Vrioni 25 vjeç, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli 26 vjeç dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Çifti ndodhej në automjetin tip BMW ku dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. https://www.youtube.com/watch?v=TBLoVO4riBo The post VIDEO/ Humbën jetën çifti i sapomartuar dhe një i mitur, pamjet nga momenti i aksidentit tragjik në Durrës appeared first…
Nora Istrefi ishte e ftuar në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, të realizuar nga Butrint Pasjaqa, ku foli hapur për karrierën, familjen, jetën personale dhe disa nga të pathënat e saj. Gjatë intervistës, Nora ndau edhe një moment të veçantë nga familja e saj. Motra e saj, Nita, është bërë nënë e një vajze, duke e bërë Norën teze për herë të parë. Këngëtarja u pyet gjithashtu nëse ka dëshirë të ketë edhe një fëmijë. Nora tregoi se po, e mendon mundësinë për t’u bërë nënë për herë të dytë dhe se një fëmijë do të ishte i mirëseardhur në…
Me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Për 81 ditë me radhë, protesta nuk ka ndaluar, shqiptarët janë shprehur të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës. Ata theksojnë se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është një kërkesë e panegociueshme. The post Marshim protestë në rrugët e Tiranës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Ju erdhi fundi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Eksperti i ekonomisë dhe aktivisti Pano Soko, gjatë fjalës së tij në protestë, ka lëshuar akuza të forta ndaj modelit ekonomik të qeverisë, duke denoncuar koncesionet afatgjata dhe dështimin e premtimit për shëndetësinë gratis. Soko kritikoi ashpër përdorimin e Partneritetit Publik-Privat (PPP), duke theksuar se kontratat 35-vjeçare po ngarkojnë brezat e ardhshëm me faturat e aferave të sotme. Ai ngriti pyetjen se çfarë faji kanë qytetarët e së ardhmes që të paguajnë për marrëveshjet e lidhura sot nga zyrtarët që funksionojnë me parimin për të vjedhur sa më shumë gjatë një mandati 4-vjeçar. Eksperti i ekonomisë analizoi edhe shifrat e…
Moti me diell me paqëndrueshmëri të rastit gjatë këtyre ditëve po shndërrohet shpejt në një valë ekstreme të nxehti që do të përfshijë të gjithë vendin gjatë fundjavës. Moti sot ishte me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Nesër pritet mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Pasdite, në rajonet malore do të ketë vranësira të shtuara me kushte për shira afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Era do të fryjë nga veriperëndimi me forcë të dobët deri mesatare. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë…
Në ditën e 81-të të protestës qytetare kundër qeverisë përpara godinës së Kryeministrisë, një arkitekt ka lëshuar akuza të forta për mënyrën se si pushteti po keqpërdor nocionet e zhvillimit dhe statusin e investimeve strategjike në dëm të pasurisë kombëtare. Gjatë fjalës së tij, arkitekti ironizoi përdorimin e shpeshtë të fjalës “zhvillim” nga politikanët, duke theksuar se ajo ka humbur kuptimin e saj të mirëfilltë. Ai solli në vëmendje se në vend që fondet të përdoren për zhvillimin e bujqësisë, tokat pjellore po tjetërsohen dhe po jepen për impiante me panele diellore. Sipas tij, ky model po lë tokat bujqësore…
Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së saj më të re, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga prapaskenat e projektit. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Luana shfaqet me një look elegant dhe plot ngjyra, e veshur me një fustan të gjelbër, teksa pozon në një ambient buzë detit, shkruan Indeksonline. Atmosfera verore dhe skenografia tërheqin menjëherë vëmendjen, duke sjellë një tjetër pamje nga realizimi i projektit të saj të fundit. Krahas fotos, Luana ka shkruar: “Edhe sa vera me t’prit?” Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa këngëtarja vijon të ndajë…

