Author: almakos

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, po ndërmerr masa të rrepta ndaj të gjithë shtetasve të huaj që konsiderohen kërcënim për sigurinë e SHBA-së. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se po anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose vënë në rrezik sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. “Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e portit të Cattolica-s në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar është hedhur me makinë në ujërat e portit së bashku me gruan e tij, pas një konflikti të dhunshëm mes tyre. Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 16:00. Sipas mediave italiane, çifti ndodhej në një Volkswagen Golf kur pas debatit, 45-vjeçari drejtoi automjetin me shpejtësi drejt kalatës dhe përfundoi në det. Nga përplasja me ujin, dyert u hapën dhe ndërsa automjeti po fundosej, të dy arritën të dilnin nga kabina dhe u shpëtuan nga disa persona që u hodhën në det. Pas kësaj në…

Lexo më Shumë

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, vlera e shportës minimale sindikale për muajin gusht 2026 është 68.675 denarë, që paraqet një rritje prej 177 denarësh krahasuar me muajin korrik, kur shporta minimale sindikale ishte 68.498 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Të dhënat tregojnë se edhe gjatë muajit gusht, shpenzimet bazë për një familje vazhdojnë të përbëjnë një barrë të konsiderueshme për buxhetin familjar. Sipas përllogaritjeve të LSM-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë ushqimi dhe pijet, për të cilat një familje duhet të ndajë 25.032 denarë në muaj. Kjo kategori mbetet komponenti kryesor i shportës…

Lexo më Shumë

Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Sirisë dhe shteteve të tjera të rajonit që ndjekin politika paqësore në përballjen me “aktivitetet destabilizuese” të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha të enjten Drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke, Burhanettin Duran. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Anadolu lidhur me deklaratat e Netanyahut kundër Turqisë, Duran tha se kërcënimet dhe deklaratat e pavërteta të Netanyahut drejtuar Turqisë dhe Sirisë pasqyrojnë “izolimin e tij në rritje ndërkombëtar, frikën politike dhe iluzionet e tij”. Ai tha se përpjekjet për të çorientuar komunitetin ndërkombëtar duke krijuar “kërcënime dhe armiq imagjinarë” nuk janë më efektive, pasi komuniteti…

Lexo më Shumë

“Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne sigurisht që do ti përgjigjemi pozitivisht dhe natyrisht që do ti fitojmë”, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me zgjedhjet e parakohshme. Mickoski e sfidoi hapur opozitën, duke sinjalizuar se pushteti nuk i frikësohet një përballjeje të re elektorale dhe se, nëse do të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme, koalicioni qeverisës pret një tjetër fitore. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Ne si koalicion kemi marrë legjitimitet nga qytetarët për të qenë qeveri për katër vjet. Por, nëse opozita mendon se nevojiten zgjedhje të parakohshme, natyrisht se ne nuk…

Lexo më Shumë

Teksa policia kriminale është vënë në ndjekje të Daniel Gjanës dhe Bekim Bulicës, si persona të dyshuar që kanë marë pjesë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, kjo ngjarje nxori në sipërfaqe probleme të tjera lidhur me përfitimin e pronësisë së tokës dhe ndërtimin e paligjshëm të këtij biznesi. Pronari në “hije” i lokalit të natës “Principotes”, Bekim Bulica, dyshohet se ka tjetërsuar një pjesë të mirë të sipërfaqes së tokës, mbi të cilën ka ndërtuar dhe lokalin pa lejë, në një nga zonat bregdetare më të mira të Shqipërisë. Paralelisht me lokalin, Bulica, nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se nëse ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë rikthyer në tryezë për të tejkaluar mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe se pas pushimeve a do të ketë bisedime me opozitën për të tejkaluar bllokimin në Parlament me shumicën e Badenterit tha se për të dyja rastet do të ketë bisedime derisa të arrihet një zgjidhje. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Politika bazohet në bisedime. Unë jam një nga ata politikanë që duan të flasin derisa të arrihet një zgjidhje. Si në rastin e parë ashtu edhe në të dytën, ne do të vazhdojmë të flasim. Sigurisht, ne i…

Lexo më Shumë

“Deri tani, qytetarët nuk kanë parë një përgjigje të qartë, të strukturuar dhe të parapërcaktuar nga Qeveria”, kështu thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me situatën e virusit të Nilit Perëndimor në vend. Ata kërkojnë nga institucionet kompetente përgjigje të koordinuar, transparencë dhe masa të bazuara në dëshmi shkencore, duke ngritur një sërë pyetjesh lidhur me reagimin e institucioneve. Ata thonë se sistemi shëndetësor duhej ta mbikëqyrte rrezikun herët dhe të vepronte para se pacientët të përfundonin në spital me forma të rënda të sëmundjes. Ndërsa theksojnë se qytetarët po shohin reagim pasi situata tashmë është përshkallëzuar. Imrane Veliu,…

Lexo më Shumë

REL Deti Kaspik po shfaqet si një korridor potencialisht me rëndësi logjistike në raportet ushtarake që po zgjerohen mes Rusisë dhe Iranit, teksa të dyja vendet kërkojnë të transportojnë mallra aty ku fuqia detare perëndimore nuk ka prani. Ky korridor hap një rrugë që mund t’i mundësojë Moskës dhe Teheranit të shkëmbejnë sasi të mëdha dërgesash përmes një rrugë ujore të mbyllur nga të katër anët me tokë, ku flotat detare perëndimore nuk mund të hyjnë drejtpërdrejt. NBC News raportoi këtë javë se kishte siguruar një dokument, të cilin e konfirmoi me një zyrtar perëndimor, që tregon se Moska tashmë…

Lexo më Shumë

Nga partia VLEN sa i përket kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme, kanë deklaruar se për ta prioritet janë projektet infrastrukturore, veçanërisht vazhdimi i ndërtimit të Korridorit 8, ndërtimi i rrugës Shkup–Bllacë, punimet për të cilën, sipas tyre, nisin së shpejti, si dhe ndërtimi i rrugës Tetovë–Prizren. “Këto projekte për ne janë shumë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe pushteti”, deklarojnë nga VLEN. Sipas koalicionit, pavarësisht se kur do të mbahen zgjedhjet, BDI-ja do të përfundojë e “poshtëruar nga shqiptarët”, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve lokale. “Shqiptarët nuk kthehen më prapa. Nuk i besojnë më një kaste të…

Lexo më Shumë

Tashmë disa ditë finalistët e “BBVK”-së, Klodi dhe Elijona kanë trazuar rrjetin me veprimet e tyre në rrjetet sociale. Edhe pse mbrëmë u pa që Elijona mban fotografitë me Klodin, një veprim i vogël ra në sy. Duke hulumtuar profilin e influenceres shohim që ajo tashmë e ka “zhdukur” Klodin nga Instagrami duke i bërë “unfollow”. Ndërsa te profili i Klodit akoma nuk ka ndonjë lëvizje, kjo pasi modeli po vazhdon ta ndjekë akoma atë. Sesi do të rrjedhin gjërat mes tyre dhe si qëndron realiteti mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur në lidhje me mundësinë që të mbahen zgjedhje të parakohshme kuvendare, të cilat opozita i kërkon vazhdimisht. Mickoski tha se nëse opozita mendon se zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme, “ata nuk nuk do të qëndrojnë mënjanë si frikacakë, por do t’i përgjigjemi pozitivisht asaj kërkese”. “Qytetarët nuk duan zgjedhje, ata duan reforma dhe vazhdimësi të proceseve të udhëhequra nga kjo Qeveri. Prandaj bëra atë krahasim fillestar 3 me 1 të performancës së kësaj Qeverie, krahasuar me atë të mëparshme. Si koalicion, na është dhënë legjitimiteti nga qytetarët për të qeverisur për katër vjet”. “Por…

Lexo më Shumë