Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, po ndërmerr masa të rrepta ndaj të gjithë shtetasve të huaj që konsiderohen kërcënim për sigurinë e SHBA-së.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se po anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose vënë në rrezik sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
The post SHBA anulon vizat për personat që kërcënojnë sigurinë/ Ambasada amerikane në Tiranë: Masa ndaj shtetasve të huaj që kryejnë krime apo nxisin dhunë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.