Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë. The post LAMM: Rritet…
Author: almakos
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën mbi fshatin Dukat, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Flakët janë shfaqur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, fillimisht në katër vatra, ndërsa gjatë natës zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të malit të Çikës. Forcat zjarrfikëse dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në terren që prej orës 04:00 të mëngjesit. Në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 forca të ushtrisë, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile. Nga distanca, përmasat e zjarrit janë të frikshme, me flakët që vijojnë të përhapen në terrenin…
Kryebashkiaku i Komos ka ndaluar ngarjen e biçikletave në zona të caktuara të qytetit historik italian pasi u godit nga një biçikletë elektrike. Alessandro Rapinese tha se ndalimi ishte i nevojshëm për të përmirësuar sigurinë publike. Kjo do të thotë që nga shtatori, çiklistët do të duhet të zbresin nga biçikletat në një zonë prej rreth 30 rrugësh. Ai i tha agjencisë italiane të lajmeve Ansa: “Njerëzit veprojnë bazuar në përvojat e tyre dhe unë e di se si është të të godasë një nga këto bisha.” Disa autoritete të tjera lokale në të gjithë Evropën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar,…
Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dukat, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë malore, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, veçanërisht për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës. Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por kjo mbetet ende për t’u verifikuar nga autoritetet. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të identifikuar personat përgjegjës, nëse do të konfirmohet zjarrvënia e qëllimshme. Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për…
Spanja ka kundërshtuar përdorimin e dëbimeve të njëanshme ose kufizimeve dypalëshe për menaxhimin e azilkërkuesve që përfshihen nga rregullat e Dublinit të Bashkimit Evropian (BE), duke favorizuar në vend të tyre mekanizmat e solidaritetit të bllokut, Burime nga Ministria e Brendshme thane për agjencinë e lajmeve ANSA se qeveria spanjolle është “në favor” të menaxhimit të çështjes përmes mekanizmave evropianë të solidaritetit të krijuar në kuadër të Paktit të BE-së për Migracionin dhe Azilin dhe legjislacionit të fundit të BE-së, “në vend që të përdoren dëbime të izoluara ose kufizime dypalëshe”. Qëndrimi i Madridit vjen ndërsa Suedia dhe Finlanda, së…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij në Debat Plus me Ermal Pandurin, të fundit para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ka bërë thirrje për një marrëveshje të gjerë politike ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kosovë. Aktgjykimi në rastin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Intervista është realizuar me shkrim. Pyetjet (për situatën aktuale politike në Kosovë) i janë dërguar Thaçit më 9 mars 2026, ndërsa përgjigjet e tij janë finalizuar më 29 korrik, në orën 11:55. Në kohën kur janë dërguar…
Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Gjermania kanë dënuar vendimin e Izraelit për të publikuar tenderë ndërtimi për projektin e vendbanimit E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke paralajmëruar se ai kërcënon mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete. Katër qeveritë e cilësuan zgjerimin si “të papranueshëm” dhe paralajmëruan se zhvillimi i projektit E1 do të “minonte perspektivën e zgjidhjes me dy shtete, duke e ndarë Bregun Perëndimor dhe duke dëmtuar vazhdimësinë territoriale të territoreve palestineze”. Qeveritë thanë se komuniteti ndërkombëtar prej kohësh kundërshton zgjerimin e vendbanimeve dhe se ia ka shprehur vazhdimisht shqetësimet Izraelit, si privatisht ashtu edhe publikisht.…
Është mbyllur protesta e 82-të qytetare në Tiranë, e zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas përfundimit të fjalimeve në shesh, protestuesit kanë vijuar tubimin me një marshim në rrugët e kryeqytetit, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. Dorëheqja e Edi Ramës ka vijuar të jetë kërkesa kryesore e protestuesve, të cilët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Gjatë protestës, aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se kërkesa e parë mbetet largimi i Ramës, ndërsa kërkoi edhe krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira.…
Prej 21 ditësht, banorët e Divjakës vijojnë protestën e tyre në sheshin përpara bashkisë, duke kundërshtuar vendimet e institucioneve vendore dhe duke kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet. Edhe mbrëmjen e sotme, në ditën e 21-të të protestës, folësit u përqendruan te kritikat ndaj administratës së Bashkisë Divjakë, ndërsa nuk munguan akuzat dhe kritikat ndaj deputetëve dhe drejtuesve të tjerë politikë që, sipas protestuesve, nuk janë bërë pjesë e tubimit për t’i mbështetur. Protestuesit deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe e konsiderojnë vijimin e protestës si një mundësi reale, pavarësisht presioneve që, sipas tyre, synojnë shuarjen e…
Një qytetare që mori pjesë në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë deklaroi se tubimet do të vijojnë, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare. Protestuesja foli edhe për historinë e familjes së saj, duke deklaruar se ka pasur të afërm që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist. Ajo bëri thirrje për pjesëmarrje në protesta dhe për mbrojtjen e zonave dhe territoreve shqiptare. Duke folur për situatën e zjarreve dhe shpopullimit, ajo tha se malet shqiptare “nuk digjen rastësisht” dhe kërkoi që zonat malore të mos braktisen nga banorët. “Kjo protestë nuk do të…
Mosrespektimi i detyrimit ligjor për deklarimin në kohë të pasurisë dhe interesave u ka kushtuar dhjetëra personave të zgjedhur dhe të emëruar nga 300 euro. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit më 29 korrik ka shqiptuar gjithsej 94 gjoba, me vlerë totale prej 28.200 eurosh. Sanksionet u referohen personave që nuk e kanë dorëzuar deklaratën për gjendjen pasurore dhe interesat brenda afatit të përcaktuar me ligj, raporton 4news.mk. Mes të dënuarve ka ish-kryetarë komunash, drejtorë të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike, këshilltarë komunalë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, gjyqtarë, deputetë dhe persona të tjerë të zgjedhur e të emëruar. Në…
Një mësues iu bashkua protestës së 82-të para kryeministrisë. Ai nuk hezitoi të thoshte se largimi i Ramës është zgjidhja e duhur për shpëtimin e vendit. Ndërkaq, ai falenderoi News 24 për mbulimin e protestës. “Mirëmbrëma qyetarë, për të mirën e kombit po protestoni prej ditësh. Kësaj proteste të bukur i jam bashkuar edhe unë, mësues, me përvojë të gjatë në arsim. Ndjej kënaqësi të veçantë, përshendes Neës 24 dhe të gjithë gazetarët si Osman Stafa dhe Klevin Muka, për punë të palodhur. Ky TV krejt ndryshe nga të tjerët, po i jep popullit tonë dritë jeshile dhe oksigjen. Ne…

