Author: almakos

Një pushtues izraelit qëlloi dhe vrau të premten një 17-vjeçar palestinez gjatë një sulmi pranë shtëpisë së tij në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas familjes së viktimës dhe një burimi mjekësor. Një burim mjekësor në Spitalin Al-Mizan në Hebron (El-Halil) tha për Anadolu se Karim Sanad Shalaldeh ndërroi jetë nga një plagë plumbi e marrë gjatë sulmit në zonën Hamroush të Sa’ir, në veri të Hebronit. Babai i tij, Sanad Shalaldeh, i tha Anadolus se rreth 50 pushtues izraelitë sulmuan shtëpinë e familjes dhe se njëri prej tyre qëlloi djalin e tij nga afër. “Djali im po qëndronte para shtëpisë…

Lexo më Shumë

Principote Mykonos në Greqi ka reaguar pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga 29-vjeçari shqiptar Sokrat Vata në ‘Principotes’ Ksamil. Përmes një reagimi, ‘Principote’ Mykonos ka sqaruar se nuk kanë asnjë marrëdhënie biznesi apo ndonjë lloj tjetër marrëdhënie me beach-barin në Shqipëri ku ndodhi incidenti. Siç thuhet në një deklaratë, kompleksi në Ksamil po përdor në mënyrë të paligjshme emrin e markës së tij ‘Principote’, ndërsa ndaj tij tashmë kanë nisur edhe procedurat ligjore. “Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht…

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në qershor ka zbritur në 48.381 denarë, duke qenë 1.163 denarë më e ulët krahasuar me muajin maj, kur paga mesatare ishte 49.544 denarë, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës. Sipas statistikave zyrtare, paga mesatare neto në qershor është ulur për 2,3 për qind në nivel mujor. Edhe pas përllogaritjes së inflacionit, rënia reale e pagës ka qenë 1,9 për qind. Megjithatë, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, situata paraqitet më pozitive. Paga mesatare neto është rritur nominalisht për 6,4 për qind, ndërsa rritja reale, pasi merret…

Lexo më Shumë

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Alba Vukaj po shijon ditët e nxehta të verës si mos më mirë. Këtë herë, Alba ka pozuar me bikini dhe si gjithmonë duket si mos më mirë, shkruan IndeksOnline. Linjat e saj trupore janë tejet të formësuara. Ndërkohë, që influencerja po vazhdon jetën e saj, pa zbuluar shumë detaje rreth jetës së saj private, derisa vazhdon të deklatrohet ende si “beqare”.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se ka vënë në funksion një aplikacion ueb për celularë, “Qyteti i Sigurt”, i cili është i dedikuar për pronarët e automjeteve me targa të huaja. MPB aplikacionin pas kaosit të krijuar gjatë dy ditëve të fundit në pikën kufitare “Tabanoc”, për shkak të pagesës së gjobave për kundërvajtje në trafik të kryera në rrugët e vendit. MPB-ja njoftoi se përmes aplikacionit, shtetasit e huaj do të mund të marrin në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë informacione për kundërvajtjet në trafik të evidentuara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”. Goce Andreevski, zëdhënës…

Lexo më Shumë

Këngëtarja dhe aktorja, Ryva Kajtazi është një nga emrat me të përfolur të show bizit shqiptar. Krahas muzikës dhe aktrimit, Ryva e cila njihet në një serial televiziv si ‘Merita’, shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale. Ryva në vazhdimësi poston imazhe nga përditshmëria e saj, raporton IndeksOnline. Këngëtarja dhe aktorja se fundmi ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e vesur me shumë stil. E veshur krejt bardhë, Ryva po shkëlqen në këtë pamje.

Lexo më Shumë

Nesër, në vend do të mbajë mot shumë i nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende pritet të kalojnë 40 gradë Celsius, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas parashikimit, nga e diela dhe gjatë ditëve në vijim temperaturat do të shënojnë ulje graduale. Gjatë orëve të pasdites do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa zona do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë dhe breshër.

Lexo më Shumë

Petrit Ndoci, i dënuar për “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, është shpallur në kërkim pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes së dhënë. Ndoci duhej të paraqitej në institucionin e vuajtjes së dënimit sot, në orën 12:30, por nuk është rikthyer. Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, në të cilën shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.” Ndoci po vuante dënimin për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, pretendoi se situata e serbëve në Kosovë është përkeqësuar dhe se ndaj tyre po zhvillohet “terror i qëllimshëm dhe sistematik”, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, Zakharova, pretendoi se ndaj serbëve në Kosovë po zhvillohet “terror i qëllimshëm dhe sistematik” Ajo e cilësoi situatën të çuditshme pasi, sipas saj, “presioni bazuar në përkatësi etnike” po ushtrohet nga Kosova, me “miratimin” e pranive ndërkombëtare të vendosura në Kosovë nën kujdesin e NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Zakharova pretendoi se situata e serbëve në Kosovë është bërë katastrofike,…

Lexo më Shumë

ISHP rekomandon trajnime të vazhdueshme për stafin përgjegjës për sistemin e furnizimit me ujë, monitorim të rregullt të klorit dhe kontrolle më të shpeshta të rrjetit të ujësjellësit. Një muaj pas shpalljes së epidemisë në Gostivar, e cila u lidh me ndotjen e ujit të pijshëm, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i ka dërguar ndërmarrjes publike “Komunalec” një sërë rekomandimesh për forcimin e sigurisë së sistemit të furnizimit me ujë. Ndër të tjera, ISHP kërkon të verifikohet nëse personeli që punon në pikat kritike të sistemit të furnizimit dhe shpërndarjes së ujit ka përgatitjen e duhur profesionale dhe njohuritë bazë…

Lexo më Shumë

Me propozim të këshilltarëve të opozitës dhe përfaqësuesve të partive të vogla, Këshilli Bashkiak i Memaliajt zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme, ku u vendos organizimi i dëgjesave publike me komunitetin në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Në mbledhje morën pjesë 12 nga 15 anëtarët e këshillit, ndërsa vendimi u miratua me votë unanime. Dëgjesat do të zhvillohen në datat 8, 9 dhe 10 shtator, me dy takime në ditë, duke përfshirë të gjitha njësitë administrative. Për drejtimin dhe organizimin e këtyre takimeve u ngrit një komision i përbërë nga këshilltarë bashkiakë. Kryetare e komisionit u zgjodh Afize Sula, nënkryetar…

Lexo më Shumë

Mbajtja e migrantëve dhe azilkërkuesve në qendra ndalimi jashtë territorit, sipas Marrëveshjes Itali-Shqipëri, po vë në rrezik sigurinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut, deklaroi Amnesty International në një raport të publikuar ndërsa zhvillimet në Ceuta vazhdojnë të nxjerrin në pah rreziqet e politikave të kahershme të Bashkimit Evropian (BE) për migracionin, të përqendruara te përjashtimi dhe izolimi. Raporti “Italia: Ndalimi jashtëterritorial i migrantëve dhe detyrimet për të drejtat e njeriut” analizon marrëveshjen e vitit 2023 për ngritjen e dy strukturave të migracionit në Shqipëri, të administruara nga autoritetet italiane. Marrëveshja ka çuar në transferimin me forcë të qindra personave,…

Lexo më Shumë