Principote Mykonos në Greqi ka reaguar pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga 29-vjeçari shqiptar Sokrat Vata në ‘Principotes’ Ksamil.
Përmes një reagimi, ‘Principote’ Mykonos ka sqaruar se nuk kanë asnjë marrëdhënie biznesi apo ndonjë lloj tjetër marrëdhënie me beach-barin në Shqipëri ku ndodhi incidenti.
Siç thuhet në një deklaratë, kompleksi në Ksamil po përdor në mënyrë të paligjshme emrin e markës së tij ‘Principote’, ndërsa ndaj tij tashmë kanë nisur edhe procedurat ligjore.
Reagimi vjen ndërsa autoritetet shqiptare vazhdojnë hetimet e tyre për sherrin vdekjeprurës në Ksamil, në të cilin 20-vjeçari portugez humbi jetën.
The post Vrasja e turistit, reagon Principote Mykonos në Greqi: S’kemi lidhje me beach-barin në Ksamil, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


