Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Prej 83 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kastës politike. Ata shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca.
Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike.
The post Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


