<!–
–>
Ka ndërruar jetë këngëtari dhe producenti i njohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili ishte autor i shumë hiteve të muzikës shqiptare.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga miqtë e tij, raporton IndeksOnline.
“Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar në një postim prekës miku i tij, dirigjenti Emrush Thaçi.
Eroll Jakupi ishte kompozitor i disa këngëve të njohura, ndër to “Vetëm pesë minuta”, “Nuk është ashtu” dhe “Qind për qind”.
Ai ishte gjithashtu pjesë e grupit muzikor “Hareja” nga Shkupi.
<!–
–>
<!—->



