<!–
–>
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova po afron dhe tashmë është zbuluar edhe emri i opinionistit që do t’i bashkohet Rudina Dembacajt në këtë rrugëtim.
Bëhet fjalë për Resul Sinanin, gazetarin dhe moderatorin e njohur, i cili prej vitesh është pjesë e ekranit dhe jetës mediatike në Kosovë.
Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe televizion, Sinani ka drejtuar formate të ndryshme, ndërsa publiku e ka të freskët kapitullin e fundit nga emisioni “Libero” në ATV, ku përmes intervistave dhe diskutimeve ka trajtuar tema të ndryshme shoqërore e aktuale.
Pas angazhimit në ATV, gazetari nisi një kapitull të ri profesional këtë sezon televiziv, duke iu bashkuar Klan Kosovës.
Tashmë, një tjetër sfidë e pret në ekran.
Për herë të parë në rolin e opinionistit të Big Brother VIP Kosova, Resuli do të komentojë lojën, karakteret dhe dinamikat mes banorëve, duke sjellë këndvështrimin e tij në një format krejt ndryshe nga ato ku e kemi parë deri më tani.
Krah Rudina Dembacajt, ai do të jetë pjesë e debateve dhe diskutimeve që pritet të shoqërojnë një tjetër edicion plot zhvillime të Big Brother VIP Kosova.
<!–
–>
<!—->



