Në një deklaratë për shtyp publikuar në faqen e saj zyrtare Ministria e Jashtme greke thekson se ndjek me shqetësim të veçantë ngjarjet që zhvillohen në Himarë ku 19 familje të minoritetit grek janë paralajmëruar se kanë afat vetëm 5 ditë për t’u larguar nga shtëpitë e tyre të cilat do të shemben. Është e papranueshme thuhet në deklaratë që kryebashkiaku Goro ka firmosur fletë-lajmërimet të cilat u janë dorëzuar pronarëve të shtëpive pikërisht në ditën e festës kombëtare të Greqisë. Ministria e Jashtme greke thekson se organet shqiptare duhet të anulojnë menjëherë shembjen e këtyre shtëpive dhe të bashkëpunojnë…
Author: Rilinda
Shpallja e mëvetësisë së Çamërisë do të ndodh sot në ora 14:00 në Holandë. Ajo do ta ketë miratimin edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe lugina e Preshevës. Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, sot do t’i zgjedhin institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë, si dhe do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam. Degët e Shqipërisë do të mblidhen në Vlorë, kurse, degët nga të gjitha komunat e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Preshevës, Bujanovcit, Metvegjës, do…
Përballja e anarkistëve me policinë në rrugët e Athinës tashmë duket se është kthyer në traditë. Përleshja e radhës ndodhi në sheshin “Exarcheia”, ku rreth 70-80 anarkistë hodhën gurë dhe bomba molotov kundër forcave të rendit, që ndodheshin në këtë zonë. Përleshjet vazhduan për gati 4 orë dhe përfunduan gjatë orëve të para të së dielës. Policia thotë se dëmet gjatë përleshjeve mes forcave të rendit dhe anarkistëve këtë herë ishin më të rënda. U dëmtuan dhjetëra makina të parkuara në rrugët “Sturnari”, “Didotou”, “Charilaou Trikoupi” etj. “Xhamat e makinave të thyera, gurë ngado dhe bombat molotovë binin si breshër”,…
Policia serbe ka zbuluar një arsenal armësh në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç. Hetuesit janë duke analizuar sesi ka ndodhur ngjarja. Një nga ministrat serbë, Aleksandar Vulin është pyetur mbi motivet se kush dëshiron ta vrasë kryeministrin Vuçiç. Hetuesit serbë janë duke hetuar të gjitha pistat e dyshimit, madje po bëjnë edhe analizat e ADN-së së gjurmëve nga armët, që janë gjetur në një zonë malore në afërsi të shtëpisë së kryeministrit. Policia thotë se vetëm 15 metra nga shtëpia e babait të Vuçiç, në një kthesë ku zakonisht duhet ulur shpejtësia, janë gjetur shumë…
hqetësimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimit që mund të ketë daja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, mbi procesin e zgjerimit janë të kuptueshme, thotë ish shefja e BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton. Gjatë një diskutimi në Qendrën Wodrow Wilson në Washington, zonja Ashton tha megjithatë se vendimi i votuesve britanikë për dalje nga BE-ja nuk ka ndryshuar qasjen afatgjatë të Brukselit ndaj zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas miratimit të referendumit për daljen nga Bashkimi Evropian, Britania po shqyrton tani mënyrat e shkëputjes. Analistët thonë se Britania ka dy rrugë për dalje nga Bashkimi Evropian,…
Me Zotin apo me shejtanin “Ai që mendon se është i pa varur nga të mësuarit, le të qajë mbi vehten” (Ebu Jusuf, shkencëtar dhe jurist i njohur hanefi) Nëse do shtrohej në një anketë pyetja se cili është sot dallimi kryesor mes botës muslimane dhe asaj perëndimore, pa dyshim se përgjegja dominante do të ishte – qëndrimi ndaj fesë. Muslimanët, përkundër faktit se në jetën dhe botën e tyre po ndodhin gjithnjë e më shumë gjëra të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me Islamin dhe mësimet që burojnë nga ai, mbeten shumë më religjiozë se perëndimorët. Perëndimorët nuk e…
Informimi nënkupton se parashtrohen pyetje, se analizohet, se gjërat vendosen në kontekst, se ndiqet një vijë e caktuar e zhvillimit, se rishqyrtohen gjërat, se kërkohen informata plotësuese… Sipas nenit 2 të Ligjit për medie, Mediat janë mjete për informim publik, përkatësisht çfarëdo qoftë lloj komunikimi si gazeta, magazina, programe të radios dhe televizionit, publikime elektronike, teletekst dhe mjete tjera për shpallje ditore ose periodike të përmbajtjeve të formuluara redaktuese në formë të shkruar, zë ose fotografi, me qëllim që të informohen dhe të përmbushen nevojat kulturore, arsimore dhe të tjera të publikut më të gjerë. Mediat nuk janë buletine, katalogë,…
Ministri për financa Kirill Minoski ka refuzuar të komentojë punën e papërgjegjshme të kolegëve nga Ministria e Arsimit- Abdulaqim Ademi dhe Spiro Ristovski, për të cilët Raporti revizor ka zbardhur se kanë harxhuar pa masë. Në konferencën e sotme ku Minoski dhe zv/kryeministri Vlladimir Peshevski janë lavdëruar se sipas “Doing business”, Maqedonia është në mesin e 10 ekonomive më të mira për të bërë biznes në botë. Minoski ka shprehur habi se pse pikërisht në këtë konferencë tematike po bëhen pyetje për revizionin. Të punësuarit në Ministrinë e Arsimit vitin e kaluar kanë shpenzuar 88 mijë euro për dreka nëpër…
Deri në vitin 1995 “çështja çame” ka qenë në një shtrat “normal” diplomatik mes dy vendeve, për t’u fshehur më pas për pothuaj një 10-vjeçar nga axhenda. Kryeministri grek Micotaqis në vizitën e tij në Tiranë, më maj ’92 deklaronte se “ekziston mundësia për njohjen e pronave dhe pasurive të tyre” “…Mbas një debati të gjatë pala greke u vu përpara një alternative, ose të pranonte reciprocitetin e ngjarjeve dhe respektimin e barabartë te tyre ose te hiqej dore nga parashtrimi i tyre për varrezat e Këlcyrës në këtë dokument” Ish-diplomati, Petrit Kasemi në shkrimin e mëposhtëm hedh dritë mbi…
Kryeministri Milo Djukanoviç, i cili udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë dhe sapo fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare, do të dorëhiqet pas thuasje 3 dekadave në pushtet. Në një komunikatë të Partisë Demokratike të Socialistëve shkruhet se, Djukanoviç do të largohet nga pushteti pas 27 vitesh, pasi kjo forcë politike emëroi bashkëpunëtorin e tij të afërt, Dusko Markoviç, si pasardhësin e tij të mundshëm. Ky lajmërim vjen pasi partia e Djukanoviç fitoi zgjedhjet dhe pas disa muajsh spekulime për dorëheqjen e tij. Largimi i tij pason edhe grushtin e shtetit, që sipas Djukanoviç u organizua nga fuqi të huaja misterioze…
Si duken sistemet për përgjim, si rrjedhë procedura, çfarë pritet të zbulojë Prokuroria Speciale Publike (PSP) kur të ketë qasje dhe t’i analizojë “gjurmët” e kompjuterëve në fortesën e quajtur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), këto janë vetëm disa nga pyetjet që janë hapur pas disa ditëve të “stuhishme” në DSK, shkruan BIRN. BIRN është konsultuar me persona kompetent nga PSP-ja dhe ekspertë për ndjekjen e komunikimeve duke tentuar që në mënyrë “më plastike” të hetojë se si në të vërtetë, rrjedhë procesi i përgjimit, cilat institucione janë kompetente dhe cili është roli i secilit sistem ndaras. Kështu, duke…
Transporti i nxënësve në Strugë edhe këtë vit përballet me probleme serioze. Nxënësit nga fshati i Strugës Labunishtë më parë refuzuan të shkojnë në shkollë për shkak të problemit me transportin dhe numrin e pamjaftueshëm të autobusëve. Për shkak të kësaj disa nxënës kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për disa ditë dhe të mos shkojnë në shkollë Nga gjimnazi Ibrahim Temo pranojnë se ka probleme. Muça shton se tashmë janë dorëzuar edhe ankesa deri tek transportuesit. Me këtë problem janë njoftuar edhe në komunë. Përndryshe, reagojnë dhe nxënësit me të cilët biseduam. Ata kërkojnë që kompetentët ta…

