Sot në mënegjes rreth orës 04:27 në SPB Shkup, M.S. ka paraqitur se në bul. “Video Smillevski – Bato”, gjegjësisht pas fastfuderisë në këtë rruge, në barë ka qenë i shtrirë një person i panjohur dhe pa shenja jete. Siç kumtoi MPB, ekipi i Ndihmës mjekësore emergjente në orën 05:00 ka konstatuar vdekjen te qytetarit të Shkupit M.T. (1949). Nga ekspertiza e bërë fillimisht nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi i të vdekurit me urdhrin e Prokurorisë publike është dorëzuar për obduksion.
Author: Rilinda
Akademik Rexhep Qosja ka folur për debatin e fundit që është krijuar si pasojë e pjesëmarrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku ai ka dhënë disa deklarata për Kosovën dhe të cilat pastaj janë komentuar në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe Tiranë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qosja i ka vlerësuar pozitivisht deklaratat e Ramës në Beograd për Kosovën. “Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politikë serbe. Kjo e vërtetë e nderon…
Nuk me pelqen te shkruaj per askend aq me pak per ndonje kalemthyer qe vazhdon te gelltise e pertype ate qe i kane dhene interesat e momentit. Une te dashur antikombetare jam i pari qe deshiroj nje shtet te forte te Kosoves, te drejte, te afte , te pakorruptuar, ashtu siç kerkoj te njejten gje nga shteti shqiptar. Kjo eshte historia e momentit , te ardhmen se ç’duhet te ndodhe mes dy Shqiperive se vendosni dot ju !! Ajo qe nuk lejoj eshte qe elemente te caktuar te perpiqen te hedhin gelbasa ndasish identitare mes shqiptareve. E perseris une jam…
’Po çka na intereson neve për Kosovën ‘’, mund të themi, por nuk po i themi. Sepse: ‘’Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi’’. Deri dje ne ishim ndër shtetet e para që e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Por edhe sot, dëshirojmë që ti paralajmërojmë vëllezërit kosovar, kundër rrezikshmërisë nga Fetullah Gyleni. Me këtë qëllim të strukturimit të Kosovës, të organizuar nga kjo lëvizje e dëmshme, duke e përfshirë: arsimimin, politikën, mediat dhe tregtinë, ne do ti cekim këto qëllimë një nga një. Shqipëria është baza themelore e Fetullah Gylenit në Ballkan. Meqë me Shqipërinë i kanë marrëdhëniet e…
Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova nuk duhet të shtyhet me Malin e Zi për çështjen e kufirit, pasi Mali i Zi shpejt do të bëhet anëtar i NATO-s dhe do të ketë fuqinë e vetos për pranimin e Kosovës. Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për Gjykatën Speciale dhe për ndikimin e Rusisë në Ballkan. Radio Evropa e Lirë: Kosova dhe Serbia kanë hyrë në një të ashtuquajtur periudhë të ngrirë të normalizimit të marrëdhënieve. Negociatat në nivelin teknik po ashtu po hasin në…
Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit. Zona pranë Politeknikumit të Athinës ka qenë arena e përleshjeve të natës së të mërkurës, deri në orët e para të së enjtes. Sipas policisë greke, një grup prej rreth 100 anarkistësh që ndodheshin në brendësi të Politeknikumit, në rrugët Sturnari dhe Patision, rreth orës 23:00 filluan të hedhin kokteil molotov dhe gurë kundër forcave të policisë, të cilat ishin të stacionuara në zonë. Policia thotë se ka ndaluar dy persona lidhur me ngjarjen. Prej përleshjeve janë dëmtuar disa automjete dhe vitrina dyqanesh. Situata e tensionuar në…
Nëse ka dy kombe, pra një shqiptar dhe një Kosovar, ku duhet të klasifikohen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit? Po ata që jetojnë në Mal të Zi? Po shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Çamërisë, cilit komb do t’i përkasin? Ka mjaftuar një deklaratë e Kryeministrit Rama në Beograd dhe një replikë indirekte e Ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj që debati mbi raportet Shqipëri – Kosovë të kthehet në një sport që po tentojnë ta aplikojnë të gjithë. Të njohur e të panjohur, me njohje historike apo jo, me citime të vërteta apo të tilla që nuk kanë…
Një marrëveshje “gojore”, e arritur tri ditë më parë në Nish i lejon Tiranës zyrtare që t’i furnizojë me tekste mësimore nxënësit në Luginën e Preshevës. Në Luginë kjo marrëveshje shihet si shpresëdhënëse, ndërsa në Prishtinë si anashkalim i shtetit të Kosovës. Sipas analistëve kosovarë, Rama është dashur ta konkretizojë Marrëveshjen Prishtinë – Beograd për Librat dhe jo të bëjë marrëveshje të re. Marrëveshja në “parim” e arritur në Nish, ndërmjet kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderëve të Luginës së Preshevës, për t’i furnizuar me tekste nxënësit në Luginë, nuk konsiderohet si zgjidhje substanciale e…
Në një kohë kur janë numeruar 94.21% e votave, qendra për monitorimin e zgjedhjeve në Mal të Zi raporton se pavarësisht se asnjë nga listat e partive nuk ka marrë shumicë absolute (mbi 41 mandate nga 80 mandate që ka Parlamenti i Malit të Zi), partia e Milo Gjukanoviçit, e cila ka dalë dhe e vetme në keto zgjedhje, ka arritur të fitojë serish më shumë mandate sesa partitë e tjera, pasi ka siguruar 36 mandate. Duke ditur aleatët e përhershëm paszgjedhor të Gjukanoviçit që janë pakicat boshnjake, kroatët, shqiptarët dhe një nga partitë malazeze, Gjukanoviç duket se nuk do…
Mesdheu është vatra e tërmeteve. Statistikat tregojnë se historikisht ky rajon është ndër më të pastabilizuarit në shkallë botërore, pasi ndodhet në pikën e bashkimit të dy pllakave të mëdha tektonike. Shekuj me radhë aktiviteti sizmik përreth Kretës ka provokuar valë tërmetesh dhe kjo mund të rrisë rrezikun e ardhshëm edhe për cunami në këtë rajon, thuhet në një njoftim të botuar në Nature World News. Disa pllaka tektonike që ndodhen në pellgun e Mesdheut krijojnë paqëndrueshmëri, që shkaktohet nga përplasja e pllakave afrikane dhe euroaziatike. Ndërsa shkencëtarët kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm se përplasja mes dy pllakave mund ta…
Malazezët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme, që cilësohen si një referendum mes Rusisë dhe Perëndimit. Partia qeverisëse përballet me sfidën më të fortë në 27 vite pushtet dhe shpreson se, premtimi i saj për anëtarësimin e vendit të NATO dhe afrimin me BE-në të vlerësohet më shumë nga votuesit, sesa akuzat e opozitës për korrupsion dhe nepotizëm. NATO ftoi vendin e vogël ballkanik me 620 mijë banorë, që t’i bashkohet kësaj aleance, pjesërisht për shkak të influencës ruse në Malin e Zi. Kryeministri Milo Djukanoviç e paraqiti procesin e votimit si një zgjedhje mes integrimit…
Profesor Bekim Tateshi nga LR PDSH-ja komentoi aktivitetin e kësaj partie në Butel dhe në Çair. “Vullkani i Reformatoreve, Rinia e LRPDSH-se per Çair dhe Butel, sonte deshmoi se dashuria ndaj vendlindjes dhe shpresa per nje te neserme me te mire jane dy arsye te forta qe ky numer i madh i rinise u strehua te LRPDSH-ja, duke perqafuar kete platforme moderne, zhvillimore dhe me prespektive. Sonte u ndjeva shume me i ri. Ju falemnderit çuna dhe vajza e ju deshiroj suksese deri ne fitoren e madhe.”, shkroi Bekim Tateshi në llogarinë e tij në Facebook.

