Author: Rilinda

Edhe pse titulli mund t’ju mashtrojë, ky nuk është shkrim për raportin e Ali Ahmetit me partinë e tij. Për atë gjë kemi shkruar më herët, e tani më është vonë. Edhe për Ahmetin edhe për BDI-në. Ata gjenden para zgjedhjeve vendimtare për fatin e tyre, në të cilat zgjedhje do u përcaktohet ardhmëria, në fakt ajo që nuk do kenë më të ardhme. Për këtë parashikim timin të guximshëm ekzistojnë shumë faktorë, analiza dhe argumente se BDI dhe Ahmeti në këto zgjedhje do fitojnë më së shumti dy deputetë, gjithsejt, dhe vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore, por unë…

Lexo më Shumë

Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave të Shqipërisë nuk është më surprizë. Çfarë mbetet e paqartë është gjuha që ka përdorur Brukseli për të shprehur kushtëzimin që Shqipëria duhet të përmbushë. Por kushti i të gjitha kushteve është reforma në drejtësi dhe siç mëson Top Channel zbatimi i saj do të kërkohet të jetë i prekshëm dhe i besueshëm. Por, megjithëse pjesa e rekomandimit kushtëzohet edhe me prioritete të tjera dhe mbahet ende nën embargo, Top Channel ka mësuar se raporti i këtij viti është pozitiv. Janë dy fraza që gjenden në pothuajse 90 faqe të raport, “progres i vazhdueshëm”…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme do të luftojë çdo element të dhunës apo kërcënim që paraqitet ndaj qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Gjatë një vizite në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë, Ministri, Oliver Spasovski gjatë i ftoi qytetarët që të denoncojnë frikësimet eventuale qoftë nga pjesëtarët e policisë apo të çdo zyrtari apo institucioni tjetër. Ai gjithashtu rikujtoi se në bazë të ligjeve në fuqi çdo kërcënim ndaj votuesve apo formë tjetër e presionit dënohet me burg prej 3 deri më 5 vjet burg. “Në rast se do të ketë çfarë do qoftë presioni nga pjesëtar të policisë, nga…

Lexo më Shumë

Veljko Laliç, kryeredaktor i së përjavshmes “Nedeljnik”, është i bindur se intervista e realizuar me Donald Trump, kur kandidati republikan kërkoi falje për bombardimet e NATO-s për luftën e Kosovës, është autentike. Ai thotë se Trump e tërhoqi intervistën e cituar në tërë botën pas reagimeve, vetëm 12 orë pas publikimit të saj. Rreth 55 për qind e serbëve besojnë se Trump është njeriu i duhur për të qenë president i Amerikës. “Hillary është pritur aq mirë në Kosovë, si dhe Biden, ndërsa bashkëshorti i saj ka shtatore në Kosovë, kurse në Beograd përmendore të Clintonit janë rrënojat e ndërtesave,…

Lexo më Shumë

[email protected] Kemi thënë se do të bëjmë fjalë për çështjen e parcelës publike të FETO-së në Kosovë. Qëndrojmë prapa fjalëve tona. Me shembuj do t’ju tregojmë se si tokat që populli i Kosovës i përvetësoi duke derdhur gjak dhe duke e dhënë jetën, këta i përvetësuan duke u arsyetuar me shkollë. Teoman Durallë thotë kështu: S’ka gjë tjetër që mund ta kontrollojë njeriun pos turpit. Rrjedhja e ngjarjeve të përvetësimi të parcelave të Kolegjeve Mehmet akif në Prizren dhe Lipjan janë shembuj tipik të kësaj fjale. Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, parcelën ku është ndërtuar Kolegji Mehmet Akif,…

Lexo më Shumë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar’Evropën për ndihmë të terrorizmit’ duke mbështetur PKK-në dhe tha se ai nuk “e çan kokën nëse Evropa e cilëson diktator” kur godet grupin militant kurd dhe simpatizuesit e tij. “Evropa në tërësi po e ndihmon terrorizmin. Edhe pse e kanë deklaruar PKK-në një organizatë terroriste, kjo është e qartë. E shohim se si PKK mund të veprojë aq lirshëm dhe lehtë në Evropë. Unë nuk e çaj kokën nëse më thërrasin diktator, apo sidoqoftë tjetër. Hyn në njërin dhe del nga veshi tjetër. Me rëndësi është se si më quan populli im”, tha…

Lexo më Shumë

Walid Phares, këshilltari i Trump-it për politikën e jashtme në librin e tij :”Future Jihad”- Jihadi i ardhshmën “ i bën një interpretim ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999, që gazeta Washington Post e ka cilësuar si historiko – kreative, citoj : “[A]n all-out campaign by al-Qaeda destroyed the Serbian Army in Kosovo and led to regime change in Serbia (…një fushatë e Al Kaedes, shkatëroi ushtrinë serbe në Kosove dhe çoi në ndryshimin e rregjimit në Sërbi.) Sondazhet tregojnë se Presidentja Demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton në zgjedhjet e 8 nentorit 2016 do të jetë…

Lexo më Shumë

Bullgarët votojnë të dielën në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku dy kandidatët me mundësitë më të mëdha të avancimit janë Tsetska Tsacheva, e qendrës së djathtë me një qëndrim të theksuar pro BE-së dhe NATO-s, si dhe ish-komandanti i Forcave Ajrore, socialisti Rumen Radev, që kërkon marrëdhënie më të mira me Moskën. Tsacheva e partisë në pushtet “GERB” e mbështeti fushatën e saj tek ideja se Bullgaria duhet t’u qëndrojë angazhimeve të bëra ndaj bllokut europian dhe aleancës atlantiko- veriore, në një kohë kur tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë ashpërsuar ndjeshëm. Mbështetja në popull nuk i mungon.…

Lexo më Shumë

Ismail Kadare në dokumente të panjohura arkivore që dëshmojnë denoncimet për autorin dhe veprën e tij. Gazetari Dashnor Kaloçi, pas librit të parë “Kadare i denoncuar”, tani me “Kadare në dokumentet e pallatit të Ëndrrave”, të dyja botime të UET Press, – ku vijnë dëshmi të reja për shkrimtarin duke rihapur debatin e pakryer, që lidhet drejtpërsëdrejti me hapjen e dosjeve e sidomos denoncimit të krimeve të komunizmit “…Sigurimi ka dashur ta arrestonte Kadarenë, por ajo gjë nuk ndodhi, pasi nuk është miratuar nga lart, d.m.th nga Enveri. Gjë e cila është shpjeguar nga vetë Kadare, ku midis të tjerash…

Lexo më Shumë

Për çdo ditë nga Lugina e Preshevës po ikin shqiptarët në drejtim të Kosovës, por edhe në drejtim të vendeve të BE-së. Derisa Prishtina dhe Tirana po bëjnë “sehir”, nga papunësia e madhe, zhvillimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike shqiptarët e Kosovës Lindore po e përjetojnë “eksodin e heshtur” që po i shkon për shtati politikës në Beograd Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Evropë, e cila në vijimësi po ballafaqohet me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe me shpërnguljen e vazhdueshme drejt BE-së dhe drejt Kosovës. Nga papunësia e madhe, zhvillimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria…

Lexo më Shumë

Para disa vjetëve, Llaste Ivanovski është larguar nga puna, gjegjësisht nga Administrata Doganore, pasi që veturën e tij zyrtare e ka kthyer dy orë pas mbarimit të orarit të punës, për arsye se në atë periudhë e ka dërguar në spital fëmijën e tij të sëmurë, shkruan OJQ CIVIL. Pas incidentit të zëvendësministrit plotësues të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili e ka shfrytëzuar veturën zyrtare të një institucionit tjetër, pa vërtetim udhëtues, jashtë orarit punës ose rreth mesnatës, i cili bëri ndeshje dhe iku nga policia dhe më pas nuk dha dorëheqje dhe disa ditë u fsheh…

Lexo më Shumë

Turqia vijon të tronditet nga bombardimet. Të paktën një person ka humbur jetën dhe 30 janë plagosur pas një shpërthimi, i cili tronditi një nga lagjet kryesore të Dijarbakir, qytetit më te madh juglindor të vendit, në të cilin pjesa më e madhe që banojnë janë kryesisht kurdë. Dhjetëra ambulanca dhe ekipe të ndihmës së shpejte u mblodhën menjëherë në vendngjarje. Më herët, policia turke për shkak të një hetimi për terrorizmin , kishte arrestuar 11 ligjvënës te grupimit pro-kurd të parlamentit, ndër të cilët edhe liderët e Partisë Demokratike Popullore, grupimi i dytë më i madh opozitar në vend.…

Lexo më Shumë