Politikanët vetë i zhvendosin kufinjtë e privatësisë së tyre kur duhet t’u afrohen votuesve: na fusin në dhomën e ditës, na ftojmë në gëzime e të ngjashme. Ata duan të lënë një fotografi konkrete për veten e tyre te votuuesit – shkojnë të mbledhin rrush, e pastaj pijnë verë që është bërë nga rrushi i mbledhur, flasin për shijet e tyre… Ekziston një teori sipas të cilës çdokush që ka hapur profil në Facebook e ka humbur privatësinë e tij! Cili është mësimi që mund të nxirret nga rastet “Snezhana Millkova” dhe “Pegja Gërbin”? Çështja e kufinjve të privatësisë dhe…
Author: Rilinda
U bë trend që gazetarët jo vetëm ta ritregojnë informatën e PR-it, por në emision, gazetë apo në portal t’i ftojnë edhe zëdhënësit që do ta plotësojnë fotografinë. Dhe kush fiton në këtë lojë? Kuptohet, politikanët. Nga të gjitha fushat e komunikimit, më vështirë është të definohen marrëdhëniet me publikun. Instituti për marrëdhënie publike (The Institute of Public Relations) ato i definon kështu: “Marrëdhënie me publikun janë diciplinë që ka për qëllim ta ruajë dinjitetin, të vendosë mirëkuptim dhe të japë mbështetje për mendimin dhe sjelljen në publik. Marrëdhëniet me publikun janë aktivitete të planifikuara që japin rezultate, e posaçërisht…
Pasi kisha pyetje për atë se si prognozoj që BDI do humb keq ndër shqiptarë, mund ti marre vetëm deri në dy ose tre deputetë gjithsejt dhe se nuk do ekzistojë deri në zgjedhjet lokale në vitin e ardhshëm e pash të arsyeshme të tregoj disa aspekte më pak të trajtuara deri më tani në opinion: 1-Sentimenti anti BDI që ekziston në elektoratin shqiptar në Maqedoni. Ky sentiment është evident në pjesën e opinionit publik shqiptar dhe u bënë kaq vite që ekziston. Ai nuk është krijuar vetvetiu vetëm nga kalimi i kohës dhe mërzitja me fjalët boshe sezonale e…
Autoritetet e Turqisë gjatë fundjavës i kanë arrestuar dy reportere që kanë punuar për organizatat e jashtme mediale në pjesën juglindore të Turqisë, që janë gazetarët e fundit të arrestuar në kuadër të goditjes së qeverisë turke, pas puçit të dështuar ushtarak në muajin korrik të këtij viti. Zëri i Amerikës ka raportuar se gazetarja, Khajijan Farqin, ishte arrestuar pardje në Dijarbakir. Nuk është dhënë ndonjë arsye për arrestimin e saj. Njëherësh, BBC në gjuhën turke ka raportuar se korrespondentja e saj Hatice Kamer, po ashtu, ishte arrestuar më 26 nëntor në qytetin Sirvan, derisa raportonte për shembjen aktuale në…
Gjykatat në Serbi ende vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtar. Festa e Flamurit në të tria komunat e banuara me shumicë shqiptare vazhdon të ndalohet nga Serbia “demokratike”. Në xhaminë e fshatit Geraj, në komunë të Preshevës, nuk do të vendoset sivjet flamurikuqezi. Simboli i pavarësisë së Shqipërisë në Festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar ishte vendosur në xhami. Por hoxha i fshatit, Hafëz Nexhatiu, thotë për “Zërin” se nuk do të vendoset më flamuri aty.Ai ishte gjobitur me 300 euro pasi në xhaminë, në të cilin ai është imam, për…
Duke e parë si një kërkesë emergjente nga banorët e lagjes të cilët jetojnë në këtë pjesë të rrugës “Bllagoja Toska” vendosëm në planin e punëve dhe investimeve kapitale infrastrukturore edhe këtë aks të rrugës mjaftë të frekuentuar nga qytetarët. Rruga në fjalë ishte në kushte jo të mira për sa i përket cilësisë infrastrukturore, prandaj ne si autoritete vendosëm të ndërhyjme më investime në këtë pjesë të qytetit. Vazhdojmë të investojm në infrastrukturë duke përfshirë çdo pjesë të qytetit, duke ju lehtësuar qytetarëve kushtet jetësore dhe qarkullimin në komunikacion. Paralelisht zhvilluam punimet edhe në shkollën fillore “Kirili dhe Metodij”…
Një përleshje mes emigrantësh dhe policisë është shënuar në Bullgari ditën e djeshme. Raportohet se rreth 300 emigrantë janë arrestuar, ndërsa 24 policë dhe 2 emigrantë janë plagosur në përleshjet që shpërthyen në qendrën e emigrantëve në Harmanli, pranë kufirit me Turqinë. “Në total, rreth 1500 emigrantë u përfshinë në trazira, ku u hodhën gurë në drejtim të policisë si edhe iu vu flaka gomave të makinave”, deklaroi një zëdhënëse e policisë. Një diskutim mes emigrantëve dhe një përfaqësuesi të lartë të agjencisë kombëtare të refugjatëve të vendit çoi në këtë përleshje.
Dy persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në parkingun e bashkisë në provincën Adana, në pjesën jugore të Turqisë, tha prefekti i qytetit. Adana Mahmut Demirtas tha për Anadolu Agency se sulmi ndodhi në orën 08.05 të mëngjesit sipas kohës lokale, në parkingun afër hyrjes së zyrës. “Dyshohet se një femër ka kryer sulmin,” thotë Demirtas, duke shtuar se janë drejt identi�kimit të targave të makinës së të dyshuarit. Ambulanca dhe ekipe të policisë janë parë duke nxituar në drejtim të zonës.
Kandidati presidencial i ekstremit të djathtë në Austri tha se do të kërkojë organizimin e një referendumi për anëtarësimin në BE, nëse unioni bëhet më i centralizuar pas Brexit. Në një intervistë për BBC, Norbert Hofer tha se blloku evropian është i rëndësishëm për Austrinë, por ai dëshiron një Bashkim Evropian më të mirë. Lideri i Partisë së Lirisë tha se vota për të nuk do të jetë një votë për daljen e Austrisë nga BE-ja, por ai shtoi se ka dy çështje që mund ta bëjnë të ndryshojë mendim. E para është anëtarësimi i Turqisë në BE dhe e…
[email protected] Shkrimi ynë i parë për strukturimin e FETO-së në Kosovë u botua në gazetat me tirazh të lartë si në Shqipëri; Tema gjithashtu edhe në Kosovë në Expres dhe Telegrafi. Së shpejti edhe e dyta do të jetë në mediet Shqipëtare. Për që të dy shkrimet morëm shumë urime. Gjithsesi edhe pse pak, por u kritikuam. Urimet le të mbesin te ne, të ju flasim për kritikat. Vëllezërit tanë Shqipëtarë dhe Turq janë mjaft të shqetësuar për strukutrimin e FETO-së në Kosovë. Mendojnë se jemi vonuar shumë në deshifrimin e kësaj organizate teroriste. Të drejtës thuaji e drejtë. Ashtu…
Kryeministri turk Binali Yildirim tërhoqi ligjin që falte meshkujt e dënuar për marrëdhënie seksuale nëse këta të fundit martoheshin me viktimën. Qeveria turke veproi vetëm pak orë para se legjislacioni kontradiktor të shkonte për votimin final në parlament, i cili dominohet nga partia qeverisëse AK e presidentit Erdogan. Ligji shkaktoi shumë protesta në Turqi dhe gjithashtu u dënua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Kritikët e tij thoshin se ai legjitimonte përdhunimin nxiste praktikën mizore të nuseve fëmijë. OKB dhe shumë agjenci të saj i kishin bërë thirrje qeverisë turke që të mos e miratonte ligjin, i cili do ët dëmtonte aftësinë…
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në mbledhjen përmbyllëse të Seancës së 62-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u organizua nën mikëpritjen e Kuvendit të Turqisë (TBMM), uroi që mbledhja të bëhet shkaktar i paqes, qetësisë dhe bashkëpunimit për tërë njerëzimin, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Erdoğan theksoi se bota po përballet me sprova dhe rreziqe të reja në nivel global, ndërkoqë që në krye të këtyre rreziqeve, sipas tij, janë terrorizmi dhe ndryshimet klimatike. “Kseonofobia dhe si rrjedhojë edhe islamofobia, kanë arritur intensitet të tillë saqë kalojnë kufijtë e disa shteteve. Në botën e sotme asnjëri prej nesh…

