Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që do të përdorët si hyrje për Kosovën. “Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, ka thënë Gjuriq për RTS, transmeton Klan Kosova. “Ata kanë përdorur numrat +377 dhe +386, të Monakos dhe Sllovenisë, por tani do të përdoret një numër që është i regjistruar në Serbi. Dhe në qoftë se nuk e respektojnë marrëveshjen mund ta revokojmë. Ne kemi…
Author: Rilinda
I habituar nga eksploatimi politik i disa prej këtyre fjalëve në plaftormën politikë të partisë në pushtet, m’u kujtuan fjalët e lartpërmendura me të cilat u rrëzua skllavopronaria apo sistemi feudal në Francë dhe ngadhënjeu atje Revolucioni borgjez që pastaj u bë model i ndërtimit të shteteve demokratike anembanë botës. Këto janë që atëherë motoja nacionale franceze dhe KANE FUNKCIONUAR NJE NJE VEND ME UNITET KULTUROR (shtetin monoetnik franacez), por bëhet pyetja në një vend me diversitetit kulturor multietnik, a është ky trekëndësh realisht i zbatueshëm?” Ne shikim te parë fjalët liberté, égalité, fraternité (=liri, barazi, vëllazëri) janë të njëjta…
Policia serbe ka arrestuar 10 persona të dyshuar për trafikim armësh, si dhe ka sekuestruar një sasi të madhe armatimesh, përfshi këtu raketahedhëse dhe automatikë. Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç tha këtë të mërkurë se arrestimet janë kryer në veri të Serbisë. Ai shtoi se hetimet janë duke vijuar për të përcaktuar nëse armët kanë qenë me synim shitjen, dhe nëse po për të mësuar destinacionin e tyre. Stefanoviç deklaroi më tej se në sasinë e sekuestruar kishte eksplozivë, më shumë se 100 granata dore, mina antitank, dy raketahedhëse, një mitraloz, armë automatike dhe gjysmëautomatike, si dhe municione. Trafikantët e…
“Dikush mund të pyesë se cili vend ka zyrat qeveritare më të zbukuruara: Franca, Rusia apo Kina”. Kështu e nis portretin e saj për Edi Ramën, gazeta e njohur britanike, “The Guardian”. “Asnjë lider nuk ka një zyrë si të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë. Muret e zyrës së tij në Tiranë janë të mbushura me dhjetëra vizatime, me ngjyra, abstrakte”, shkruan gazeta. “Nëse arti nuk e bën dot politikën më të arsyeshme, politika me marrëzinë e saj ndonjëherë mund të bëjë artin më të mirë”, shprehet Rama. Sipas gazetës, Rama nuk është një politikan me prirje artistike, por një…
Rrugëtimi i Ukrainës drejt integrimit në BE ka marrë një kthesë të re sot pas publikimit të disa fotove intime të zv/ministres së Brendshme e ngarkuar për Integrimin në BE. 24-vjeçarja Anastasia Deeva, ka qenë objekt i sulmeve të ashpra prej momentit që ajo ka marrë këtë detyrë për shkak të moshës së saj fare të re, akuza të cilat shefi i saj, i cilësoi si fanatike. Tashmë ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov ka dalë sërish në mbrojtje të 24-vjeçares së martuar pas publikimit të fotove gjysmë të zhveshura në rrjetet sociale. Avakov ka theksuar se fotot e…
Një shtetas shqiptar 32 vjeç, i identifikuar si Rigert Dervishi, është ekzekutuar me 10 plumba nga persona të panjohur në Athinë, në momentin kur ai ndodhej në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen “Keratsini” të Pireut, në rrethana që ende nuk janë qartësuar. Ata i janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendngjarje, policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analiza balistike. Trupi i viktimës është transportuar në spitalin shtetëror të Nikeas, për t’u kryer analiza…
Ndotja e ajrit në Maqedoni po merr përmasa shqetësuese për shëndetin e njerëzve, para së gjithash të fëmijëve. Çdo i dyti fëmijë është diagnostikuar me probleme të frymëmarrjes. Kjo situatë është e pranishme vite më radhë, por kulmi ka arritur në dy-tre vitet e fundit, bazuar në të dhënat jo vetëm të institucioneve shëndetësore të vendit, por edhe të organizatave ndërkombëtare, shkruan REL. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, nga ndotja e ajrit në Maqedoni vdesin 1.350 njerëz në vit, ndërsa ekonomia e saj pëson dëme deri në 235 milionë euro, si rezultat i vdekjeve të hershme, shpenzimeve për shëndetësi,…
1. Janë bërë tetë ditë nga shuarja e jetës në burgun e Prizrenit të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe studentit i cili edhe dy provime duhej t’i jepte për t’u bërë mjek i popullit! Janë bërë tetë ditë prej se vendorë e të huaj, njerëz të politikës, intelektualë, medie të shkruara dhe elektronike shfaqin mendime për këtë vdekje të papritur, të ndodhur në rrethana të paqarta dhe në mënyrë edhe më të paqartë. Disa, me vetësigurinë e njerëzve që s’kanë dëgjuar ndonjëherë për brejtje të ndërgjegjes, thonë se Astrit Dehari u vetëvra! Disa të tjerë thonë se ai u vra…
Autoritetet në Greqi druajnë për sulm të ri të mundshëm terrorist, pasi që dje dy persona me motoçikletë hodhën një granatë dore ndaj Ambasadës së Francës në Athinë. Në sulm, një nga policët ka marrë lëndime më të lehta. Theksohet se incidenti ndodhi vetëm disa ditë para asaj që planikohet, për 15 nëntorin, vizitën e presidentin amerikan në largim Barak Obama në Greqi.Një burim i policisë, i cituar nga gazeta “Proto tema” paralajmëron, se ditëve në vazhdim në të cilat duhet që të ndodhë vizita e Obamës dhe përvjetori i Politeknikës së Athinës mund të përdoren si mundësi nga ana…
Si mund një njeri i qytetëruar e besimtar të nënshtrohet përpara pushtetit të fuqisë dhe t’ia dorëzojë atij dy gjërat më fisnike me të cilat e ka shpërblyer Zoti, e që janë – e vërteta dhe liria ? Kohëve të fundit, ndër ne po diskutohet për zvetnimin e vlerave morale qytetare dhe shumëkush pikërisht aty po e detekton shkakun e krizave të shumta që po e gllabërojnë shoqërinë. Një lament i përgjithshëm po dëgjohet nga të gjitha anët, të gjithë janë të trishtuar nga krimi, korupcioni, keqpërdorimi, mashtrimi dhe shantazhimi që janë bërë dukuri të përditshme, janë bërë diçka me…
Raporti i KE-së për Maqedoninë tregon se vendi ka ngec në kriteret themelore të cilat janë abc-ja e secilit vend demokratik – gjykata, liria e të shprehurit, të drejtat njerëzore dhe ekonomia funksionale e tregut. Me nota të tilla bëhet e qartë se Greqia është vetëm një pjesë e problemeve të rrugë së Maqedonisë në drejtim të BE-së Progres Raporti për përparim të Maqedonisë në proceset e integrimet evropiane për vitin 2016 është i qartë – nuk ka datë bisedimesh nëse nuk plotësohen kushtet nga Marrëveshja e Përzhinos dhe reformat me prioritet, të cilat dalin nga raporti i Rajnhard Pribes.…
Një granatë ka shpërthyer jashtë Ambasadës franceze në Athinë. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në kohën që një motorçiklete ndaloi jashtë godinës së ambasadës, që ndodhet në rrugen “Vasileos Sofias”, vetëm pak metra larg Parlamentit grek dhe hodhi një granatë në drejtim të godines së ambasadës. Prej shpërthimit mbeti i plagosur në këmbë polici roje i ambasadës dhe nuk pati dëme të tjera. Në zonë ndodheshin forca të shumta policie, të cilat ruajnë godinat e parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme, por nuk munden të ndalonin terroristët. Pak minuta më vonë, u gjet edhe motorçikleta në…

