Author: Rilinda

Në prag të fushatës parazgjedhore shumë vendbanime kanë filluar që me ironi ti hakmerren partisë shqiptare në Qeveri për premtimet pambajtura. Bllaca është një ndër fshatrat e harruar nga Qeveria dhe pa objekt për shkollë. 40 nxënës te këtij fshati udhëtojnë me kilometra për të shkuar në shkollën më të afërt në Elez Han të Kosovës. Andaj banorët e Bllacës me dozë ironie kanë porositur kreun e BDI-së Ali Ahmeti që pas hapjes së shtabeve nëpër shkolla të disa fshatrave, që shtabin për fshatin Bllacë ta hap në Elez Han të Kosovës. “Fëmijët tonë mësojnë në Elez Han. E pasi…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Debresh të Gostivarit e ka filluar fjalimin e tij me thënien e famshme të Faik Konicës, ”Ruaje Zot Shqipninë prej shqiptarëve se prej të huajve e ruajmë vetë”. “Faik Konica këto thënie i ka bërë në rrethana shumë specifike e të ndërlikuara gjatë vitit 1913, pas shpalljes së gjysmë pavarësisë. Aso kohe në Londër vajtën 5 delegacione shqiptare që kishin kërkesa të ndryshme, ata me këtë kërkonin nga një copë, kërkonin një Shqipëri me ngastra e të cunguar, me gjemba e tela, dhe nga ky dëshpërim i madh, Faik Konica bëri analiza që edhe…

Lexo më Shumë

Të nderuar banorët e Gjevgjelisë, Ne jemi me të vërtetë në fund të këtij pushtetit të tërbuar gjatë këtyre dhjetë viteve. Gevgelija vuan si dhe pjesa tjetër e Maqedonisë sonë. Gevgelija po zbrazet si pjesa tjetër e Maqedonisë sonë. Gevgelija harroi të qeshë si pjesa tjetër e Maqedonisë sonë. Dua prej këtu, nga Gjevgjelia, nga jugu i Maqedonisë sonë të bukur për të dërguar atij një ftesë për duel në debat. Nikolla duhet pranuar si ekonomist me ekonomist, për të folur për ekonominë, të flasim për të rinjtë, për të diskutojmë mbi edukimin dhe shëndetin, për interesat e njerëzve tanë.…

Lexo më Shumë

Nikola Gruevski, Nikolla Todorov dhee gjtihë udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, në një mënyrë të papërgjegjshme dhe jotransparente e kanë menaxhuar shtetin dhe paratë e qytetarëve. Paratë buxhetore kanë shpërndarë ndërmjet tyre larg nga syri i publikut, dhe me institucionet më të rëndësishme të quajtur menaxhojnë njerëz të cilët janë shërbëtorët e tyre. Në vend që të punojnë në shërbim të qytetarëve, institucionet punojnë në shërbim të familjes në pushtet. Prandaj, në Planin për jetë në Maqedoni mesazhet kryesore që do të ketë kontroll të qeverisë dhe do të ketë drejtësi për të gjithë. Qytetarët do të jenë kontrollorët e parave të…

Lexo më Shumë

Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2014 kur kryefjalë në fushatën e BDI-së ishte marrja e njërit nga tre postet kryesore në shtet, kjo temë është lënë në heshtje gjatë kësaj fushate elektorale. Nga BDI theksojnë se nuk kanë hequr dorë nga posti i presidentit, kryeministrit apo kryetarit të kuvendit madje këtë çështje e kanë përfshirë në 5 prioritet kryesore të partisë për mandatin e ardhshëm. Por as kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe as kandidatët e tjerë të partisë që garojnë në zgjedhje nuk e kanë prekur thuajse fare këtë temë gjatë fushatës. Për analistin Alajdin Demiri, BDI ka zbutur…

Lexo më Shumë

Kumanovarët më të moshuar thonë se presion të ngjashëm shqiptarët e këtij qyteti nuk kanë përjetuar që nga koha e Milloshëviqit, kur mbylleshin paralelet në gjuhën shqipe. “Bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviqi së paku nuk shiteshin patriot. Këta të sotmit janë më zi se bashkëpunëtorët e Millosheviqit edhe po duan të na shiten patriotë”, thotë për “Lajm” Qenani, një kumanovar në moshë rreth viteve të 50-ta, duke treguar se pse shqiptarët e Kumanovës . Kumanovarët thonë se Ahmeti është I papranueshëm për 99 për qindëshin e shqiptarëve të këtushëm, me përjashtim të një 1 përqindëshi , që vijnë nga familje…

Lexo më Shumë

Partitë kryesore politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 dhjetorit e kanë vazhduar me premtimet për avancimin dhe mbylljen e çështjeve të pazgjidhura shqiptare. Në mitingjet partiake, drejtuesit e BDI-së kanë thënë se në pushtetin e ardhshëm të gjitha vendimet do të merren me konsensus, si në Kuvendin e Maqedonisë ashtu edhe në institucionet tjera, qoftë politike apo ekonomike. Vendimmarrja konsensuale është edhe një nga pesë pikat e platformës së kësaj partie. Për dallim nga ciklet e kaluara zgjedhore, vendimmarrja konsensuale është vendosur si parësore për këtë parti, edhe pse aktualisht…

Lexo më Shumë

Koalicioni Rilindje me BESË ka prezantuar sot projektin “Korabi 2025”. Sipas kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me këtë projekt planifikohet zhvillimi strategjik i pjesës perëndimore të Maqedonis lë për ngritjen e mirëqenies së banorëve të kësaj pjese. Në këtë projekt përfshihet zhvillimi i zonës së Malit të Sharrit, që nga kufiri në Jazhincë me Kosovën dhe deri në Strugë, në kufirin me Shqipërinë. “Vërtet që ne si Lëvizje BESA dhe si koalicioni “Rilindje me Besë” jemi në skenën politike që shqiptarëve tu ofrojmë projekte, projekte të cilat do të krijojnë mirëqenien këtu në trojet e tyre shekullore dhe nuk…

Lexo më Shumë

Është koha që BDI-ja të humb zgjedhjet. Kështu është shprehur kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në intervistën për Radion Evropa e Lirë duke folur për zgjedhjen që duhet të bëjnë shqiptarët më 11 dhjetor. Thaçi thotë se qytetarët duan ndryshim, pasi VMRO DPMNE-ja në bashkëveprim me BDI-në kanë shkatërruar jetën dhe institucionet në vend. “Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani, pasgjithë asaj që na ndodhi në vendin tonë në dy vitet e fundit, është që BDI të humb zgjedhjet. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët, mendoj se ata do të kuptojnë, nga të gjitha anët marrim mesazhet që…

Lexo më Shumë

Kërcënimi ose shantazhimi i votuesve, të porositura nga ndonjë parti politike, kthehet bumerang ndaj asaj partie dhe krijon vetëm kundër efekt tek, kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Analisti politik Bashkim Bakiu, tha se me metoda të tilla, do të ndikonin jo vetëm në humbjen e votuesve të papërcaktuar por edhe të vetë simpatizantëve të asaj partie. “Tek shqiptarët kjo mund të ketë edhe kundër efekt, prandaj apeli më i mirë për partitë shqiptare është që mos të keqpërdorin metoda të tilla për shkak se krijon irritim, mandej një formë e tillë mund të krijohet edhe bumerang për ta, jo…

Lexo më Shumë

MAQEDONI Pse BDI nuk po u tregon shqiptarëve në tubime që e përkrahë Stemën me luan? ByLajmPress5E postuar më 02-12-2016, 13:08 ahmeti-stema Analistët shqiptarë vazhdimisht paralajmërojnë për rrezikun se nëse BDI fiton më shumë se 5 deputetë, atëherë të mëdha janë gjasat ta realizojë premtimin që ja ka dhënë VMRO-së, për miratimin e stemës me luan. Bashkimi Demokratik për Integrim është pajtuar me stemën e re të shtetit, duke thënë se luani është edhe simbol shqiptar. “Luani është i pranueshëm që të jetë në qendër të stemës shtetërore. E para, pasi që si heraldikë është i përfaqësues në stemat e…

Lexo më Shumë