Author: Rilinda

Një ditë pas tubimit të BDI-së në Kumanovë, të cilëve rrugën ua hapën dhjetëra autoblinda dhe qindra pjestarë të njësiteve speciale maqedonase, koalicioni “Rilindje me Besë” ka udhëtuar sot drejt fshatit Likovë. Për dallim nga BDI, Besa në Likovë është pritur nga banorët vendorë dhe me flamuj kombëtarë. “Gabimi” i vetëm në këtë takim ishte salla tejet e vogël për numrin e madh të simpatizantëve një pjesë e të cilëve kanë ngelur jashtë sallës.

Lexo më Shumë

Vazhdojnë Skandalet e rradhës nga Bashkimi Demokratik për Intergrim, pasi kishte hapur shtab edhe në Xhami nuk ka kursyer t’i ngjitet edhe Objektit të Universitetit të Tetovës në Gostivar duke ngjitur Bilborde të Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Arsimin e shkatëroi pikërisht partia në Pushtet ku edhe e kemi ndëgjuar gjatë publikimit të BOMBAVE ndikimin e Xhevat Ademit tek UT-ja. BDI-ja me hapjen e Shtabeve edhe nëpër Universitete ka bërë krimin e radhës ku ndëshkimin do ta mer me 11 dhjetor për Krimet dhe Politizimet e Institucioneve Shtetërore raporton/gostivari24.com

Lexo më Shumë

Karvani i takimeve parazgjedhore të kryetarit të Shtabit Komunal Zgjedhor, kryetarit të degës së Gostivarit dhe nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Nevzat Bejta të dielën ndaloi në fshatrat e Malësisë Simnicë dhe Xhenovicë. Në këto dy vendbanime, thuajse të gjithë kryefamiljarët dolën për të pritur kryetarin Nevzat Bejta i cili i njoftoi nga afër me platformën politike dhe kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit nga radhët e BDI-së. Para banorëve të dy vendbanimeve të Malësisë, kryetari Bejta vuri në dukje që mbështetja institucionale nuk ka munguar dhe se banorët e këtyre fshatrave asnjëherë nuk janë parë…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së foli para banorëve të Çairit në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ai premtoi ligj për amnesti dhe rigjykim të rasteve Kumanova, Monstra, Sopoti dhe të ngjajshme ndërsa gjykatësit e këtyre rasteve nuk do të mund të rizgjedhen në ato poste. “Nëse PDSH rivjen në pushtet brenda 1 muaji do të sjellim ligj për faljen e borxheve të familjeve shqiptare.” – u shpreh Thaçi para shkupjanëve të cilët i falënderoi për pjesëmarrjen edhe pse mban mot i ftohtë. (INA)

Lexo më Shumë

Salla më Kumanovë të cilën BDI mbrëmë mezi arriti ta mbushë me kushtëzime, me koncert dhe me ndihmën e njësiteve speciale policore, sonte është e vogël për sipmatizantët e koalicionit “Rilindje me Besë”. Shumë mbështetës të Lëvizjes Besa dhe RDK-së kanë ngelur jashtë sallës, ndërsa brenda ndjehet një atmosferë impozante. Pas dy tubimeve, atij të mbrëmshmit të BDI-së dhe tubimit të sontëm bëhet e qartë se Kumanova, një vatër e luftës çlitimtare të vitit 2001 tani është bërë bastion i Lëvizjes Besa. Ndiqni LIVE, tubimin e Lëvizjes BESA në Kumanovë, kliko këtu: https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/?hc_ref=PAGES_TIMELINE

Lexo më Shumë

Mungesa e masave për ta zgjidhur problemin me ajrin e ndotur në Shkup, sërish do t’i nxjerrë në protesta qytetarët. Të organizuar nga disa organizatat joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor qytetarët do të shprehin shqetësimin e tyre para objektit të Qytetit të Shkupit prej ku do të kërkojnë masa urgjente kundër ndotjes. “Çdo vit kanë përgjigjen e njëjtë, se do duhet të kontrollojnë kush është ndotësi më i madh dhe do duhet të ndërmarrin masa, por çdo vit është më keq. Raportet e Bankës botërore dheinstitucioneve tjera relevante, tregojnë se në Maqedoni në ditë vdesin nga 4 persona nga…

Lexo më Shumë

Partitë politike në Maqedoni vazhdojnë garën mes tyre për zgjedhjet që pritet të mbahën më 11 dhjetor. Lëvizja “BESA”, do të mbajë sot një tubim në Pallatin e Kulturës në Kumanovë në orën 19. Sipas agjendës së kësaj partie, të pranishëm në këtë tubim do të jenë kryesia e Lëvizjes “Besa” dhe RDK-së, si edhe kandidatët për deputet në njësinë zgjedhore numër 2 duke përfshirë edhe bartësin e listës Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka komentuar raportimet e mediave se kryetari i BDI’së më në fund ia ka dalë ta ‘pushtojë’ Kumanovën, por i përcjellë nga autoblinda dhe forca të mëdha policore?! “Dhe kush mund ta paramendonte se në Kumanovë, aty ku u shënua kalendari i rezistencës, i krenarisë dhe i trimërisë së shqiptarëve të Maqedonisë, do përjetonim diçka që nuk e kishim parë as në kohët e ‘Morinave’ tanë: që një politikan shqiptar të ketë frikë t’i kthehet popullit i pambrojtur nga policia maqedonase! Dhe ku ta dish, mbase e gjitha kjo na ndodh pse e tradhtuam gjakun…

Lexo më Shumë

Televizioni më i shikuar shqiptar Top Channel vjen sonte me një emision ekskluziv mbi zgjedhjet në Maqedoni. Liderët e partive relevante në Maqedoni dhe analistë e gazetarë flasin për skenarët e mundshme paszgjedhore dhe fatin e këtij vendi të vogël të Ballkanit. Këtë herë duket se nuk do të ketë anulim loje. Maqedonia po përmbyll fushatën për zgjedhjet parlamentare që nuk i mban dot prej kohësh, pasi është mbërthyer nga kriza të njëpasnjëshme. Partitë maqedonase dhe ato shqiptare po kërkojnë votën, por a do të dorëzohet këtë herë Gruevski, që qeveris prej 10 vitesh? A do të jenë këto votime…

Lexo më Shumë

Pa ujë nesër prej orës 9 deri në përfundimin e punëve do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Viç” kulla 24 dhe 26 në komunën Karposh. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën “Viç” 8.

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kutar Tabanovc janë zbuluar rreth tetë kilogramë bimë e llojit kanabis sativa, në një veturë “Smart” me targa të Shqipërisë. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se automjeti drejtoheshe nga shtetasi shqiptar 56 vjeçari me inicialet B.O, ndërsa droga e llojit kanabis sativa ishte fshehur në shasinë e makinës nga ana e djathtë dhe e majtë e saj. Po ndërmerren masa të mëtejshmë nga ana e policisë për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Në qoftëse bëhet krahasim mes trajtimit të ish-të burgosurve politik maqedonas dhe atyre shqiptarë, atëherë vërehet se në Maqedoni jo që nuk është avancuar çështja shqiptare por ajo është degjeneruar edhe më shumë. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë një vizite të Shoqatës së ish-të burgosurve dhe të dëmtuarve politik shqiptarët në Maqedoni. Kasami ka nënvizuar se gjendja e ish-të burgosurve politik tregon edhe më qartë se shqiptarët si komb, janë të diskriminuar në çdo aspekt, vetëm sepse jemi shqiptar, ndërsa ka potencuar se në të ardhmen prioritet i shqiptarëve duhet të jetë edhe çështja e…

Lexo më Shumë