Partitë politike në Maqedoni vazhdojnë garën mes tyre për zgjedhjet që pritet të mbahën më 11 dhjetor.
Lëvizja “BESA”, do të mbajë sot një tubim në Pallatin e Kulturës në Kumanovë në orën 19.
Sipas agjendës së kësaj partie, të pranishëm në këtë tubim do të jenë kryesia e Lëvizjes “Besa” dhe RDK-së, si edhe kandidatët për deputet në njësinë zgjedhore numër 2 duke përfshirë edhe bartësin e listës Afrim Gashi.