“Sonte Dibra e ka dërguar mesazhin më të fortë në të gjitha anët e Maqedonisë, të bashkuar jemi, për fëmijët tanë, për jetë në Maqedoni”, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e mbrëmjes në Dibër. “Kjo sallë plot njerëz në këtë mbrëmje tregon se mori fund koha e ndarjeve, siç na shpërndanin në dhjetë vitet e fundit në të gjitha bazat, partiake dhe kombëtare. Ne treguam dhe dëshmuam se mund të jemi së bashku në luftën për të ardhmen këtu në Maqedoni. Unë dua të ju them se mua më keni vëlla. Jeni në anën e vërtet. Përkundër…
Author: Rilinda
Dje në tubimin e madh në Shkup, qytetarët e Maqedonisë dërguan një mesazh, me zë të lartë, mesazh të qartë se janë për ndryshimet dhe për jetë në Maqedoni, theksoi sot në Oher bërtësja e listës së LSDM-së, Radmilla Shekerinska. “I tillë do të jetë dhe mesazhi që do të dëgjojmë sot në Dibër, Strugë dhe Ohër. Sot unë do të doja për të dërguar një mesazh të ngjashëm deri te të punësuarit në administratën që vuajnë nga presionet e pushtetit. Deri tek ata që janë të pavendosur dhe ende mendojnë kujt ta japin votën e tyre. Bashkohuni me ne…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot fushatën zgjedhore e nisi në Komunën e Sarajit, ku lideri Ali Ahmeti takoi sipërmarrësit e kësaj zone me qëllim që të diskutojë mbi inkurajimin e biznesit vendor që ai të përparojë. Ahmeti gjithashtu para afaristëve të Sarajit tha se kur biznesi përparon dhe nuk ka pengesa në rrugën e tij, atëherë hapen dhe vende të reja të punës, e kjo mund të realizohet vetëm përmes garancave të politikave të BDI-së. “Për të qenë në biznes, për të hapur një biznes, vërtet duhet të jesh i guximshëm, dhe të kesh besim tek qëllimi. Për të…
Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, me mungesë kuadri tash 15 vjet. Vendet e profesorëve të cilët kanë ndërruar jetë apo janë pensionuar nuk janë zëvendësuar as sot e kësaj dite. Studentët thonë se si pasojë e mungesës së profesorëve shënojnë ngecje gjatë studimeve. “Ne po humbasim shumë, ne jemi studentë që duam ta mësojmë gjuhën dhe vërtetë është shumë vështirë ta mësojmë kështu, është e nevojshme shumë kohë dhe mund. Ligjëratat janë pjesa më e rëndësishme e asaj që duhet ta mësojmë ne. Ne nuk përparojmë me mësimin e gjuhës dhe si pasojë ne…
Ekspertët shqiptarë shprehen të habitur nga pres konferenca e sotme e shtabit zgjedhor të BDI-së, në të cilën shpallën fitore një javë para se të mbahen zgjedhjet. Sipas Semi Mehmetit, ekspert për sisteme elektorale dhe procese zgjedhore në vende me demokraci të pakonsoliduara, BDI me këtë pres konferencë e ka pranuar humbjen që po e pret, ose po krijon teren për vjedhje të votave. “Në bazë të përvojës sime nga monitorimi i proceseve zgjedhore në vende me demokraci fragjile si Maqedonia, mund të them me bindje të plotë se ato parti që shpallin fitore të parakohshme, në fund dalin humbëse.…
“Jemi në sheshin e Flamurit në Saraj dhe pranë përmendores Isa Boletini, të cilin do ta shohim tani se sa mund kjo shtatore ti përballoj erërat e forta dhe sa është i qëndrueshëm ky bust.” Banorët thonë se përmendorja nuk është e sigurt, pasi që nuk është i përforcuar bazamenti i saj. Sipas tyre, në rrezik janë edhe nxënësit e shkollës fillore “Dituria”, pasi që përmendorja është pranë kësaj shkolle.Kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati thotë se shtatorja është mirë e siguruar dhe nuk ka rrezik.G: “Vërejtëm se bazamenti i përmendores së Isa Boletinit nuk është i ndërtuar…
Paraqitjen e dukurisë së kërcënimeve ndaj intelektualëve dhe zërave kritik, siç ishte rasti i fundit ndaj Ai Pajazitit, sociologët e sqarojnë si frikë që paraqitet kur ndjehet rreziku i humbjes së pushtetit. Sipas tyre, kjo është një çmenduri e pushtetit për arsye se kërcënohet një intelektual i cili në asnjë mënyrë nuk është i inkuadruar drejtpërsëdrejti në politikë. Në këtë drejtim, sociologu, Alajdin Demiri vlerëson se kërcënimet e BDI-së ndaj intelektualëve vijnë si pasojë e frikës të kësaj partie për pasojat pas rënies nga pushteti. Demiri thotë se ata e dijnë çfarë krimesh kanë bërë çfarë dënimesh i presin dhe…
Gjykata Penale nuk e komenton vendimin e Këshillit Penal i cili nuk i miratoi urdhër Prokurorisë Speciale për t’i kontrolluar të dhënat kompjuterike të një operatori të telekomunikimeve, transmeton Alsat-M. Këshilli për të dytën herë refuzoi t’i lëshojë urdhër ekipit të Janevës, i cili nuk ka të drejtë ankimi. Nga Prokuroria Speciale paralajmërojnë se ditët e ardhshme do të vendosin si do të veprojnë më tutje.
Nëse them mirëmbrëma Shkupi duhet të them dhe mirëmbrëma Krushevë, Prilep, Kërçovë, Demir Hisar, Kavadar, Negotinë, Sveti Nikollë, Veles, Berovë, Gostivar, Tetovë, Kamenica e Maqedonisë, mirëmbrëma dhe Dellçevë, Probishtip, Shtip, Vallandovë, Gjevgjeli, Resnjë Manastir ku ishim – dhe Ohër, Strumicë, Kumanovë … ku do të shkojmë. Mirëmbrëma të gjitha qytetet e tjera dhe fshatra në mbarë Maqedoni! Për shkak se kjo në këtë mbrëmje është më shumë se Shkupi. Sepse ajo që po ndodh sonte është diçka më e madhe se tubimi. Kjo është Maqedonia! Kjo është nata e njerëzve të guximshëm dhe dinjitozë që nuk kanë rënë kokën në…
Kryetari i Forumit rinor të BDI-së, Bledar Ziba është emëruar nga ana e KSHZ-së si kryetar i komisionit komunal të Strugës. Ky alarm vjen nga Lëvizja Besa në Strugë, e cila ka kërkuar që me urgjencë të bëhet shkarkimi i tij dhe për këtë të ndërhyjë edhe OSBE/ODIHR dhe institucionet e tjera, informon INA. “Ne si Rilindje me Besë shprehim dyshimin dhe indinjatën tonë se edhe në këtë proces zgjedhor do të tentohet të ketë manipulime të llojeve të ndryshme siç i kemi pasur në të kaluarën . Këtë shqetësim e shprehim nga shkaku se si është e mundur që…
Një denoncim nga Aleanca për shqiptarët ka ardhur mbi kalanë e Tetovës, të cilës në mënyrë të fshehtë i është tjetërsuar pronari, e pronar i ri mësohet të jetë kisha Sfeti Anastasia, e cila ka marë në pronësi afër 46.800 metër katror. Denoncimin për rastin në fjalë e bëri kandidati për deputet i zonës 6 nga rradhët e Aleancës për shqiptarët, Agon Ferati. Më poshtë mund ta ndiqni të plotë video prononcimin. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1314825975241294&id=956977784359450&refsrc=https%3A%2F%2Fm.facebook.com%2Fplugins%2Fvideo.php&_rdr
Edhe anketa e publikuar nga instituti “Pavel Shatev” tregon se BESA po afrohet me përmasa serioze BDI-së dhe gjasat janë të mëdha që ajo të del fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Anketa thotë se BDI ka mbështetje prej vetëm 4.8 për qind, ndërsa për koalicionin “Rilindje me BESË”, mbështetjen kanë dhënë 3.2 për qind nga të anketuarit. PDSH ka rejting prej 2.3 për qind ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” 1.5 për qind. Sipas hulumtimit numri i të papërcaktuarve është 13.1 për qind. Anketa është realizuar në periudhën prej 30 nëntorit deri 2 dhjetor. Në taborin maqedonas sipas “Pavel Shatev”, VMRO-DPMNE…

