Author: Rilinda

Tashmë ish kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, edhe pse ka ikur në pushim vjetor, sot është paraqitur në gjykatë prej ku ka marr disa dokumente. Të punësuarit kanë qenë të befasuar nga paraqitja e Pancevski dhe raportit të tij ndaj tyre. Sipas rrëfimeve të të punësuarve, Vlladimir Pançevski silleshte sikur ende është kryetar i gjykatës, edhe pse mandati i tij përfundoi të dielën, dhe prej dje kryetare është gjykatësja Tatjana Mihajllova. Nuk dihet se çfarë dokumente ka kërkuar Pançevski, ku prej dje është në pushim prej 3 javësh.

Lexo më Shumë

Administratorët nga KSHZ nuk e punojnë punën për të cilën paguhen. Për KSHZ-në nuk janë të rëndësishme ankesat që kemi raportuar, kështu sot është shprehur ‘Ne vendosim’ në një konferencë për shtyp. “Pas dhënies së ndihmës juridike nga ana jonë, kemi mundur të vërejmë se organet kompetente nuk kanë qenë të gatshëm që të intervenojnë për evidentimin ose fshirjen e këtyre votuesve fantom. Me këtë konkludojmë se Lista Zgjedhore ka ngelur e papastruar nga votuesit fantom ose të panjohur”, tha Kastirot Memeti nga iniciativa “Ne vendosim”. Nga iniciativa qytetare, apelojnë deri te institucionet kompetente që të bëjnë kallëzime penale kundrejt…

Lexo më Shumë

Banorët e Maqedonisë gjenden në 5 vendet e fundit të shteteve që lexojnë më së paku në botë, thuajse nuk dinë asgjë për shkencën dhe janë matematicientë të dobët. Vetëm banorët e Kosovës, Algjerisë dhe Republikës Dominikane janë më keq në ranglistën botërore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik PISA, kurse Shqipëria është më e suksesshme në këtë drejtim. Raportin e plotë rreth këtij rangimi të PISA e gjeni në këtë vegëz.

Lexo më Shumë

30 ditë paraburgim i është caktuar personit nga Kavadari për përdhunim ndaj vajzës së tij. 41 vjeçari M.A. nga Kavdari i cili dyshohet nga MPB për vepër penal ngacmim seksual. Ai, thonë nga policia, më 29 e muajit të kaluar, në mes orës 19 dhe 21 në shtëpinë e tyre, ka kërcënuar vajzën e tij 12 vjeçare, kurse pastaj e ka përdhunuar.

Lexo më Shumë

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përdorur edhe Postën, si mjet për fushatë. Përmes një letre dërguar nëpër shtëpitë e qytetarëve, BDI-ja i përshëndet dhe u tregon për, siç përmendet në letër, të arriturat e shumëta të qeverisjes së saj. Ndër këto të arritura përmenden punësimet në administratë, pastaj universutetet ku zhvillohet mësim në gjuhën shqipe, si edhe çështjen e dygjuhësisë në letërnjoftime dhe lëvizjen me këtë dokument në Kosovë dhe Shqipëri, njofton Lajm. Në fund, BDI-ja kërkon që të vazhdohet të punohet bashkarisht.

Lexo më Shumë

“Një porosi për administratën publike, mos lejoni më t’ju gënjejnë! Pagat që jua jep Gruevski nuk janë nga paratë e nënës së tij, Nada. Pagat janë nga taksat që i paguani këtij shteti, nuk vareni nga askush. Dërgoj mesazh, askujt nuk do të mungojë diçka, askujt që punojë në mënyrë të ndershme, profesionale dhe të përgjegjshme”, ka porositur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë tubimit të mbrëmshëm në Ohër. “Mjaft kishit frikë prej atij, duke qenë të detyruar për të vënë “like” në faqen e tyre, duke qenë të detyruar për të shkuar në mitingje, mjaft me poshtërimet. Ky shtet…

Lexo më Shumë

Prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike, Fatime Fetai, mbrëmë në deklaratën për emisionin ‘360 shkallë’ të televizionit Alsat M, tha se PSP në krye me Katica Janevën është institucioni që do t’i ‘mbështet’ kriminelët deri në murin e drejtësisë. ‘Dëshira për drejtësidashësit do të bëhet realitet dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt. Vini re, as edhe gjykata nuk është e hekurt. Vështirë mbrohet i pambrojtshmi’, tha Fetai. Prokurorja dje ka mbajtur një ligjëratë para studentëve në Universitetin e Evropës Juglindore.

Lexo më Shumë

Grupi punues i Aleancës për shqiptarët ka arritur të sigurojë prova dhe materiale, për pronarin e ri të Kalasë së Tetovës. “Qytetarët tetovarë kanë të drejtë ta dinë dhe nuk duhet që kjo të bëhet në mënyrë të fshehtë. Nëse deri dje e kemi konsideruar se Kalaja e Tetovës u takon tetovarëve, tani nga materialet që kemi siguruar vërtetojmë se kjo paska pronar të ri. Nga Kadastra e Republikës së Maqedonisë, të cilën e kemi kontrolluar edhe online, kemi siguruar se Kalaja nuk i takon më tetovarëve, por Kishës që ndodhet në këtë vend e cili quhet “Sveti Atanasija”, thotë…

Lexo më Shumë

Politika më së shumti i do ato që nuk u intereson për politikën, pasi që ajo gjithsesi interesohet për ato. Si duket mosinteresimi për politikën? Sikur dy shokë të hyjnë ë restorant të darkojnë, njëri të porosit sallatë, tjetri çorbë, por i pari në vend të sallatës të merr supë të ftohtë, ndërkaq i dyti të merr dy copë bukë bajat dhe në fund vetëm ta paguajnë llogarinë dhe të ikin. Sikur ndonjë udhëtar të paguaj në ndonjë agjenci turistike për udhëtim 1 javor, por në vend avionit të udhëton me autobus dhe pas 10 ditëve të kthehet nga udhëtimi…

Lexo më Shumë

“Gjithkund ku shkojmë na presin krahëhapur. Familja e madhe e BDI-së po rritet edhe më shumë. Ku shkoj po shoh aktivistë të ri dhe unë jam mirënjohës për besimin e tyre”, tha mbrëmë në Gostivari, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, duke folur për tubimin e së enjtes të paralajmëruar në sheshin e qytetit. Ai tha se kanë ngelur edhe tre ditë fushatë dhe se duhet vizituar çdo familje. “Ne kemi se çka tu themi votuesve tanë, kemi bërë shumë dhe do të vazhdojmë. Të turpërohen ata që s’kanë bërë asgjë dhe shkojnë trokasin në derë apo thirrin qytetarët në telefon…

Lexo më Shumë

Aktivisti i mirënjohur dhe kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut IGFM, Idriz Sinani deklaroi për INA se BDI më 11 dhjetor do të mposhtet. “Më 11 dhjetor shqiptarët jam i bindur se do ta mposhtin të keqen dhe ajo ka adresë dhe emër. Është pra BDI, e cila do të goditet rëndë dhe do të bie në gjunj. E këtë nuk e shpëton asgjë, as anketat e VMRO-së e as djalli”, theksoi për INA, aktivisti Sinani. Ai këtë porosi e ka dhënë nga Brukseli ku po qëndron për një vizitë zyrtare dhe ku ka zhvilluar takime me…

Lexo më Shumë

Qytetarët e familjeve më të varfra, mbrëmë janë ftuar për të marrë dru për ngrohje në Kumanovë, pikërisht para zgjedhjeve. Tv Telma mëson se ndarja e druve ka të bëjë me blerjen e votave. Zyrtarisht janë dhënë 300 metër kub dru, dhe nga MPB dyshojnë se në këtë rast bëhet fjalë për blerje votash, por banorët rom të cilët kanë marrë drutë, thonë se ata janë donacion nga një organizatë islamike e Turqisë dhe se nuk ka asgjë të bëjë me politikën. Rastin në polici e ka denoncuar një person, i cili ka parë grumbull njerëzish duke marrë dru dhe…

Lexo më Shumë