Author: Rilinda

Një vit e gjysmë pas ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” lideri i BDI-së Ali Ahmeti, më në fund gjatë vikendit e vizitoi Kumanovën, ku me partinë e tij, BDI-në, mbajti tubim parazgjedhor. Është karakteristike se prezenca e “integristit” të parë në Kumanovë është siguruar nga sigurim i paparë deri më tani, kur bëhet fjalë për tubim partiak. Kolonën e “xhipave” të policisë për BDI-në, që i regjistruan kamerat televizive, për BDI-në është angazhim i zakonshëm i policisë për tubime parazgjedhore. Nga MPB, edhe pse kërkuam nuk morëm përgjigje se sa forca policore janë angazhuar për tubimin e “integistëve” dhe për…

Lexo më Shumë

Delegacioni shtatëanëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës prej 9 deri më 12 dhjetor do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë për ta vëzhguar zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me vëzhgues nga Asamblea Parlamentare e OSBE-së, nga Parlamenti Evropian dhe nga Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR). Gjatë qëndrimit, delegacioni i kryesuar nga anëtari i APKE-së nga Austria, Shtefan Shenah, do të takohet me liderë dhe përfaqësues të partive politike, me kryetarin e KSHZ-së, prokuroren speciale, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe të mediave. Siç…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA”, për dallim nga partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, nuk pajtohet me Marrëveshjen e Ohrit dhe me këtë status-quo të krijuar. Kështu shprehet në shkrimin e tij, publicisti Redi Shehu, duke theksuar se për këtë arsye, elektorati shqiptar po e gjen veten gjithnjë e më shumë në këtë lëvizje. Shehu thotë se tashmë ndjehet kudo se Maqedonia po shfaqet gjithmonë e më tepër si shtet monoetnik falë edhe lejimit që partitë shqiptare i kanë bërëpushtimit të njëanshëm tëinstitucioneve nga pala maqedonase. Ai thekson se pikërisht braktisja e këtyre parimeve nga ane e Lëvizjes BESA, po trondit partitë e vjetra…

Lexo më Shumë

“Unë nuk e di, nuk pashë” kështu u arsyetuan para hetuesve policorë 30 dëshmitarë nga fshati Rashçe ku dje pasdite janë përpjekur për të ndihmuar një fëmijë të plagosur nga fshati për të mbetur i vetëdijshëm deri sa të vijë ekipi i ndihmës emergjente. 15-vjeçari M.M. ka qenë duke lozur futboll me shokët e tij në oborrin e shkollës në fshat, përderisa ka ndodhur një grindje. Dikush djaloshit i’a ka futur në bark një objekt të mprehtë, që besohet të jetë një thikë. Është thirrur menjëherë Ndihma e shpejtë për t’i dhënë ndihmën e parë. Fëmija i plagosur është transferuar…

Lexo më Shumë

Në mesnatë është thyer shtabi i Lëvizjes Besa në fshatin Sllatinë. Thuhet se një dëshmitarë e ka dëgjuar zhurmën rreth orës 03.40 në mesnatë, kurse thyerja e xhamave është vërejt në ora 5 të mëngjesit. Si duket edhe në këtë cikël zgjedhor, incidentet kanë lënë për të dëshiruar, pasi kjo nuk është hera e parë që thyhet një shtab partiak. Policia ka qenë në vendin e ngjarjes për ekspertië dhe ka marrë masa për gjetjen e autorëve.

Lexo më Shumë

Në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot do të zbatohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për të dielën, 11 dhjetor, për anëtarët e këshillave zgjedhorë të cilët do ta kryejnë votimin në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe zyrat konsullare të Republikës së Maqedonisë. Votimi, siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, fillon në orën 7:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00, ndërsa votën e tyre do ta japin 325 anëtarë të këshillave zgjedhor në PDK-të dhe përfaqësitë konsullare. Në Listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas…

Lexo më Shumë

Samsonenko në Maqedoni vjen në vjeshtën e vitit 2006. Vetëm disa muaj pas fitores së partisë së Nikolla Gruevskit. Në Maqedoni arrin nëpërmjet aeroportit Aleksandri i Madh, por kompanitë e tija arrijnë përmes destinacioneve off-shore Tregimi për ardhjen e tij në Maqedoni është e përmbushur përplot me rastësi. Biznesmeni rus Sergej Samsonenko ka tërhequr vëmendjen e opinionit në Maqedoni, e në veçanti të gazetarëve, që nga regjistrimi i kompanisë së tij të parë. “Pra, dolëm. Ishte përafërsisht data 5 tetor, plus minus 2-3 ditë, domethënë duhet të ishte e ngrohtë. Por, ishte ftohtë, ishte shumë errët, në Rusi ishte ngrohtë.…

Lexo më Shumë

Krimet, mëkatet dhe fajet e Lëvizjes Besa që po u adresohen nga kundërshtarët mund të përmblidhen me një fjali: ‘Ata janë muslimanë të devotshëm, falin namaz, i frikësohen Zotit, po e përdorin fenë për qëllime politike dhe po marrin pare nga Turqia’. Armiqtë e muslimanëve dhe Islamit si Kastriot Myftaraj që e çoi në gjyq Kuranin për ta ndaluar me ligj dhe çdo ditë i poshtëron shqiptarët e Maqedonisë, bëjnë thirrje për zhdukjen e Lëvizjes Besa. Pra askujt nuk po i pengon kur lideri i BDI-së Ali Ahmeti flet pa lidhje në formë poshtëruese kundër fesë Islame dhe bën hajgare…

Lexo më Shumë

Arianit Xhaferi Në fushatë ndalin fjalimet kur thërret ezani, pastaj tallen me Kur’anin. Në fushatë s’lënë vend pa përmend bustin e Skenderbeut, pastaj tallen a është mashkull a femër në brez e teposhtë. #dilVoto dhe dëno krimin, tradhëtinë, helmimin, përbuzjen, varfërimin, dëno burgosjet e padrejta, vrasjet, shpërnguljet e dhunshme, dëno hajnat!

Lexo më Shumë

I pyetur se prej ku i ka marrë paratë koalicioni “Rilindje me BESË” për zhvillimin e fushatës, Zeqirija Ibrahimi tha se çdokush ka mundësi që ta sheh raportin financiar të fushatës zgjedhore dhe janë dhënë saktë të gjitha burimet e financimet. “Jemi të pastër dhe shumë korrekt edhe me institucionet e shtetit dhe opinionin për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Mua më bën përshtypje fakti që shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju bën shumë përshtypje shumë fakti që oponentët tanë politik, gjatë këtyre viteve janë pasuruar në mënyrë marramendës duke u shndërruar për katër vite në milioner, kurse flasin për…

Lexo më Shumë

Një media dhe një kompani tekstili kanë kërkuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë uljen e lartësisë së regresit për të punësuarit, kupton TV21 nga burime brenda Sindikatës. Me afrimin e afatit të pagesës së K-15, gjithnjë e më shpesh parashtrohet pyetja se a do ta përmbushin detyrimin ligjor të gjitha kompanitë private deri më 31 dhjetor. Edhe pse ende është herët të dilet me ndonjë shifër se sa nga kompanitë private ua kanë paguar të punësuarve regresin për pushimin vjetor, megjithatë ata që e ndjekin këtë çështje, kanë pritshmëri të ulëta. Sipas Mile Boshkovit nga Konfederata e Biznesit e…

Lexo më Shumë

Emisioni i mbrëmshëm “Opinion” është i fokusuar tek zgjedhjet e fundjavës në Maqedoni, rolin e shqiptarëve si edhe ndikimin e elementit fetar në ofertën politike të subjekteve të caktuara. Analisti Artur Zheji tha se BDI-ja e kishte mundësinë që të implementonte Marrëveshjen e Ohrit, por nuk ka mundur ta bëjë atë. “Nga viti 2002 kishim 14 vite të bollshme që kjo marrëveshje të realzohej dhe nuk është realizuar. Kemi humbje të peshës polItike të shqiptarëve. Kemi korrupsion endemik në administratë. Ali Ahmeti nuk ka kontrollin që ka patur të votës tek shqiptarët,” tha ai. Gazetari, Idaver Sherifi tha se vërehet…

Lexo më Shumë