Author: Rilinda

Kanë mbetur edhe tre ditë fushatë parazgjedhore, ndërkaq për 325 qytetarët e Maqedonisë, sot është ditë për votim, proces që tashmë ka filluar. Koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja do të takohet me qytetarët e Gjorçe Petrovit dhe Kumanovës. Koalicioni ”Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja do të takohet me qytetarët e Shuto Orizarit dhe Çairit. Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë fushatë në Strugë. Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të mbajë fushatë në Karposh dhe Kisella Vodë. Lëvizja Besa do të mbajë fushatë në Gostivar. Aleanca për Shqiptarët do të mbajë…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) sot duke vepruar sipas nenit 74 të Kodit zgjedhor do të mbajë mbledhje publike. Në mbledhje, siç kumtoi KSHPK, do të shqyrtohen ankesat e parashtruara lidhur me nenin 8 të Kodit zgjedhor nga Koalicioni i kryesuar nga Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë kundër Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, SHA Postat e Maqedonisë, liali Shkup 2, SHFK “Strasho Pinxhur” – Karbinc, IK Teatrit për fëmijë dhe të rinj.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet normalisht, pa pengesa dhe ndalesa, nëpër korsi të thata në vendet e ulëta, kurse nëpër korsi të lagështa në vendet e larta. LAMM-ja i udhëzon shoferët që të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjetit të tyre, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Nëpër ngushtica dhe gryka mali mund të shfaqen rrokullisje gurësh. Shpeshtësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e ulët, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët, ndërsa përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore, kohë pas kohe mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë deri një gradë, ndërsa e ditës prej 5 deri 12 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell, me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus katër ndërsa e ditës do të arrijë deri shtatë gradë. Në ditët në vijim do të mbisundojë mot me diell, me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të enjten do të…

Lexo më Shumë

Votat tona nuk blihen me para nga Stambolli. As me para nga Tirana, ose Prishtina. Votat tona blehen me para të pastra nga Beogradi dhe Moska, që vijnë përmes Qipros dhe Athinës në kazinotë e Tetovës. Ky është “selami” i ashpër i kryetarit të komunës së Sarajit, Bekim Murati, dërguar shqiptarëve, të cilët dëshiron t’i mbrojë nga paratë e Turqisë, duke u ofruar rubla Rusie dhe dinarë Serbie. Votuesit shqiptar e kanë pranuar dhe e kanë kuptuar shumë mirë këtë “selam”, dhe më 11 dhjetor do t’i japin një “aliqym selam” të fortë edhe Muratit edhe BDI-së. (Autogoli është rubrika…

Lexo më Shumë

Dega e PDSH-së në Tetovë ka denoncuar se ka kapur në flagrancë një inspektor policie duke shqyer pllakatet e PDSH-së. Sipas denoncimit të bërë të kësaj partie, aktivistët e tyre sot kanë parë se si në Lagjen Teteks 1 në Tetovë, inspektori i policisë po hiqte dhe shqyente pllakatet e PDSH-së. “Në ora 13:05 kemi kapur inspektorin e policisë që është i afërm i Ali Ahmetit duke i hjek pllakatet e PDSH-së në Lagjen Teteks 1 në Tetovë afër shkollës së tekstilit”, thuhet në denoncim, duke përmendur edhe emrin e këtij personi që është me inicialet A.M, por i njohur…

Lexo më Shumë

Milenko Nedelkovski në portalin e tij “Dudinka” sot në tekstin me titull “Porosi deri te VMRO”, shkroi ndërmjet tjerash se do të mbushen kutitë e votimit në dobi të LSDM-së si dhe do të derdhet gjaku, transmeton TetovaSot. “Të dielën në mënyrë masive duhet që të dilet dhe të votohet. Secili sipas mendjes së tij, moralit, dëshirës, perceptimit. Në vendimin tuaj askush nuk guxon që të përzihet. Me fitoren e Trampit ka rënë frika se Bejli do të fle në KSHZ duke i përzier rezultatet nëse janë të afërta. Rreziku që të dielën të vije deri te mundësia e ndihmës…

Lexo më Shumë

Anketat në Maqedoni janë të pavarura, njerëzit në këtë shtet jetojnë në frikë, çka është edhe një nga arsyet më të mëdha që anketat të jenë të ndryshme nga rezultatet që do të dalin në zgjedhje, thonë analistët për A1on. Sipas tyre, institutet të cilët i kryejnë anketat më së shpeshti janë sondazhe fiktive të cilët çdoherë kur bëjnë hulumtime i’u drejtohen njerëzve të njëjtë, çka është logjike të jenë rezultate të njëjta, varësisht se kush i porosit. Një nga ta, ka folur edhe analisti politik, Mersel Bilalli. ‘Muajt e kaluar e deri më sot kemi pasur rezultate të ndryshme,…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka përfunduar ekspertiza neuro-psikiatrike e të akuzuarit Boban Iliç nga Kumanova, i cili akuzohet për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu. Alsat M tentoi të sigurojë informacione se në duart e cilit neuro-psikiatër ndodhet lënda, por nga Klinika e neuro-psikiatrisë pranë spitalit shtetërorë, nuk u përgjigjën. Burime brenda kësaj klinike në kushte anonimati thonë se nuk ka një kohë të caktuar se për sa ditë duhet të përfundojë një ekspertizë neuro-psikiatrike. E gjithë kjo varet nga puna e mjekut që e bën analizën dhe bazuar në këtë procesi mund të zvarritet një kohë të gjatë. Ky proces zvarritet…

Lexo më Shumë

Në letër kompania ekziston, ndërsa në realitet nuk ka as kuti postale. Kështu është rasti me kompaninë “T&M Investment” në Lugano të Zvicrës që është pronar i “Eksiko-s” në Maqedoni. Por, përveç që nuk ka seli të veten, kompania që ka të ardhura nga buxheti dhe posedon patundshmëri në Vodno, është formuar nga një kompani e dytë, ndërsa kjo e fundit është formuar nga një kompani e tretë. Kush është pronari i të gjitha këtyre kompanive, në regjistrin qendror të Luganos nuk shkruan. Më shumë ndiqeni kronikën e Alsat M: https://www.youtube.com/watch?v=-m0YZBAYAqA

Lexo më Shumë

htëpia botuese “Kiro Dandaro”, e cila zyrtarisht ka botuar fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor, të shtunën pasdite ka botuar 90 mijë fletëvotime më shumë për të testuar pajisjet për botim, merr vesh Agjencia e lajmeve “Meta” nga burime të saj anonime. Sipas burimeve, rasti është denoncuar edhe para misionit të OSBE/ODIHR. OSBE as nuk e kanë pranuar informacionin as nuk e kanë demantuar, por kanë pohuar se të gjitha vërejtjet do të jenë të përfshira në raportin që do të publikohet pas zgjedhjeve. Të punësuarit në “Kiro Dandaro” për “Meta” vërtetojnë se kanë botuar…

Lexo më Shumë