Gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq ka tërhequr kandidaturën e tij për kryetar të Gjykatës penale para zgjedhjes së Tatijana Mihajlova për ushtruese detyre në Gjykatën Themelore Shkup 1, Shkup Tufegxhiq i cili ishte një nga pretendentët për të pasuar Vlladimir Pançevskin, për Faktor, thotë se për këtë hap ka vendosur për arsye parimi. ‘Arsyet për tërheqjen time nga kandidatura për kryetar të Gjykatës Penale nuk është vetëm nga vlerësimi i jashtëzakonshme e cila është e imponuar si një kërkesë e re e cila nuk ishte parashikuar në njoftim, por edhe sepse në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të një kompromisi të plotë…
Author: Rilinda
Ambasada e SHBA-së në Shkup mbrëmë ka publikuar në rrjetet sociale se linjat telefonike i kanë të ndërprera. “Linjat telefonike të ambasadës momentalisht nuk janë operative. Nëse e keni urgjent dhe keni nevojë për ndihmë, kontaktoni Qendrën operative të Departamentit amerikan të Shtetit në +1-202-647-1512”, thekson Ambasada e SHBA-së në Tuiter-in e publikuar. Më shumë hollësi për ndërprerjen e lidhjeve telefonike akoma nuk ka as nga Ambasada e SHBA-së as nga MPB-ja.
“Demokracia Studentore” sot para Kuvendit Komunal në Ferizaj, do të djegë diplomat për të treguar se në këtë qytet nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë, dhe se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak. Siç njofton “Demokracia Studentore”, në këtë aktivitet do të bëhet djegia e diplomave nga një numër i caktuar i studentëve, të cilët përmes kësaj shprehin se në këtë qytet nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë, dhe se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak.
Raportohet se mbrëmë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër shtabit partiak të LSDM-së në Strumicë, mes qytetarëve dhe policisë. Sipas informatave paraprake zyrtarë policorë kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendngjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tij dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të LSDM-së. Bëhet e ditur se më pas janë sulmuar dy policë të cilët janë transferuar në spital për t’i trajtuar lëndimet e marra, ndërsa thuhet se inspektorët policorë kanë shtënë me armë në ajër. Personi…
Ministria për Punë të Brendshme sot konfirmoi se mbrëmë nga Ambasada amerikane në Shkup ishte raportuar se ka veturë të dyshimtë në parkingun e ambasadës,. Siç informojnë nga MPB për AIM, ekipi i tyre menjëherë është dërguar në terren ku edhe është bërë kontroll i veturës, por nuk kanë gjetur asgjë dyshuese. Mbrëmë, Ambasada e SHBA-së në Shkup njoftoi në rrjtet sociale se linja telefonike është e ndërprerë. ********** Makinë-bombë para ambasadës amerikane në Shkup?! Ambasada e SHBA-ve në Shkup mbrëmë ka ngritur alarmin për një makinë të dyshuar me eksploziv pranë saj. Rasti është alarmuar rreth orës 18.00, kur…
Katër ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve. Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” sipas axhendës së tyre zgjedhore do ta prezantojë programin në tubim në Tetovë. Rilindja me BESË do të mbajë tubim te Sheshi Skenderbe – Dibër dhe tek Restorant META në Ohër, si dhe në Strugë tek Pallati i Kulturës. Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, do të mbajë tubime në Berovë dhe Dellçevë, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë…
Të drejtat LGBT nuk bëjnë pjesë në agjendat e partive politike, tregon analiza e shoqatës civile “Fronti subversiv”, i përpiluar sipas pyetësorëve të dërguar deri tek partitë për përfaqësimin e problemeve të LGBT në platformat e partive politike. Nga “Fronti subversiv” kanë dërguar pyetësor deri tek 31 parti politike ndërsa përgjigje kanë marrë vetëm nga pesë, LSDM, PL, RDM, PLD dhe E Majta. “Analiza tregon se të drejtat LGBT nuk bëjnë pjesë në platformat e partive politike, ndërsa aty ku bëjnë pjesë, bëhet fjalë për parti me fuqi të vogël politike dhe ndikim. Këtë e kuptojmë si reflektim të qëndrimeve…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior, por më shumë do të shprehet në vendet më të larta dhe në pjesët malore. Në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -2 deri në 2 gradë C, ndërsa ajo ditës prej 7 deri në 13 gradë C. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me periudha të diellit. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira mesatare, ndërsa gjatë ditës do të ketë…
https://www.youtube.com/watch?v=Zk1NOwRCN_k
Mos pandeh dikush se nuk i njohim banditët dhe drejtorët e sotëm qyqarë të BDI-së, që shantazhojnë e dhunojnë nëpunës shtetëror dhe të punësuar nëpër ndërmarrjet publike, vetëm pse ata nuk merren me aktivitet partiak, sikur të ishin shërbëtorë të kësaj partie, porosit shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti. “Kuptohet, për të njerëzishmit është e pamundur ta imagjinojnë shqiptarin që fitoren ‘demokratike’ dhe postin e drejtorit, e mbështet mbi gjakun e të nënshtruarve të vet dhe mbi lotët e nënave shqiptare! Dhe duhet mbajtur mend këta dhunues e bandit të sotëm partiak të BDI’së,e që veprojnë sipas udhëzimeve të drejtuesve…
Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Kërçovë ku ka realizuar takime me banorët e kësaj zone, të cilët i kanë mirëpritur përfaqësuesit e Rilindjes me BESË. Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti ka thënë: “Premtimet e politikanëvë të korruptuar janë vetëm mashtrime për ta ruajtur (rimarrë) pushtetin, për interesat e tyre të ngushta, të cilat sjellin regres, përseritje të historisë së vjetër! Përkulja dhe bashkëjetesa me këta politikanë na le të shfrytezuar, të nëpërkembur, pa liri dhe dinjitet! Është koha që me votën tonë ta ndeshkojmë politikën e korruptuar dhe destruktive.…
Nuk kanë të ndalur deklaratat bombastike nga Kosova për zgjedhjet në Maqedoni. Pas emisioneve të porositura nga partitë në pushtet, së fundmi, në rrjetet sociale po bëjnë bujë dy video nga elita e pavarur intelektuale në Kosovë. Dëgjoni çfarë mendojnë veteranët egazetarisë dhe intelektualët e pavarur nga pushteti i PDK-së në Kosovë dhe BDI-së në Maqedoni: https://www.youtube.com/watch?v=InTTEr0qBOc

