Ministria për Punë të Brendshme sot konfirmoi se mbrëmë nga Ambasada amerikane në Shkup ishte raportuar se ka veturë të dyshimtë në parkingun e ambasadës,.
Siç informojnë nga MPB për AIM, ekipi i tyre menjëherë është dërguar në terren ku edhe është bërë kontroll i veturës, por nuk kanë gjetur asgjë dyshuese.
Mbrëmë, Ambasada e SHBA-së në Shkup njoftoi në rrjtet sociale se linja telefonike është e ndërprerë.
**********
Makinë-bombë para ambasadës amerikane në Shkup?!
Ambasada e SHBA-ve në Shkup mbrëmë ka ngritur alarmin për një makinë të dyshuar me eksploziv pranë saj. Rasti është alarmuar rreth orës 18.00, kur nga kjo ambasadë është thirrur Ministria e Brendshme, e cila është informuar se para hyrjes ishte parkuar një makinë, që pas kontrollit nga dedektorët e ambasadës ka rezultuar pozitivisht për eksploziv.
Sipas portalit Nova, MPB menjëherë ka dërguar ekipin e anti-terrorit dhe kanë marrë veturën për hetim të mëtejshëm. Policia ka ndërhyrë te Ambasada amerikane duke bllokuar rrugët. Ndërkaq, Ambasada amerikane ka njoftuar se nuk do mund të kontaktoni me të nëpërmjet operatorëve vendorë dhe se të gjitha komunikimet mund të bëhen nëpërmjet linjës së ambasadës.