Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, me mungesë kuadri tash 15 vjet. Vendet e profesorëve të cilët kanë ndërruar jetë apo janë pensionuar nuk janë zëvendësuar as sot e kësaj dite. Studentët thonë se si pasojë e mungesës së profesorëve shënojnë ngecje gjatë studimeve.
“Ne po humbasim shumë, ne jemi studentë që duam ta mësojmë gjuhën dhe vërtetë është shumë vështirë ta mësojmë kështu, është e nevojshme shumë kohë dhe mund. Ligjëratat janë pjesa më e rëndësishme e asaj që duhet ta mësojmë ne. Ne nuk përparojmë me mësimin e gjuhës dhe si pasojë ne vetëm i japim para fakultetit ndërsa nuk po arsimohemi”, tha Filip Anastasov , student i vitit të dytë Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Profesori i pensionuar në këtë katedër Avzi Mustafa, thotë se kjo çështje po dëmton shumë katedrën e Gjuhës Shqipe. Ai këmbëngul në përmirësimin e gjendjes, meqë nuk bëhet fjalë për punësime të reja por zëvendësim të vendeve që kanë mbetur bosh.
“Me rastin e pensionimit të profesorëve Xhevat Gega, Remzi Nesimi, Haki Ymeri, Zimri Osmani dhe me ndërrimin jetë të kolegut Qani Memeti dhe me pensionimin tim, tani katedra ka ngelur në mënyrë shumë të palakueshme në plotësimin e kuadrit. Në bazë të të dhënave që i posedojë, kjo katedër tani nuk i plotëson nevojat për mbajtjen e mësimit në gjashtë lëndë, përkatësisht 40 orë nuk janë të plotësuara. Ja studentët 40 orë të paplotësuara në mbarim të semestrit nuk e di se si do t’i zëvendësojnë”, deklaroi Avzi Mustafa, profesor. Sipas profesorëve katedra e Gjuhës Shqipe ka bërë përpjekje permanente përmes dekanatit dhe senatit të këtij Universiteti për përmirësimin e kësaj gjendje, por ministria e Arsimit është arsyetuar se problemi qëndron te ministria e Financave. Nga Ministria e Arsimit ishin të
pakapshëm për të komentuar mungesën e kuadrit në Katedrën e Gjuhës Shqipe.
Data 21.08.2026
Aktuale
- Paga mesatare neto në qershor ishte 48.381 denarë
- Pushtuesi izraelit vret një adoleshent palestinez pranë shtëpisë së tij në Bregun Perëndimor
- Vrasja e turistit, reagon Principote Mykonos në Greqi: S’kemi lidhje me beach-barin në Ksamil, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë
- Paga mesatare neto në qershor ishte 48.381 denarë
- (VIDEO) Mbyllja hetimit për spitalet modulare – Filipçe tha se vendimi është i drejtë, Mickoski e quajti politik
- Neptun, drejt një kapitulli të ri
- ‘Nxehet’ Alba Vukaj, ekspozon gjoksin gjigant në postimin e fundit
- (VIDEO) MPB aktivizon aplikacion “Qytet i Sigurt” për automjetet me targa të huaja


