Një përleshje mes emigrantësh dhe policisë është shënuar në Bullgari ditën e djeshme. Raportohet se rreth 300 emigrantë janë arrestuar, ndërsa 24 policë dhe 2 emigrantë janë plagosur në përleshjet që shpërthyen në qendrën e emigrantëve në Harmanli, pranë kufirit me Turqinë.
“Në total, rreth 1500 emigrantë u përfshinë në trazira, ku u hodhën gurë në drejtim të policisë si edhe iu vu flaka gomave të makinave”, deklaroi një zëdhënëse e policisë.
Një diskutim mes emigrantëve dhe një përfaqësuesi të lartë të agjencisë kombëtare të refugjatëve të vendit çoi në këtë përleshje.