Pasi kisha pyetje për atë se si prognozoj që BDI do humb keq ndër shqiptarë, mund ti marre vetëm deri në dy ose tre deputetë gjithsejt dhe se nuk do ekzistojë deri në zgjedhjet lokale në vitin e ardhshëm e pash të arsyeshme të tregoj disa aspekte më pak të trajtuara deri më tani në opinion:
1-Sentimenti anti BDI që ekziston në elektoratin shqiptar në Maqedoni. Ky sentiment është evident në pjesën e opinionit publik shqiptar dhe u bënë kaq vite që ekziston. Ai nuk është krijuar vetvetiu vetëm nga kalimi i kohës dhe mërzitja me fjalët boshe sezonale e paraelektorale të këtij grupimi politik por është rrjedhë e të qenurit të shqiptarëve kryesisht opozitarë ndaj sistemit në Maqedoni dhe kundërshtyes të bashkëqeverisësit të BDI-së gjatë këtyre viteve VMRO-DMPNE-së dhe injorimit të saj shqiptarëve. Dy faktet që vërtetojnë më shumë këtë sentiment janë se mu nga mosfunksionimi i BDI-së si parti politike janë formuar së paku dy parti politike të reja ndër shqiptarë dhe kthjellja e liderit të PDSH-së i cili vetëm pak muaj më parë ofronte bashkëpunim BDI-së. Tani ai i njëjti njeri duke vërejtur se kjo ndjenjë kundërshtyese ndaj BDI-së ndoshta është bazeni më i madh i votave shqiptare mohon çdo mundësi bashkëpunimi më BDI-në para, bile edhe pas zgjedhjeve.
2. Përdhosja e artikulimit politik shqiptar në Maqedoni. Shumë nga votat që ka marrë BDI ndër shqiptarë kanë qenë automatike sikur ajo ishte artikuluesi kryesor politik shqiptar në Maqedoni dhe ishte vota e njerëzve që nuk donin që vota e tyre të shkoje huq apo mosvotimi të jetë në dobi të politikës maqedonase. Tani me ofertën e re të paraqitur ky automatizëm është shembur për BDInë bile në kombinim me ndjenjën prezente kundër BDI do shkoje në dëm të saj. Njashtu shpalosja e disa bisedave me rastin e krizës së fundit politike u pa qartë se kreu i BDI-së nuk para merreshe me interes shqiptar ose politik, por ai ishte kryekëput në interes të mbijetimit të vet përfaqësuesve të saj. Shprehjet: “për mua rrënoje një fshat të tërë”, “çka bëjmë ne bën edhe BDI”, “ata tani e kanë sezonin të jenë patriotë se burgjet janë plotë me shqiptarë dhe ata nuk mërziten”, “hidhja-futja” dhe “turk është, por i joni” tani më janë ngulitur në mbamendjen shqiptare në Maqedoni.
3. Nënçmimi i shqiptarëve. Krenaria shqiptare edhe në Maqedoni nëse ka ndonjë veçanti të ëprbashkët dhe kolektive shquhet me atë se është e heshtur. BDI që aspak nuk reagoi për ofendimet kolektive që u bëheshin shqiptarëve kurse në bisedat e publikuara doli se edhe ata vet bile më shumë se të tjerët i shajnë shqiptarët është evidentuar si nënçmuesi i shqiptarëve. Shqiptarët do kthejnë krenarinë e tyre duke e mundur BDI-në. Me pak fat në kësi sistemi zgjedhor ndoshta edhe do kthejnë rëndësinë e tyre politike që BDI e uli përveç se me çoroditjen e përfaqësimit politik edhe me votimin e ligjeve në dëm të votës shqiptare në Maqedoni. Uljen e censusit për zgjedhje presidenciale dhe mosbalancimin e njësive zgjedhore.
4. Vota e heshtur e gruas shqiptare. BDI përdhosi kyçjen e femrës shqiptare në institucione përfaqësimin e saj politik dhe artikulimin e zërit të saj në shoqëri. Kjo përdhosje është diçka shpejt e dënueshme dhe fakti se në aferën më të madhe mes dy funksionarëve politikisht pësoi vetëm ajo që ishte femër kurse mashkulli ende shihet nëpër tubime të BDI-së do i kushtoje shumë BDI-së mu në vota kundër nga ana e gruas shqiptare. Vota e gruas shqiptare në Maqedoni shpesh është vendimtare edhe për masovitetin e daljes, por edhe përcaktuese. Kështu duket të jetë edhe këtë herë./InfoShqip.com
Shkrimi i mësipërm është ekskluziv për Portalin InfoShqip.com