Fillimisht në mediat serbe e më pas edhe në ato shqiptare, qarkulloi ditën e enjte një lajm, sipas të cilit, Donald Trump, në një intervistë për një revistë në Beograd, i kishte kërkuar ndjesë popullit serb për Kosovën dhe bombardimet e NATO-s. Lajmi u përhap nga revista Nedeljnik, e cila pretendon se e kishte realizuar atë përmes këshilltares së kandidatit republikan, Suzanne Ryder Jaworowski. “Bombardimi i serbëve, që kanë qenë aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh. Serbët janë njerëz të mirë, por fatkeqësisht, administrata Klinton u shkaktoi shumë vuajtje atyre dhe gjithë Ballkanit, duke…
Author: Rilinda
Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të sjellë në kryeqytetin serb përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit të Preshevës, e cila do të jetë një nga politikanet në delegacion, shpreson të mund të shkëmbejë kërkesën e tyre për të folur për ekonominë. “Kjo vizitë është jashtëzakonisht e një peshe të madhe dhe kërkesa personale është që investitorët e biznesit shqiptar në bashkëpunim me atë serb të fokusohen në Luginën e Preshevës”, deklaron Sinani. Ajo thotë se kësaj radhe, ata kërkojnë një angazhim që Tirana të jetë ndërmjetesuese në qeverinë e Serbisë. “Nuk jemi të barabartë si…
Qeveria serbe një ditë më parë ka miratuar një vendim për anulimin e të gjitha pasojave ligjore të veprimeve të institucioneve në Kosovë në lidhje me pozitën ligjore dhe faktike të Trepçës. Në lidhje me këto veprime të qeverisë serbe për Telegrafin është prononcuar juristi Luz Balaj, i cili është edhe njohës i kësaj fushe. Ai vlerëson se veprimet e qeverisë së Serbisë në raport me Trepçën duhet të shihen në dy aspekte: atë politik dhe juridik. Sipas tij, në aspektin politik ky veprim është një kundërpërgjigje në idenë e ruajtjes së autoritetit të shtetit të Serbisë konform kushtetutave të…
Republika e Maqedonisë është pjesë e Ballkanit Qendror që është aktiv sizmik dhe duhet të mësohemi të jetojmë në ato kushte dhe të ndërtojmë objekte të qëndrueshme sizmike. Në këto hapësira tërmete ka pasur në të kaluarën, ka tani, do të ketë edhe në të ardhmen, konsiderojnë profesorët Nikolla Domurxhanov dhe Sonja Lepitkova. Në Maqedoni kalojnë disa shkarje rajonale, të cilat ndikojnë në aktivitetin sizmik tektonik dhe, sipas statistikave në 100 deri 120 vite ndiqen tërmetet destruktive. Tërmet shkatërrues, si ai i vitit 1963 që e përfshiu Shkupin, sizmologët konsiderojnë që do të përsëritet për 475 deri 500 vite, shkruan…
Ata që tentojnë të na poshtërojnë do ta marrin ndëshkimin e popullit dhe mallkimin e Zotit. Mëkatarët e mëdhenj të padrejtësive të këtij populli do largohen me turp duke mos i lejuar të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë sërish. Shqiptarët e maqedonisë si pjesë e kombit me virtyte, nuk duhet të lejojnë të poshtërohen botërisht nga një strukturë e cila është bërë vazal i pushtetit. Tendenca është që shqiptarët të jenë gjithkund, por të mos jenë në qendër. Këtë e dëshmon vendim i fundit i komunës së Tetovës, për t’ia ndarë hapësirën e ish “Shkolla e mesme e mjekësisë”…
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati inkurajoi shqiptarët e Malit të Zi të shprehin vullnetin për 3 koalicionet shqiptare: “Me një qëllim”, “Shqiptarë të Vendosur” dhe koalicioni “Lidhja Demokratike Shqiptare”, për të siguruar një përfaqësim më të mirë shqiptarë dhe rritjen e mëtejshme të të zgjedhurve në Parlamentin e ri. Ai priti në një takim përfaqësuesit e koalicioneve të partive politike shqiptare në Malin e Zi. Biseda u fokusua mbi gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi avancimin e të drejtave të tyre në funksion të përmirësimit të gjithanshëm të nivelit të jetesës. Ministri Bushati…
Hartimi i dokumentit “non paper”, që Ministria e Jashtme greke i ka dorëzuar Tiranës zyrtare, si dhe politika e ndjekur nga diplomacia greke në marrëdhëniet me Shqipërinë përsa i përket çështjes çame, janë bërë objekt i politikës së brendshme në Greqi. Një ditë pasi ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ka sqaruar në një intervistë radiofonike dhe më pas me një njoftim zyrtar sesi ka vepruar në lidhje me çështjen kaq të përfolur të ditëve të fundit, Ministria e Jashtme publikon edhe një deklaratë të dytë me tone të ashpra kundër opozitës. Aty akuzohen deputetët konservatorë, që sipas kreut të diplomacisë…
Aplikacioni më i popullarizuar kohëve të fundit në telefonat e mençur është padyshim “Pokemon Go”. Ky aplikacion po i “çmend” shumë vende të botës sidomos në SHBA dhe në shumë vende të Evropës. Por çka është në fakt ky aplikacion që është mjaftë i popullarizuar? Dhe cila mund të jetë lidhja dhe digresioni me titullin e tekstit në fjalë? Shumë të rinjë këtë shprehje e kanë të njohur nga filmi vizatimor i ashtuquajtur Pokemon ku personazhet ishin në ndjekje të disa krijesave të vogla e të mëdha me fuqi të mbinatyrshme për t’i pasur pjesë të koleksionit të tyre. Pra…
Presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka deklaruar sot se Serbia do të jetë e gatshme të përforcojë sigurinë në kufijtë e saj, edhe nëse kjo gjë do të shkaktojë pakënaqësi në Bashkimin Evropian. Deklarata e Nikoliq ka ardhur vetëm një ditë pasi në Hungari u mbajt referendumi lidhur me kuotat e detyrueshme të BE-së për rivendosjen e 160 mijë refugjatëve në vendet anëtare. Serbia ka intensifikuar së fundi patrullimet kufitare, ndërsa mijëra refugjatë po i drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për t’iu larguar luftës dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Nikoliq ka argumentuar se nëse Serbia nuk mund…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur një axhendë të ngjeshur, por edhe tejet të veçantë. Thaçi i dorëzoi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agollit, për kontributin në pavarësinë e Kosovës. Që në fillim të bashkëbisedimit, shkrimtari u shpreh se e ka të vështirë ta thotë emrin Kosovë, pasi sipas tij rilindësit, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, ishin për një republikë të përbashkët. “Lidhja e Prizrenit ishte për një republikë. Sot kemi dy Republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them…
Komuna e Tetovës ka filluar ndërtimin e të ashtuquajturës “Urra e Kazazëve” që gjendet në afërsi të objektit të ish shkollës së Gjimnazit, mbikalim ky që lidh dy rrugët që kalojnë përeth lumit Shkumbin. Rrjedhimishte dje ka filluar dislokimi i urrës së vjetër nga metali, dhe me mbarimin e procedurave pritet të fillojë puna për ndërtimin e urrës së vjetër. Vlen të theksohet që Komuna e Tetovës ka filluar nje ofanzivë për sa i përket invesitmeve kapitale në infrastrukturë.
“Amnesty International” ka kërkuar nga organet greke hetimin e menjëhershëm të një rasti të poshtërimit të 5 fëmijëve refugjatë nga Siria, në rajonin policor të Omonias në Athinë. Sipas kreut të organizmit europian, nëse vërtetohet që poshtërimi është kryer edhe për motive raciste, policët grekë duhet të dënohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur një grup policësh kanë gjetur në rrugë 5 fëmijë të moshës 12 deri 16 vjeç nga Siria, të cilët mbanin në duar automatikë lodre të blera për një shfaqje teatrale në një prej qendrave të kulturës në qendër…

