Author: Rilinda

Në vazhdën e investimeve në infrastrukturë Komuna e Tetovës sot ka filluar me rekonstruimin e rrugës Todor Cifovski Merxhan (tek isht biblioteka e vjetër e qytetit). Kjo rrugë është një kërkesë edhe e banorëvë që jetojnë në atë lagje për shkak se për sa i përket cilësisë infrastrukturorë është në gjendje jo të mirë. Vlen të theksohet që kjo rrugë është nje pjesë e aksit rrugorë që lidh disa nga vendbanimet e malësisë së sharrit.

Lexo më Shumë

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 13 aksidente, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona. SPB – Shkup për MIA-n informon se ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një çiklist. Gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve. Janë sanksionuar 29 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar…

Lexo më Shumë

Të pranishëm në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit perëndimor kanë zhvilluar një takim me komisionerin e BE për Zgjerimin, Johannes Hahn. Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi angazhimet e marra nga vendet e rajonit në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, në vazhdën e Samitit të Parisit. Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati u ndal mbi ecurinë e krijimit të zyrës së Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë, si hap i qartë që dëshmon një rol në rritje të Shqipërisë në lidhje me politikën e jashtme…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare duhet ta kuptojë se politika dhe zgjedhjet nuk janë telenovela, e as përralla të La Fontenit! Mos e lodhni popullin, mjaft është i stërlodhur ndër këto 25 vite nga politikanë të papërgjegjshëm, që nga askushi u bënë “dikushi”, që nga xhepazbrazur u bënë xhepaplotë (“të pabrekë i zuri dreka, milionerë i gjeti nata”-Ali Asllani), që nga anonimë të mëhallave dhe lagjeve tona u bënë yje kombëtare e bile disa edhe mendojnë se janë meteorë politikë. Nëse mendoni të bashkoheni, bëjeni, nëse e keni nda mendjen siç po veproni, mos u bashkoni, se ky popull ka mbijetuar edhe pa…

Lexo më Shumë

Në çastin kur do na thërret Më i Madhi, çfarë do marrim me vehte, për çfarë do kemi nevojë atëherë ? Për asgjë, përveç për atë që e kemi merituar gjatë jetës tonë! Ndër shekuj, shpirti i popullit tonë po belbëzon dhe po përpiqet të gjejë mënyrën për të shprehur dhembjet dhe ëndrrat e veta , po kërkon të gjejë njeriun i cili me gjuhën dhe fjalët e veta të urta e të buta do të shtrijë si çarçaf përpara Zotit të gjitha vuajtjet tona e do të lutet sinqerisht për mëshirë.Por, edhe për falje. Pra, kush do jetë njeriu…

Lexo më Shumë

Valdanosi është një zonë kodrinore bregdetare me një bukuri të rrallë natyrore e mbjellëë me rreth 18 mijë rrënjë ullinj qindravjeçarë që ndodhet rreth 2 kilometra në dalje të qytetit të Ulqinit në rrugën që e lidh me Tivarin. Kjo ullishte kap një sipërfaqe mbi 100 hektarë tokë dhe historikisht ka qënë pronë e 204 familjeve shqiptare që jetojnë në Ulqin. Por në vitin 1978 kjo zonë u shtetëzua për nevoja ushtarake duke u dhënë disa pronarëve shuma të papërfillshme parashë. Koha provoi se më shumë se përdorimi për nevoja ushtarake, shtetëzimi duket se ka patur vetëm një mision; shpronësimin…

Lexo më Shumë

Rajoni i Ballkanit njihet si njëri prej rajoneve më problematike në kontinentin e Evropës Gjithashtu parë nga perspektiva, shkrimet dhe shpjegimet e evropianëve perëndimor, mund të shohim se ata rajonin e Ballkanit e shikojnë paksa si të tjetërsuar dhe mund të ndjehet një përbuzje. Megjithatë, ashtu siç faktet historike vënë në pah pasuritë kulturore të rajonit të Ballkanit, ato gjithashtu tregojnë se ky rajon nuk mund të quhet “Fuçi baruti” e Evropës. Gjatë historisë rajoni i Ballkanit ka qenë skenë e liderëve dhe perandorive të ndryshme. Fuqia e parë, e cila mori kontrollin ndaj gadishullit të Ballkanit ka qenë Perandoria…

Lexo më Shumë

Rezultatet paraprake përmbysën sondazhet paraelektorale, duke vendosur në krye partinë konservatore “HDZ”, pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës në Kroaci, të dytat brenda më pak se një viti. Unioni demokratik kroat llogaritet të ketë siguruar 61 nga 151 vendet e Parlamentit, ndërsa aleanca e 4 partive, e udhëhequr nga socialdemokratët, ka marrë 54 të tilla. Konservatorët kroatë duket se po arrijnë në këtë mënyrë të mbërthehen pas pushtetit, por votimet e së dielës nuk i japin një mazhorancë të qartë dhe rolin qëndror në krijimin e koalicionit të ri qeverisës, me shumë gjasë do ta marrë sërish ish-partnerja e…

Lexo më Shumë

Kroatët zgjedhin sot qeverinë për të dytën herë brenda më pak se një viti. Sondazhet e opinionit parashikojnë një rezultat tepër të ngushtë e një tjetër koalicion të brishtë, të cilit do t’i mungojë një mandat i qartë për implementimin e reformave të dhimbshme ristrukturuese të kërkuara nga BE-ja. Aleanca katërpartiake e udhëhequr nga socialdemokratët besohet se do të arrijë të sigurojë 60 nga 151 vendet në Parlamentin e fragmentuar kroat. Rivalja e saj konservatore “HDZ”, Union Demkoratik Kroat, llogaritet të marrë disa vende më pak. Në këtë situatë, secilës palë do t’i nevojitet mbështetja e partisë së qendrës së…

Lexo më Shumë

Çdo ditë tek shkojë në punë shoh mënyrën e trishtë si Shkupi, shok im i ngushtë prej shumë vitesh, shtrihet para meje. Tek ky qytet ku punoj dhe jetoj tashmë kam kaluar momente të rëndësishme të jetës time. Kam pasur mundësi të shikoj ndryshimet që kanë ndodhur, ndryshime që kanë dalë nga nën-ndërgjegjia sllave dhe janë ngritur si hunj kërcënues mbi tokë. Shkupi që ka qënë dikur kryeqëndër shqiptare, Shkupi që mund të kishte qënë vendi ku do të shpallej pavarsia Shqiptare në 1912-ën, Shkupi që lindi dhe ndërtoi Nënë Terezën nobeliste, Shkupi që ka lindur dhjetra patriotë, Shkupi sot…

Lexo më Shumë

Turqia pezulloi sot më shumë se 10 000 mësues të dyshuar për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në kuadër të spastrimit në fushën e edukimit pas puçit të dështuar në korrik, njoftoi një përgjegjës turk. “Personat në fjalë janë hequr përkohësisht nga funskioni i tyre, koha e mjaftueshme për të zhvilluar një hetim”, deklaroi ky përgjegjës. Janë pezulluar gjithsej 11 500 mësues të dyshuar nga Ministria e Edukumit se kanë marrë pjesë në aktivitete në mbështetje të organizatës separatiste terroriste dhe grupeve lidhura me të, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolli.

Lexo më Shumë

DËNOJINI HAPUR KRIMIN DHE KRIMINELËT! Si ai që e kryen krimin, ashtu edhe ai që e ndihmon, e fsheh, e hesht, e toleron, nuk e lufton, kanë përgjegjësi të njëjtë sipas parimeve morale, traditës sonë zakonore dhe konventave ndërkombëtare kundër krimit të organizuar. Çuditërisht, vetëm ndër ne shqiptarët ky fenomen merret për heroizëm, patriotizëm, shkathtësi profesionale, zhdërvjelltësi politike, vizion për të ardhmen dhe synim drejtë integrimeve euroatlantike! Turpi me bukë nuk hahet në asnjë vend të qytetëruar të botës, përveç se tek ne. Për një shekull me radhë, sidomos shërbimet sllave, ia kanë arritur qëllimit ta përkeqësojnë kodin gjenetik të…

Lexo më Shumë