Po i afrohemi ditëve të Kurban Bajramit, njërit nga dy festat më madhore të islamit në një vit hënor. Pasi manifestimet islame nuk janë thjesht vetëm për të kremtuar, por ato janë një dëshmi për rrumbullakimin e obligimeve të caktuara me Kur’anin Famëlartë, do të themi se ditët e Kurban Bajramit janë një manifestim ku besimtari arrin pjekurinë më të lartë duke sakrifikuar edhe shpirtin e një gjallese për të dëshmuar devotshmërinë e tij ndaj Krijuesit, Allahut xh.sh. Parimisht, sakrifikimi për Allahun e Madhërishëm daton që nga koha e njeriut të parë Ademit a.s dhe në vazhdimësi është detyrë dhe…
Author: Rilinda
Kapitalizmi modern duke e çliruar individin nga prangat e tij në të njëjtën kohë i ka dhënë fund edhe mundësisë së identifikimit me rolin e tij shoqëror; u krijuan kushte të reja ku gjithçka varej nga përpjekjet e tij personale, e jo nga siguria e prestigjit të tij tradicional. Në këtë mënyrë u lëkundën të gjitha themelet e jetës tradicionale – ku personi ishte ndjerë i sigurt Të gjithë jemi të entuziazmuar nga fjala liri, jetojmë dhe vdesim për të qenë të lirë. Pa dyshim e tërë historia moderne është e bazuar në luftërat për liri ekonomike, politike, dhe atë…
Në rajonet e Selanikut dhe Peloponezit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e rrëmbyeshme dyditëshe të shiut, lajmëroi agjencia ANA. Në mbledhjen në qytetin Kalamata, në të cilën ka marrë pjesë delegacioni qeveritar, është vendosur të ndërmeren masa të jashtëzakonshme. Deri tani në përmbytjet jetën e humbën katër persona, ndërsa një person rezulton i zhdukur. Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerin 24 persona në Selanik, 29 janë shpëtuar në Lakonija dhe 21 në Mesinia.
Mitko Çavkov, edhe ishte nënshkrues i paautorizuar në dokumentet e MPB-së, edhe ministër jo kushtetues gjë të cilën e vërtetoi Kuvendi i RM-së. Por, ai përsëri, ka shumë gjasa, që nuk do të ketë asnjë pasojë për këtë, para së gjithash, për shkak të kontradiktave ligjore në Gjykatën Kushtetuese Është vërtetuar informacioni se ministri gati i zëvendësuar për punë të brendshme, Mitko Çavkov, por edhe ministri një ditor,Oliver Andonov, nuk kanë mbledhur nënshkrime në Regjistrin qendror, aty ku dërgohen të dhënat e MPB si për person juridik, nuk do të ketë pasoja juridike në lidhje me dokumentet e nënshkruara. Këtë…
“Zullumi që ua shkaktoi shqiptarëve BDI-ja gjatë këtyre 14 viteve, vështirë mund të përllogaritet dhe matet. BDI-ja ua shqiptarëve rrënoi historinë, ua vështirësoi të sotmen dhe ua shkatërroi të ardhmen. BDI-ja shkatërroi gjithçka të vlefshme për shqiptarët: moralin, virtytet shoqërore dhe kombëtare, shkeli dhe tradhtoi gjakun e dëshmorëve, e uli dinjitetin e shqiptarëve (në atë shkallë saqë sllavët e Maqedonisë na emërtuan “диво племе” dhe “индијанци”), e përbuzi edhe veten e tyre duke u vetëdeklaruar se janë më “shkja se shkijet”. Të gjitha këto krime janë shumë të vogla në krahasim me krimin më makabër që e ka bërë dhe…
Organet greke të rendit kanë arrestuar dy shtetas grekë pranë kufirit me Shqipërinë teksa po përpiqeshin të kalonin me dy atutomjetet që drejtonin 14 refugjatë sirianë. Trafikantët janë arrestuar në vendin e quajtur Kato Pteria të Kosturit. Siç bëjnë me dije burime policore përtej kufirit shqiptar, ata i prisnin pjesëtarë të tjerë të grupit të cilët do t’i shoqëronin sirianët nëpërmejt Shqipërisë në fillim në Kosovë, më pas në Beograd e prej atje drejt vendeve të Europës qendrore. Çdo refugjat kishte paguar tek dy trafikantët 1200 euro. Të arrestuarit, të moshës 40 dhe 73 vjeç, janë çuar tek prokurori, ndërsa…
Komuna e Tetovës tashmë gati dy muaj, me një intenzitet të hovshëm ka filluar me asfaltimin e rrugëve në brendësi të qytetit dhe viseve përiferike. Krahas zhvillimeve të punimeve në rrugën Shipkovicë-Brodec, Komuna para disa ditësh mbaroi edhe rrugën “172” , rrugën “168” , rrugën në lagjen Drenovec, rrugën “Vëllezërit Miladinov”, rrugën “Tetovarja” rrugën përballë Gjimnazit të qytetit, rrugën “Kongresi i Manastirit” etj. Vlen të theksohet se shumica e këtyre akseve rrugore ishin premtuar nga Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ndodhur në qytetin Hangzhou të Kinës për të marrë pjesë në Samitin e Shteteve dhe Qeverive G20 ka realizuar një takim me presidentin amerikan, Barack Obama. Pas takimit Erdoğan dhe Obama kanë bërë disa deklarata për gazetarët. Presidenti turk duke rikujtuar se me presidentin Obama ka biseduar në telefon pas tentativës së puçit më 15 korrik nga organizata terroriste Fetullahçi (FETÖ), ai ka shprehur falënderimet ndaj presidentit Obama për mbështetjen e dhënë kundër tentativës së puçit. Ndër të tjera Erdoğan pasi ka theksuar se partneriteti strategjik shumëvjeçar i Turqisë me SHBA-në me Obamën…
Dy ditë pas kritikave të shumta për bojkotimin e seancës parlamentare të 1 shtatorit, ku duhej të votohej Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lista Serbe u lëshua në sulm të ashpër. Pretekst për këtë ofensive propagandistike shërbeu dëmtimi i pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër në Lipjan, pllakë kushtuar civilëve serbëve të vrarë në verë të vitit 1999 që propaganda serbe ua vesh “terrorit shqiptar”. Akti i përdhosjes së pllakave përkujtimore është akt neveritës. Por, ajo që është thelbësore në këtë çështje ka të bëjë me pyetjen se kush mund të qëndrojë realisht prapa vrasjes së…
Disa qindra refugjatë nga Lindja e Mesme protestuan në kryeqytetin grek të Athinës për shkak të mbylljes së kufijve drejt Evropës, raporton Anadolu Agency (AA). Refugjatët janë tubuar në sheshin Sintagma ku ndodhet edhe godina e Parlamentit ndërsa më pas bënë një shëtitje të qetë deri tek qendra e qytetit. Protesta ka zgjatur dy orë dhe nuk ka patur asnjë incident.
Vitin e kaluar kanë ardhur në Gjermani më shumë se një milion migrantë përmes itinerarit të Ballkanit. Kjo rrugë është mbyllur tani, por mijëra njerëz presin para telave me gjemba. Me 22 tetor të vitit të kaluar autoritetet e Sllovenisë raportonin për ardhjen e rreth 12.000 refugjatëve. Një ditë më pas kishin ardhur madje 14.000 refugjatë të tjerë. Ky ishte edhe kulmi i valës së refugjatëve, të nisur në shtator. Deri në mbylljen e kësaj rruge, në mars të vitit 2016, nëpër këtë vend kanë kaluar mbi një milion njerëz, të cilët kanë ardhur deri në Gjermani. Si është gjendja…
Prej disa muajsh, Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë mosmarrëveshje lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit turq që duan të hyjnë në vendet e unionit. Vizita e Presidentit të Parlamentit Evropian në Ankara, Martin Shulc, sinjalizon një intensifikim të përpjekjeve të Brukselit për ruajten e marrëdhënieve të mira me Turqinë, e megjithatë, takimi me kryeministrin Binali Yildirim nuk prodhoi një zgjidhje. Për shkak të gjendjes aktuale në vend, lideri turk refuzoi sërish ndryshimin e ligjeve antiterror, gjë që BE-ja e ka vendosur si kusht për heqjen e vizave. “Për momentin, në këtë çështje nuk ka fare lëvizje, për…

