“Zullumi që ua shkaktoi shqiptarëve BDI-ja gjatë këtyre 14 viteve, vështirë mund të përllogaritet dhe matet. BDI-ja ua shqiptarëve rrënoi historinë, ua vështirësoi të sotmen dhe ua shkatërroi të ardhmen. BDI-ja shkatërroi gjithçka të vlefshme për shqiptarët: moralin, virtytet shoqërore dhe kombëtare, shkeli dhe tradhtoi gjakun e dëshmorëve, e uli dinjitetin e shqiptarëve (në atë shkallë saqë sllavët e Maqedonisë na emërtuan “диво племе” dhe “индијанци”), e përbuzi edhe veten e tyre duke u vetëdeklaruar se janë më “shkja se shkijet”.
Të gjitha këto krime janë shumë të vogla në krahasim me krimin më makabër që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë BDI-ja – shkatërrimin e arsimit shqip. Duke filluar që nga arsimi fillor, e deri te ai pasuniversitar, BDI-ja me veprimet e saj jashtë çdo logjike, e shkatërroi bërthamën edhe indin e arsimit shqip. Sot, si asnjëherë më parë, nxënësit shqiptarë edukohen dhe mësojnë me tekste ku fyhen kombi shqiptar dhe feja e tyre, ata mësojnë në objekte ku mungon shumëçka, shpesh edukohen dhe mësohen nga militantë partiakë dhe jo mësimdhenës të kualifikuar, ndërsa shkollat shqipe udhëhiqen nga drejtorë që detyrë parësore e kanë angazhimin e tyre politik.
Intelektualët shqiptarë, pavarësisht përcaktimeve të tyre politike, duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon dhe ta ngrenë zërin e arsyes, duke i thënë NDAL kësaj çoroditjeje. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë sot, do t’i gjykojë historia nesër”./infoshqip.com
Data 21.08.2026
Aktuale
- Fëmija 16-muajsh përfundon në spital në Kumanovë pasi dyshohet se ka pirë benzinë
- Pa pagesën e gjobës nuk ka dalje nga Maqedonia e Veriut: Tetë pika të reja në Tabanoc
- VMRO-DPMNE: Islam Abazi e mbylli lëndën për spitalet modulare dhe e shpëtoi Venko Filipçen nga ndjekja penale
- QMK: Pesë zjarre aktive, dy nën kontroll
- “Urgjenca më mbylli telefonin”/ U pickua nga gjarpri, turistja australiane nxjerr në pah problemet me shëndetësinë shqiptare: Gjendja në spital, e mjerueshme!
- Porositi tortën për 30-vjetor, por doli krejt gabim – atëherë burri i saj bëri diçka që nuk e priste
- Bozhinovska: Transformimi digjital dhe siguria kibernetike janë kyçe për një sistem energjetik të sigurt dhe rezistent
- Angellov: Është shuar zjarri në rrethinën e fshatit Llopaticë


