Një takim i përbashkët i qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji në Nish, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të afërta me Qeverinë në Beograd. Hollësitë e takimit nuk janë saktësuar, por mendohet se në këtë takim nuk do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ose kryeministri Isa Mustafa, por një nivel më i ulët politik. Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheqë kryeministri Edi Rama. Takimin në Nish, që ende është në fazën e planifikimit, e inicio Beogradi dhe koncepti i…
Author: Rilinda
Mr.Sc Flakron BEXHETI PUSHTETI PO E BËN MAQEDONINË DESTINACION TË PADËSHIRUESHËM RAJONAL? Vizita e fundit e zv presidentit Amerikan Joe Biden në Sërbi dhe Kosovë, u cilësua historike për ty vendet. Zëvendës Presidenti Amerikan Joe Biden është njeriu kryesor në administratën e Presidentit Barack Obama për çështjen e Ballkanit , respektivisht për të kontribuar ne zgjedhjen e kontesteve politike në Maqedoni, Kosovë , Sërbi, Bonsje e Hercegovinë. Vizita në Sërbi dhe Kosovë ishte një përpjekje për të nxitur përparim në drejtim të Marëveshjes së Brukselit dhe për afrimin e marrëdhënieve mes shtetit të Sërbisë dhe të Kosovës. Si element tjeter…
Në mbledhjen e Këshillit të zhvillimit planorë të pollogut sot është aritur marrëshje për zhbllokimin e bllokadës nga banorët e viseve rurale që gravitojnë afër deponisë “RUSINO” të Gostivarit për komunat e pollogut. Kryetarja e KZHRPP, Teuta Arifi bashkë me Kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe kryetarëve të bashkësive lokale kanë aritur një marrëveshje me të drejta dhe detyrime që i obligojnë të dy palët. Ajo në rrjetin social fejsbuk ka publikuar : Sot, në hapësirat e komunës së Gostivarit, u mbajt mbledhja e rradhës së Këshillit për zhvillm të rajonit planor të Pollogut. Mbledhja u udhëhoq nga kryetarja e…
Ish-kryetari i Ulqinit dhe ish-ministri për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Gëzim Hajdinaga, është pajtuar që të jetë në krye të listës zgjedhore, e cila synon që pas shumë kohësh t’i bëjë bashkë sa më shumë parti dhe organizata të shqiptarëve. “Jemi të sigurt se kjo listë të cilën do ta udhëheqë Hajdinaga, si njeri i cili për më së një dekadë ka qenë iniciues dhe realizues i shumë projekteve më vlerë për shqiptarët, do të fitojë votën e tyre dhe do t’i përfaqësojë me dinjitet në Parlamentin e Malit të Zi”, është thënë në…
Në pjesë mbi banjën e qytetit në hidrocentralin pena, ka filluar të bëhet pastrimi i të prurave në shtratin e lumit, në pjesën para hyrjes së shtratit të lumit pena në hidrocentral. Realizuesi i punimeve është Komuna e Tetovës dhe kompania EVN.
Herët ose vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe klerikut Fetullah Gylen. Deklarata u bë sot nga Erdogan, i cili ka ashpërsuar tonet ndaj ndërkombëtarëve pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Në një fjalim para qytetarëve turq, Erdogan ka thënë se SHBA-të herët apo vonë do të detyrohet ta bëj një zgjedhje ndërmjet Turqisë dhe organizatës së Gylenit, FETO. “Herët apo vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë ose FETO-n. Ose terroristin puçist FETO ose Turqinë, vendin e demokracisë. Do të ndodhen në situatën…
“TEBBET JEDA…” – GÜLENIT “Ne gjithmonë në fund i fitojmë fytyrat e të vërtetave tona.” Albert Camus Pas një periudhe thuajse 100-vjeçare ndodhi 15 korriku i këtij viti, për arsye se para 100 vitesh përjetoi fundin një ndër perandoritë më të mëdha në historinë botërore, ndaj të cilës historiografia është treguar e padrejtë dhe atë për arsye të shumta. E para, për arsye se e heshti, u mundua ta shtrembërojë historinë dhe përpos kësaj filloi një botëkuptim i ri për luftën, pasojat e të cilit ne në çdo mënyrë jemi duke i përjetuar, saqë për shkencën e historisë, gjeografisë dhe…
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se çështja e Kosovës mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij, e cila nuk e njeh shpalljen në mënyrë të njëanshme të Pavarësisë së – siç thotë ai, – krahinës jugore serbe. Vuçiç ka bërë me dije gjithashtu se, është në interes të stabilitetit rajonal, vazhdimi i dialogut me Prishtinën. “Në dialog ne do të marrim pjesë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente. Të gjitha marrëveshjet, siç është vepruar edhe më parë, do të vihen në dispozicion të publikut”, është shprehur Vuçiç. Ai ka shtuar se Serbia do të vazhdojë…
Në qytetin rus Sankt Petersburg sot do të tkaohen presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, që duhet të paraqesë hap të ri drejt ngrohjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, pas përkeqësimit të tyre drastik në nëntor të vitit të kaluar, kur forcat turke rrëzuan aeroplanin ushtarak rus mbi kufirin me Sirinë, transmeton Fakte. Siç vlerësojnë mediumet perëndimore, kjo vizita e parë e Erdoganit në një vend të huaj pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik, vjen në kohën kur Erdogani disa herë shprehi pakënaqësi nga “mungesa e mbështetjes nga ana e miqve të tij…
Albin Kurti ka komentuar në intervistën për “Shekulli” edhe debatin mbi sovranitetin dhe ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, lidhur me reformën në drejtësi. Edhe në Shqipëri ka një debat publik mbi sovranitetin. Si duhet trajtuar sovraniteti, në kushtet aktuale të integrimit në strukturat euro-atlantike, si për Shqipërinë dhe për Kosovën? Debati në Shqipëri nuk është për sovranitetin territorial, por për një sovranitet politik mbi një pushtet, siç është gjyqësori. Nuk mund të shprehem gjatë në këtë intervistë mbi atë çka po ndodh në Shqipëri, me amendimin e Kushtetutës dhe me “Reformën në Drejtësi”, por mund të them vetëm se, pavarësisht integrimeve…
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të parashikuara për në tetor do të mbahen me kodin e vjetër zgjedhor. Ky kod është në disavantazh të partive shqiptare, të cilat thonë se komunitetit shqiptar i takojnë më shumë vende në Parlament sepse përbëjnë 5% të popullsisë. https://www.youtube.com/watch?v=v3MxGSTRDU4
Pas qetësimit të situatës me reshjet, niveli i lumit në Reçicë të Madhe dukshëm ka rrënë. Ekipet punuese janë në teren, respektivisht përgjatë rrjedhës së lumit, dhe për momentin me maqineri të rëndë është duke u realizuar pastrimi i disa pikave kyçe të shtratit të lumit si dhe zgjërimi i tij. Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës me qëllim parandalimin e efekteve të padëshiruara, në rast se reshjet vazdojnë. Për momentin situata është e qetë, nuk ka dëmtime mbi pronat e banorëve të kësaj ane, por ekipet komunale do të vazdojnë të qëndrojnë në teren për të ndihmuar dhe…

