Transporti i nxënësve në Strugë edhe këtë vit përballet me probleme serioze. Nxënësit nga fshati i Strugës Labunishtë më parë refuzuan të shkojnë në shkollë për shkak të problemit me transportin dhe numrin e pamjaftueshëm të autobusëve. Për shkak të kësaj disa nxënës kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për disa ditë dhe të mos shkojnë në shkollë Nga gjimnazi Ibrahim Temo pranojnë se ka probleme. Muça shton se tashmë janë dorëzuar edhe ankesa deri tek transportuesit. Me këtë problem janë njoftuar edhe në komunë. Përndryshe, reagojnë dhe nxënësit me të cilët biseduam. Ata kërkojnë që kompetentët ta zgjidhin problemin, që të mos ndodhë siç thonë ata, të mungojnë në mësime ose të paguajnë bileta nga xhepi i tyre.
“Ajo zgjati tre ditë. Vetëm nga një autobusi vinte. Ka 200-250 nxënës, ndërsa në një autobus udhëtojnë 80-90 nxënës. Thanë se do të zgjidhet problemi, do të shohim”, u shpreh një nxënës.
“Dy, tre ditë nuk kishte, kemi protestuar dhe e sollën autobusin. Lëshuan një autobus dhe një furgon”, tha një tjetër nxënës.
Nga komuna e Strugës theksojnë se bllok – dotacionet që shteti i ka dhënë për transportin e nxënësve ende nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e shkollave dhe se shpesh kanë intervenuar me paratë e komunës.
/Miki TRajkovski
Data 30.05.2026
Aktuale
- Pesë të arrestuar për dhunë në familje brenda 24 orëve, mes viktimave edhe dy të mitur
- Në vitin 2025 janë pastruar vetëm 20,6% e ujërave të ndotura
- Mickoski: Inspektimet për zbatimin e ligjit për mbrojtje nga duhani do të jenë rigoroze
- Policia e arreston burrin që dhunoj gruan dhe u filmua nga një dëshmitar okular
- Incident në Spitalin e Tetovës, 67-vjeçari sulmon fizikisht kolegen gjatë orarit të punës
- Nga java e ardhshme, ulje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut
- Qeveria paralajmëron lirim të dizelit për 6.5 denarë
- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë lë në burg Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn

