Author: Rilinda

Në vitin 1973 Dalip Brahimi nga Hasanbegu me duart e tij kishte ndërtuar shtëpinë cila në gusht nga vërshimet iu shkatërrua tërësisht. Ai thotë se shuma prej 1700 eurosh nga kompensimi i dëmeve nuk i mundëson të nis rikonstruimin e shtëpisë. Për momentin, ai bashkë me 7 anëtarët tjerë të familjes janë shpërngulur në një shtëpi tjetër të cilën kanë arritur ta rregullojnë sa për ta kaluar këtë dimër. Madje, plaku thotë se janë bërë shumë padrejtësi gjatë vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve. “1700 euro ndërsa e gjithë shtëpia është shkatërruar, në atë shtëpi janë 10-15 mijë euro harxhime, të…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp, informojnë nga partia. “Shumica e qytetarëve, më shumë se 600.000 persona kanë zgjedhur ndryshime. Ndryshimet tanimë kanë ndodhur dhe askush nuk mund t’i ndalë”, deklaroi Zaev. Zaev në takim ka shtuar se Maqedonia do të fitojë Qeveri të të gjithë qytetarëve e cila do të përkushtohet në reforma, në gjyqësori, media, por edhe në institucionet të cilat duhet të jenë në shërbim të qytetarëve. “Qytetarët kanë vendosur për Qeveri e cila do të hapë perspektiva dhe ai është hapi i ardhshëm në proceset e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorit e Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier. “Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori i Francës diskutuan rreth zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe nevojës për stabilitet politik dhe rikthim të agjendës EuroAtlantike. Lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se BDI po i ndjek zhvillimet me kujdes dhe qetësi duke patur gjithnjë në konsideratë interesin e qytetarëve dhe nevojën për siguri dhe stabilitet në shtet. Ahmeti elaboroi edhe mbi platformën e BDI-së për barazi gjuhësore dhe ekonomike, konsensualitet, reforma dhe sundimit të ligjit si…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot çmimi shtetëror “Mito Hxhivasilev – Jasmin” për vitin 2016, iu dorëzua laureatëve të sivjetmë Alush Kamberit – për publicistikë dhe Toni Dimkovit për gazetari. Gazetari i pensionuar, Alush Kamberi mbi 45 vjet të jetës së tij, i ka kaluar në Televizionin e Maqedonisë, në programin dokumentar në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Në krijimtarinë e tij të pasur televizive ka mbi 400 njësi dokumentare. Është autor i filmit të ardhjes së parë të Nënës Terezë në Maqedoni. Për nobelisten dhe humanisten ka bërë edhe tre dokumentare të tjera si dhe filmin “Kur Nëna Terezë…

Lexo më Shumë

Aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Shkup mbrëmë kanë shfaqur shifra alarmante për praninë e grimcave PM10. 981 mikro gram në metër kub ka shfaqur stacioni matës tek Rektorati, ndërsa 559 në lagjen Lisiçe. Nga Instituti për Shëndet Publik, thonë se kjo është pasojë e ndërtimeve të shumta dhe urbanizimit të qytetit, numrit të madh të automjeteve, por edhe ngrohja me drunj gjatë periudhës së dimrit. Megjithatë, theksohet se problemi është shumëdimensional, andaj edhe qasja drejt zgjidhjes së problemit duhet të jetë e tillë. Nga Instituti për Shëndet Publik apelojnë që gjatë periudha kur ka ndotje…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Fatmir Dehari ka ngritur flamurin turk para ndërtesës komunale, informon INA. Ai është shfaqur në fotografi në çastin kur është bërë akti i ngritjes së flamurit turk, ku kanë pasur edhe shumë lavdërata dhe mirënjohje edhe nga komuniteti turk me porosinë “aferim”. Disa muaj më parë kjo komunë zyrtarizoi përdorimin e gjuhës turke si gjuhë zyrtare, edhe pse nuk dihet saktë se sa turq jetojnë në këtë komunë, pasi që nuk ka regjistrim nga viti 2002.

Lexo më Shumë

Bartësi i listës për deputetë nga LSDM për zonën zgjedhore numbër 6, Petre Shilegov ka rikujtuar pushtetin se do të humbin vota në Tearcë, vendin e vetëm ku do të rivotohet. ”Në Tearcë digjet zjarri” ka shkruar Shilegov duke aluduar për votimin e 25 dhjetorit. Përndryshe, në një vendovim në Tearcë do të votohet pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që aty ka pasur parregullsi. Në të njejtin vendvotim rezultatet kanë qenë si vijon: 91 vota për OBRM-PDUKM-në, 87 vota për LSDM-në, 65 vota për Lëvizjen Besa, 64 vota për PDSH-në, 53 vota për BDI-në, 25 vota për Aleancën për Shqiptarët dhe…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë kryer plaçkitje mbi një banor 27-vjeçar të Gostivarit kur fizikisht e kanë sulmuar dhe ia kanë marrë paratë dhe telefonin celular. Plaçkitja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 kur në rrugën rajonale Gostivar – Kërçovë, pas urës së lumit Vardar, dy persona, nga të cilët njëri F.Sh. nga Shqipëria, kanë kërkuar që 27-vjeçari F.A. t’i dërgojë deri te fshati Raven. Kur kanë arritur kanë kërkuar nga ai që të ndalojë dhe t’u bëjë dritë me telefonin celular për shkak se i kanë humbur çelësat. Pasi që kanë dalë jashtë, dy personat fizikisht e kanë sulmuar F.A., duke…

Lexo më Shumë

Tre prej njëzet gjykatësve administrativ që po shqyrtojnë paditë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, janë nën hetime për krim zgjedhor. Por, në total janë pesë gjykatës të Administratives të cilët Specialja po i heton për keqpërdorimin e detyrës zyrtare duke bërë manipulime zgjedhore. Konfirmimi vjen nga Prokuroria Speciale. Zëdhënësja e Speciales Lençe Ristovska tha për Televizionin Shenja se personat e dyshuar po hetohen tashmë një kohë të gjatë dhe janë të parët për të cilët ata dhanë njoftimin, paralelisht me rastin “Titanik”. “Pesë gjykatës të Gjykatës Administrative janë të dyshuar për keqpërdorime zgjedhore. Tre prej tyre po veprojnë tani në paditë…

Lexo më Shumë

Televizioni rumun “Realitatja” si të papritur e vlerësoi nominimin e Sevil Shajdeh 52 vjeçare për funksionin e kryeministres së Rumanisë. Përderisa ndodh kjo, për herë të parë në historinë e saj, Rumania do të ketë kryeministre grua edhe atë myslimane. Sevil Shajdeh në vitin 2015 ishte ministre e Zhvillimit rajonal. Para kësaj, përafërsisht dy dekada ajo ka punuar në administratën e qarkut të qytetit Konstanca. Sevil Shajdeh është e martuar me shtetas sirian, shton televizioni “Realitatja”

Lexo më Shumë

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë” bëri shpërndarjen e Gjashtë për vitin 2016. Qëllimi i projektit është sigurimi i artikujve elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë për familjet në nevojë në rrethinën e Kumanovës dhe Likovës. Familjet përfituese janë përzgjedhur në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike e shëndetësore, në bazë të evaluimit të formularëve, të cilët janë plotësuar nga stafi i QSA-së, me rastin e intervistimit të këtyre familjeve. Përmes projektit “Bukë dhe shpresë”, QSA synon që të solidarizohet me familjet në nevojë, duke ua kthyer shpresën se dikush përkujdeset për këto familje…

Lexo më Shumë

as anulimit të rezultateve dhe vendimit për rivotim në vendvotimin numër 2011 në Tearcë, KSHZ ka bërë azhurimin e rezultateve totale të zonës 6. Sipas KSHZ tabela tani duket kështu: Robert Nesimi Robert Nesimi Partia Vota Mandate VMRO 26,044 4 PDSH 16,161 2 BDI 40,546 6 LSDM 25,741 3 Besa 24,989 3 Aleanca 17,945 2 Me këto rezultate përjashtohet mundësia që ndonjëra parti shqiptare të fitojë ndonjë mandat plus. Më afër ka qenë Lëvizja Besa të cilës i duhen 1.055 vota, por vendvotimi 2011 ka vetëm 714 votues. Në lojë pra mbeten vetëm VMRO dhe LSDM. Analisti Robert Nesimi, për…

Lexo më Shumë