Konferencë e parë shkencore për ndotjen e ajrit do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qendrës për kërkim dhe informim për mjedisin e jetesë “Eko-svet” në Shkup. Konferenca ka për qëllim që të nxitë debatin midis qytetarëve dhe ekspertëve në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për këtë problem.
Author: Rilinda
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, me dukuri të vranësirave të vogla lokale në pjesët perëndimroe të vendit. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri minus 5, ndërsa e ditës prej 4 deri 10 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus 6, ndërsa e ditës do të ngritet deri shtatë gradë. Në ditët në vijim do të përqendrohet mot…
Në të dyja anët e rrugës që shpie nga fshati Kalishtë drejt Strugës, vërehen sasi të mëdha të mbeturinave, pjesa më e madhe e të cilave janë mbetje nga ndërtimet, që formojnë disa mini deponi. Një pjesë e mbeturinave gjendet pranë liqenit, që jep përshtypjen se këtu nuk mbahet llogari çfarë ku hidhet. Banorët me të cilët biseduam, thanë se shërbimet e inspektimet duhet të jenë më aktive në këtë terren. Nga Inspektorati komunal për Alsat thanë se që në muajin maj ata kanë kryer kontroll në terren, por kanë konstatuar se bëhet fjalë për prona private. Është kërkuar nga…
Në Maqedoni po vazhdon praktika e disa bizneseve shqiptare që preferojnë të reklamohen tek mediat maqedonase. Kjo dukuri është evidente dhe se shumë biznesmenë preferojnë që të reklamohen tek mediat maqedonase, edhe pse ata nuk kanë përfaqësitë e posaçme të ndonjë biznesi me renome apo brend ndërkombëtarë. Por këtë e bëjnë për qëllimet e tyre, duke qenë të lidhur edhe me struktura politike. Edhe në bisedat e përgjuara dyshohet për biznesmenë shqiptarë që derdhin para tek disa media, por duke kërkuar që të mos publikohet reklama e tyre. Ata në një formë siç mëson INA paraqiten si sponsorizues të aktiviteteve…
Rritja e rrogave është një ndër elementet kyç të Planit për jetë, ka hapësirë që rrogat të rriten në Maqedoni, ndërkaq kjo do të arrihet me vendosje të sistemit të drejtë tatimor dhe social, mekanizma kontrollues për njerëzit në pushtet, transparencë të plotë në shpenzimet publike, deklaroi sot Dragan Tevdovski, kryetar i Komsiionit të LSDM-së për ekonomi. Sipas tij, nëse shihet ekonomia e përgjithshme e Maqedonisë, pjesëmarrja e rrogave dhe kompensimeve për të punësuarit në BPV është ulur, ndërsa për llogari të kësaj është rritur pjesëmarrja në fitimin në BPV. “Shumica e qytetarëve në vend nuk ka të ardhura nga…
Banorët e fshatit Tearcë të Tetovës kanë mirëpritur përsëritjen e votimeve në vendvotimin 2011 në këtë komunë. Gjykata Administrative një ditë më parë vendosi që të dielën të rivotohet në këtë fshat për shkak të parregullsive që denoncoi LSDM-ja, respektivisht mospërputhjes së proces verbaleve. Banorët e anketuar nga Alsat u shprehën të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij vendvotimi në rezultatin zgjedhor dhe thanë se të dielën do të votojnë në mënyrë masive. “Ka nevojë me dalë të gjithë, dhe ju them me dal të gjithë, sa më shumë”. “Duhet të dalin krejt, pa marrë parasysh kujt i shkon vota si…
Nga Lëvizja BESA kanë thënë se nuk besojnë në iniciativën që e ka paralajmëruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. “Ahmeti nuk ka kredibilitet për diçka të tillë. Lëvizja BESA nuk bëhet pjesë e qeverisë pa pranimin e Ridefinimit. Qeveria, kushdo që ta bëjë, do të ketë përkrahjen tonë për çështjet strategjike të shtetit”, kanë thënë nga Lëvizja BESA, duke përsëritur se nuk do të jenë pjesë e një qeverie ku do të përfshiheshin të dyshuar nga PSP. “Këto qëndrime ia kemi transmetuar edhe ambasadorit amerikan në Shkup, Xhes Bejli”, kanë theksuar nga Lëvizja BESA. Për dallim prej kësaj lëvizje, partitë…
Tearca ka nderin të vulosë fitoren e Maqedonisë demokratike dhe qytetare, tha bastësi i listës së kandidatëve për deputetë i LSDM-së për njësinë zgjedhore numër 1, Petre Shilegov gjatë vizitës së sotme në Tearcë të Tetovës. “Maqedonia veçon fitoren mbi regjimin. Mbi 600 000 qytetarë të Maqedonisë zgjodhën jetë, e zgjodhën bashkësinë, përkundër politikave të ndarjes me të cilat qeveriste regjimi i Nikolla Gruevskit. Në Maqedoni e kthyem jetën. Tearca do ta ketë atë nder ta vulosë fitoren e Maqedonisë qytetare, demokratike. Qytetarët e Tearcës, si qytetarët e gjithë Maqedonisë, zgjedhin Maqedoni evropiane. Edhe këtu në Tearcë qytetarët meritojnë të…
CIVIL kërkon kthimin e Shtetit Juridik në Republikën e Maqedonisë. Demokracia, sundimi i të drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë të pandara dhe duhet të jenë të siguruara nga institucionet të cilat duhet të lirohen nga kontrolli i partive politike menjëherë dhe pa asnjë prolongim. Vendimi i Gjykatës Administrative për rivotim në Njësinë Zgjedhore 2011 në Tearcë tregon se institucionet e drejtësisë po marrin guximin dhe premtojnë punë të pavarur dhe sjellje të vendimeve sipas ligjit. Kjo as nga larg nuk është mjaftueshëm, por është fillim i mirë. Të gjithë duhet t’i respektojnë parimet e shtetit juridik,…
Gjithsej 24,2 për qind e të rinjve kanë pirë duhan dhe 38 për qind kanë përdorur alkool në 30 ditët e fundit, tregojnë rezultatet nga raporti për Përdorimin e cigareve, alkoolit dhe drogave tek rinia shkollore në vitin 2015 të Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë. Hulumtuesja kryesore për përfaqësimin e substancave subtropike dhe prëdorimin e tyre nga nxënësit (EPSAD) në Maqedoni, Silvana Onçeva, tha se dukshëm ulet numri i të rinjve të cilët kanë përdorur cigare prej 56,5 për qind në vitin 1999 në 38 për qind në vitin 2015, që është nën mesataren evropiane prej 46…
Këshilli i prokurorëve publik deri në fund të vitit do të thirr mbledhje ku do të vendos nëse rasti “Sopoti” do t’i takojë Prokurorisë Speciale Publike ose jo. Këtë e konfirmoi vetë kryetari i këtij këshilli, Petar Anevski. “Deri në fund të këtij muaji do të thirret mbledhja në të cilën do të vendosim për lëndën “Sopoti”, u shpreh Petar Anevski, Kryetar i Këshillit të prokurorëve publik. Meqenëse Prokuroria Publike nuk iu përgjigj PSP-së dhe lëndën e dërgoi në Këshillin e prokurorëve dhe përderisa afati 8 ditor i garantuar me ligj ka skaduar prej kohësh, PSP me ligj e ka…
Banorët e Gostivarit të cilët kanë votuar në vendvotimin 0396/1 ku KSHZ konstatoi parregullsi nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Administrative për mos përsëritje të votimit në këtë vendvotim. Ata kërkojnë që Administrativja të rishqyrtojë edhe një herë vendimin. “Duhet të rivotohet përsëri, sa do të ketë ndikim ajo nuk e di a do të votohet vetëm në këtë vendvotim apo n ë gjithë zonën nuk e di. Nëse rivotohet përsëri atëherë votat do jenë ndryshe nga se ishin”. “Dëshirojmë të votohet edhe njëherë sepse zgjedhjet kanë qenë të parregullta me siguri. Nuk pajtohemi me gjykatën Administrative, pajtohemi që të…

