Rritja e rrogave është një ndër elementet kyç të Planit për jetë, ka hapësirë që rrogat të rriten në Maqedoni, ndërkaq kjo do të arrihet me vendosje të sistemit të drejtë tatimor dhe social, mekanizma kontrollues për njerëzit në pushtet, transparencë të plotë në shpenzimet publike, deklaroi sot Dragan Tevdovski, kryetar i Komsiionit të LSDM-së për ekonomi.
Sipas tij, nëse shihet ekonomia e përgjithshme e Maqedonisë, pjesëmarrja e rrogave dhe kompensimeve për të punësuarit në BPV është ulur, ndërsa për llogari të kësaj është rritur pjesëmarrja në fitimin në BPV.
“Shumica e qytetarëve në vend nuk ka të ardhura nga kapitali, por jetojnë vetëm nga puna e vet. për këtë arsye, në mënyrë që të ngritet standardi i tyre jetësor, nevojitet që Maqdonia të dalë nga niveli i ulët i rrogave. Plani ynë për jetë përmban masaa të cilat do të bëjnë presion që rrogat në maqedoni të rriten”, tha Tevdovski.
Në mesin e masave i ceki rritjen e rrogës mesatare në 12 mijë denarë në prill të vitit 2017, ndërsa deri në fund të mandatit, thotë, ajo do të paraqesë deri 16.000 denarë, rritje të rrogave në shëndetësi dhe arsim dhe krijim i kushteve për organizim më të mirë të punëtorëve gjatë negociimit për rrogat.
Data 15.06.2026
Aktuale
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën
- Nga java e ardhshme, Mickoski paralajmëron ulje të konsiderueshme e çmimeve të benzinave
- U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin, djalin e Erzen Breçanit
- Maqedonia anëtare e rrjetit global për siguri kibernetike “FIRST”
- Kujdestarja nga Kosova pretendon se u dhunua nga punëdhënësi në Tetovë

