Bartësi i listës së kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, në njësinë e gjashtë zgjedhore, Petre Shilegov, sot vizitoi Tearcën, prej ku parlajmëroi projekte infrastrukturore për përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre të Tearcës. “Qytetarët e Tearcës, si dhe qytetarët tjerë të Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë, meritojnë jetë në shtëpitë e tyre. Këtu në Tearcë qytetarët meritojnë të kenë kanalizim dhe ujësjellës bashkëkohor”, tha mes tjerash Shilegov. Sipas tij, “Plani për jetë” në Maqedoni parashikon ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në territorin e tërë komunës, si dhe ndërimin e rrjetit sekondar për furnizimin e ujit.
Author: Rilinda
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deponuar dorëheqjen e tij te organet partiake, megjithatë i ngelet kongresit të partisë të vendos nëse do ta pranoj ose jo këtë dorëheqje. Kjo dorëheqje e papritur e Thaçit është pritur me skepticizëm nga një pjesë e opinionit, ndër to edhe komandant Hoxha – Xhezair Shaqiri. Ai dorëheqjen e Thaçit e llogarit si lojë të re politike nga lojtari i vjetër. “Rendi e don se sa për sy e faqe të jepet dorëheqje pas humbjes. Do ta shohim ditët e ardhshme si do funksionoj loja sipas lojtarit të vjetër” ka thënë Shaqiri. Ai ka…
Prokuroria Themelore e Kumanovës ka dorëzuar aktakuzën për vrasjen e Almir Aliut më 25 qershor të këtij viti. Alsat M mëson se aktakuza ndodhet për vlerësim në Këshillin Penal. Vepra është kualifikuar si vrasje, dhe si e tillë, për të parashikohet dënim nga 10 vjet deri në burg të përjetshëm. Prokuroria Themelore e dorëzoi aktakuzën në 3 ditët e fundit para skadimit të afatit gjashtë mujor. Në rast se aktakuza nuk do ishte hartuar brenda kësaj periudhe, i akuzuari Boban Iliç do të mundej të lirohet nga paraburgimi, për shkak të skadimit të afatit të parashikuar me ligj për paraburgosjen.…
Në seancën e sotme të këshillit të komunës së Strumicës, kryetari aktual i kësaj komune, Zoran Zaerv ka deklaruar se kjo do të jetë seanca e fundit që ai merr pjesë si kryetar komune. Para këshilltarëve, ai tha se për shkak të largimit në një funksion tjetër, emërohet zëvendëskryetari i komunës nga radhët e këshilltarëve, mandati i të cilit do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të jenë në fillim të muajit maj të vitit të ardhshëm. Zëvendës i komunës është emëruar këshilltari Kosta Kostadinov, kryetari i klubit lokal të SDMM në Strumicë.
Në vend që ta pranojë dëshirën e shumicës dhe të drejtohet kah reformat e brendshme, VMRO-DPMNE po mundohet që ta mbajë pushtetin e shterur, shkruan në analizën e fondacionit Konrad Adenauer, për gjendjen aktuale në Maqedoni, transmeton DW. Fondacioni i partisë gjermane në pushtet CDU i kancelares Angela Merkel, ka adresuar kritika të ashpra për sjelljen jodemokratike të VMRO-DPMNE-së. Në analizën e publikuar sot në faqen e internetit të fondacionit “Konrad Adenauer”, kritikohet partia “si motra” në Maqedoni, për shkak të refuzimit të saj për reforma, si dhe për kritikat drejt ambasadorëve të huaj në vend. Në analizën nën titullin…
Skandali i përgjimeve është një sfidë për gjyqësorin nëse do të çlirohet nga ndikimi politik dhe do të reformohet në interes të qytetarëve, apo problemet në këtë sektor do të thellohen. Gjyqësori edhe në qoftë se e pastron skandalin me përgjimet, nga ky proces do të dalë me pasoja, thonë nga Institutit për Politika Evropiane. Ata njoftojnë se vendimet për reforma në gjyqësor të propozuara nga opozita, patjetër duhet të zbatohen me kujdes. “Propozimi për një rizgjedhje të plotë është një rrezik i madh, gjëra të tilla tani ndodhin në Shqipëri, ka pasur përpjekje edhe në Serbi, ai mund të…
Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është gjithnjë e më nervoz për shkak të humbjes së mundshme të pushtetit, shkruan gazeta austriake Standard në analizën post-zgjedhore për situatat në Maqedoni. Thaçi mendohet, ndërsa Mijallkov është truri i regjimit, transmeton Dojçe Vele. Ankesat para KSHZ-së dhe rrezikimi i mundshëm i fitores së ngushtë në zgjedhjet, krijon frikë tek VMRO-ja nga humbja e pushtetit, shkruan Standard. Shkak për atë vlerësim, është siç shkruan gazeta është “fjalimi nervoz i Gruevskit të shtunën”.
Edhe pse nuk është e sigurtë se cila parti politike do të merr mandatin për formimin e qeverisë së re, partitë tashmë kanë filluar të bëjnë llogaritjen se me cilën do të koalicionojnë. Është e qartë se qeveria e re nuk mund të përbëhet nëse nuk përfshihen edhe partitë politike shqiptare, dhe në këtë kontekst, CIVIL Media, ka anketuar qytetarët e Shkupit se: me cilën parti duhet të koalicionojnë partitë shqiptare? Pothuajse të gjithë janë përgjigjur se më mirë për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, nëse formohet qeveria e re do të ishte e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të mërkurën (21.12.2016) rreth orës 14 e 30 minuta në rrugën “Xhon Kenedi”, në Shkup, një person me iniciale K.M. e ka kërcënuar një polic nga stacioni policor në Bit Pazar, transmeton Gazeta Lajm. Personi K.M. ka qenë me veturë “Citroen C4” pa targa dhe ka adresuar kërcënime verbale ndaj policit, për shkak të një zënke paraprake. Policia njoftoi se po ndërmerr masa për ndriçim të rastit.
Antonio Milloshoski nga dita e djeshme ka nisur me punë si noter. LSDM ka publikuar dokument nga Gazeta zyrtare me çka vërteton profesionin e ri të Milloshoskit. Bartësi i listës për kandidatë në njësinë zgjedhorë numër 5 është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas LSDM ky akt tregon se Gruevskin po e braktisin njerëzit e tij më të afërt. “Po fillon jeta për qytetarët e Maqedonisë që votuan kundër regjimit, për ndryshime në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e partisë. Milloshoski në reagimin e tij të fundit ka theksuar se do të jetë…
Ish ndërmjetësuesi i bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Vanhojte, pas qëndrimit të tij të parë në lidhje me zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, pas rezultateve të dala nga zgjedhjet dhe gjendjen momentale deri në formimin e një qeverie të re koalicionuese vjen me shkrimin e tij të dytë. Tekstin e plotë të Piter Vanhojtes mund ta lexoni më poshtë: Mësimi për Maqedoninë: Demokracia në veprim (Pjesa e Dytë) Gjykata Administrative e anuloi votimin në Tearcë. Si rezultat i kësaj, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) vendosi për një rivotim në këtë vendvotim. Vendimi i Gjykatës Administrative është shpresëdhënëse. Kjo dëshmon…
Qeveria e Maqedonisë ka sjellë një ligj të ri për kryerjen e pagesave nga qytetarët ku në mes tjerash thuhet se qytetarëve nga 1 janari nuk do të ju bllokohen xhirollogaritë nëse të njejtit nuk paguajnë fatura të mbetura për shërbime komunale dhe shërbime tjera publike. Ky ligj nuk vlenë për kompanitë dhe subjektet juridike por vetëm për qytetarët. Përmbaruesi Gordan Stankoviq thotë se procedura e bllokimit që ishte deri tani do të shfrytëzohet si mundësi paralajmërimi. Kjo risi në ligjin për shlyerjen e detyrimeve përfshin shërbime si: taksa e radiodifuzionit, pagesa e ujit, mbeturinave, shërbimeve të komunave, parkingjet e…

