XHEVDET HAJREDINI Partitë shqiptare, para se të ulen në tavolinë për bisedime në lidhje me koaliçionim me çilën do parti maqedonase, duhet ta bëjnë të ditur publikisht se si do të veprojnë në të ardhmen. Në qoftë se kushtet e tyre nuk i pranon asnjëra prej tyre, që don të thotë a kanë, apo jo, plan “B”. Pozita e përfaqsuesve në bisedat eventuale me partinë maqedonase në pushtet nuk është e njëjtë, as e barabartë, as simetrike. Shkaku është i thjeshtë. Përfaqësuesit e partive opozitare dhe votuesit e tyre do mbeten aty ku janë tash, kurse ata të partive të…
Author: Rilinda
Mirëpo iniciativa e Ahmeti ka humbur dukshëm në peshë, pas paraqitjes së informacioneve nga burime partiake në BDI-së, se larg syve të opinionit, por edhe larg syve të anëtarësisë partiake, kjo parti ka filluar kontaktet e para me VMRO-DPMNE-në. Këto burime kanë thënë për gazetën Lajm se takimi i parë është realizuar parmbrëmë në ora 23, në diskrecion të madh në një lokal në Shkup BDI brenda këtyre ditëve pritet edhe zyrtarisht të dërgojë ftesa deri përfaqësuesit e partive tjera shqiptare, që të ulen në një masë të përbashkët për të ndërtuar qëndrim “Ftesat do të adresohen edhe në selitë…
Për përsëritjen e votimit në një vendvotim të dielën në Tearcë, fletëvotimi ngel i njëjtë, vërtetuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Kjo nënkupton se edhe përskaj paralajmërimeve se nuk do të marrin pjesë në rivotim, bartësi i kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE gjendet me numër rendor numër një. Listat e kandidatëve janë vërtetuar dhe ata ngelin të njëjta ashtu si për votimin me 11 dhjetor. Në vendvotimin 2011, ku do të rivotohet, janë shënuar 714 votues.
Mosrespektimi i vendimit të Gjykatës tashmë është mosrespektimi i institucioneve që janë ende institucione të strukturës aktuale në pushtet, nuk ka kuptim që VMRO të mos pranojnë çdo gjë që është e ligjshme dhe çfarë është sjellur nga një institucion që është pjesë nga struktura qeverisëse, ka thënë për A1on profesoresha Mirjana Najçevska. Sipas saj, është e palogjikshme, nëse VMRO-DPMNE mbetet në opozitë, është e mundur të dalë nga Parlamenti, sepse si parti e cila ka marrë më së shumti vota do të merr një shans për të formuar qeverinë. ‘Nëse VMRO arrinë të formojë, ajo është përsëri vetëm një…
Kjo është një deklaratë e profesorit universitar Jeton Shasivari dhënë për Gazetën Lajm ara dy viteve, kur BDI dëshironte bashkë me VMRO-DPMNE-në ta kalojë stemën me luan. Asokohe, profesori Shasivari bëri apel që nëse Ahmeti nuk jep dorëheqje, BDI të ja marrë stilolapsat që ai të mos ketë më mundësi të nënshkruaj marrëveshje. Edhe pse kanë kaluar dy vite, ky apel i Shasivarit është mjaft aktual edhe tani pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. “Meqë Kryesia e BDI-së refuzoi marrëveshjen e nënshkruar midis Kryetarëve të VMRO-së dhe BDI-së për luanin si stemë shteti, dhe meqë pas këtij akti, kryetari i BDI-së…
Në Universitetin e Tetovës, më 29 dhjetor 2016 do të mbahen zgjedhjet studentore për kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së, zgjedhjen e kryetarëve të Parlamentit Studentor në të gjitha fakultetet e UT-së, si dhe anëtarët e tjerë të këtij Parlamenti. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së u soll më 12 dhjetor 2016, nga Komisioni Zgjedhor i Parlamentit Studentor. Në këto zgjedhje të garojnë dy kandidatë për kryetar të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, studenti i Fakultetit të Administrimit të Biznesit, Argëtim Arifi dhe studentja e Fakultetit Juridik, Donika Kamberi, të cilët për t’i…
Përfaqësuesit e Sindikatës së të punësuarve të fabrikës Jugohrom të premten do të dorëzojnë një letër urgjencë deri te Komisioni i shkallës së dytë të qeverisë, si nxitje për komisionin që të përgjigjet pozitivisht ndaj ankesës kundër ndërprerjes së punës së fabrikës. Jugohrom prej fillimit të muajit nëntor me urdhër të Ministrisë së ambientit jetësor që u theksua se kompania i ka kapërcyer afatet për ndërtimin e filtrave pastrues. Prej atëherë, disa herë të punësuarit në fabrikë kanë protestuar me qëllim që ta ristartojnë fabrikën, ndërsa ata të kthehen në punë.
Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) dhe të policisë financiare kanë vazhduar kontrollet në zyrat e disa organizatave joqeveritare lidhur me burimin e financimit e tyre dhe të aktiviteteve tjera në Maqedoni. Sipas denoncimeve të bëra nga Avokati i Popullit këto kontrolle janë kryer në 20 OJQ. Nga këto institucione nuk kanë dhënë detaje mbi këtë aksion, duke theksuar se bëhet fjalë për kontrolle të rregullta, por drejtuesit e organizatave joqeveritare këtë e cilësojnë si formë të presionit për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ato thonë se këtë qëndrim të tyre e…
“Ilir Kulla i cili e llogarit veten te njohësit e mirë të rrethanave politike në Maqedoni para disa ditëve deputetin e partisë GROM të Stevçe Jakimovskit e numëronte si deputet shqiptar.Për të qenë më i saktë,këtë e thonte Blendi ndërsa zotri Kulla dhe zotri Baton Haxhiu e vërtetonin. Tani po i njejti Ilir Kulla pretendon të na iluminojë,dhe në emër të interesit shqiptar në R.M bën thirje për bojkot të zgjedhjeve në Tearcë.Mandej shkon edhe më larg dhe sugjeron që partitë shqiptare të koalicionojnë me atë që do jep më tepër në tavolinë. Po të kisha mundësinë do ta pyesja…
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët dhe departamenti i ndihmave “Echo” i Bashkimit Europian janë akuzuar nga grupe të tjera ndihmash se kanë keqmenaxhuar fondin disa milionadollarësh i rezervuar për refugjatët më të rrezikuar në Europë, duke lënë me mijëra prej tyre të dremisin në mes të acarit në Greqi. Qeveria greke, e cila ka edhe juridiksionin përfundimtar mbi aktivitetet nëpër kampe, është kritikuar gjithashtu se ka dështuar të përdorë rreth 90 milionë euro, pjesë e fondit të BE-së, për të përmirësuar në mënyrën e duhur të kushteve nëpër kampe përpara se të vinte dimri. E duke qenë se…
Edhe kryetari i Degës së PDSH-së ne Çair, njëherësh bartës i Listës së kësaj partie për deputet në Njësinë e parë zgjedhore, Idriz Orana, ka ofruar dorëheqje. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Orana është shprehur se nuk e pranon dorëheqjen e kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, ndërsa ështe shprehur se fajin për humbjen më 11 dhjetor nuk e ka lideri i partisë, por ata që kanë votuar LSDM-në, njofton KOHA. “Pas lajmit për dorëheqjen e kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi, për mua si kryetar i Degës së Çairit është e papranueshme akti i dorëheqjes për shkak…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë prej minus 10 deri minus 2, ndërsa e ditës prej 5 deri 12 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 7, ndërsa e ditës do të ngritet deri 7 gradë. Në ditët në vijim mot do të jetë stabil dhe i thatë. Temperaturat do të rriten, ndërsa rritje të vranësirave do të ketë nga e diela. Do të fryejë erë e dobët…

