Ndonëse vetëm disa ditë na ndajnë nga ndërrimi i motmoteve, rrugëve të qytetit pothuajse nuk ndjehet atmosferë festive. Këtë e dëshmojnë edhe qytetarët që anketuam për Alsat të cilët thonë se situata e tillë vjen si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë së lartë. Shumë prej të anketuarve thonë se kjo është arsyeja përse ndërrimin e motmoteve do ta kalojnë në shtëpi. “Nuk planiÞkoj asgjë, do të festojmë me miqtë në shtëpi, asgjë tjetër” “Edhe gjendja ekonomike edhe situata, nuk ka disponim. Në shtëpi do të jemi më të sigurt, 4 me familje, vetëm rrethi më i ngushtë…
Author: Rilinda
Abdulla Mehmeti Shqiptarët në Maqedoni janë të vetëdijshëm se me zgjedhjen dhe emërimin e një ose disa shqiptarëve në pozita udhëheqëse, qoftë edhe kryetar parlamenti, kryetar qeverie, ose president shteti, nuk e ndryshon pozitën e tyre në këtë shtet.* Çdo propozim kandidati nga nëntoka kriminale, mafia politike dhe mënga e sigurimit të shtetit, për kryeministër, kryetar parlamenti, ose president shteti, pavarësisht se a është shqiptar apo pjesëtar i një bashkësie tjetër etnike, shqiptarët duhet ta kundërshtojnë fuqishëm. Statusi i popullit shqiptar është peng i çështjes së pazgjidhur maqedonase Shqiptarët kanë nevojë të domosdoshme për ndryshimin e konceptit të shtetit dhe…
Ziadin Sela A kane bere kuvende te perbashketa shqiptaret ne historine e tyre? Po kane bere. A kane pasur nderhyrje nga jasht qe shqiptaret te percahen dhe keto kuvende te deshtojne? Po kane pasur. Dhe vazhdimisht keto nderhyrje kane qene nga sllavet ose xhonturqit. Ja po marr dy momente nga te shumtit. Perpara lidhjes se Prizrenit ne vitin 1877 Prenk Bibe Doda kerkonte principate autonome ose te pavarur shqiptare katolike ne zonen e Mirdites. Kjo ide perkrahej nga princ Nikolla i Malit te Zi, me qellim qe te pushtonte nje territor te madh te banuar me shqiptar myslimane. Por lidhja…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti uron besimtarët e fesë katolike, festën e shenjtë të Krishtlindjes. “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie. Duke vazhduar traditën tonë shqiptare të harmonisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe vëllazerise fetare të festojmë festat e njëri tjetrit për t’i ruajtur e mirëmbajtur vlerat tona më fisnike kombëtare dhe fetare. Uroj që kjo festë t’i jep forcë përpjekjeve tona për të qenë solidarë…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë në ora 18:15 në stacionin policer në Tetovë, është paraqitur vepër penale “ryshfet në zgjedhje dhe votim”. MPB njoftoi se po punon në zbardhjen e tërësishme të rastit, shkruan META. Në Tearcë sot ka sigurim të fortë policer, me qëllim që të mundësohet votim i pandërprerë. Sipas OJQ “CIVIL” mbrëmë janë arrestuar dy persona nën dyshimin se u kanë dhënë ryshfet votuesve. Nga CIVIL informojnë se persona të caktuar kanë blerë vota me para, edhe atë prej 3000 deri në 6000 den. Në këmbim të këtyre parave personave u janë marrë letërnjoftimet,…
Vëzhguesit e OJQ “CIVIL” arritën në informata jo-oficiale se gjatë ditës rreth 40 votuesve në Tearcë u janë kthyer letër-njoftimet. OJQ “CIVIL” paraprakisht njoftoi se persona të caktuar kanë blerë vota me para, edhe atë prej 3000 deri në 6000 den. Në këmbim të këtyre parave personave u janë marrë letërnjoftimet, që të sigurohet mos-dalshmëria e tyre për të votuar.
Për të eliminuar sa më tepër të jetë e mundur gabimet në pyetjet e testimit ekstern të këtij viti, Qendra Shtetërore e Provimeve ka shtuar thuajse dyfish kontrollin e materialeve që do të shërbejnë për Vlerësimin esketrn 2017, shkruan Koha. Me këtë, QSHP synon që në të njëjtën kohë të rritën cilësinë e kontrollit të jashtëm të nxënësve dhe të shmangën klimën negative që është krijuar në të kaluarën për shkak të gafave të shumta në këto teste, sidomos atyre të karakterit etnik. Edhe pse insiston në qëndrimin se “gabimet nuk kanë qenë të qëllimshme”, drejtoresha Mirushe Ahmeti megjithatë konfirmon…
Shpesh blejmë lodra për fëmijët duke mos pasur kujdes sa është e përshtatshme për moshën, prej çfarë materiali është bërë lodra, ose nëse e përmban shenjën CE, e cila do të thotë se lodra nuk është e dëmshme për shëndetin e foshnjës. Aktualisht, shkruan gazeta Koha, në tregun e Maqedonisë dyqanet janë përplot me zbukurime të Vitit të Ri, lodra me drita, spërkatës, të cilët nuk janë të sigurt dhe janë të rrezikshëm për fëmijët. Por, edhe përkundër asaj se në Maqedoni implementohen masa rigoroze për siguri të lodrave të cilat i zbaton Bashkimi Evropian, megjithatë në dyqane ende shiten…
Vijon i qetë procesi zgjedhor në Tercë, nga gazetarët tanë në terren raportojnë se numri i votueseve vazhdon gjithnjë e në rritje dhe deri në orën 12:30 numri i tyre ka qenë 211 votues ose 29.5%. Në krahasim me zgjedhjet e 11 dhjetorit, pjesëmarrja është më e lartë deri në orën e raportuar. **************** Procesi i votimit në Tearcë vazhdon, dalja e qytetarëve është në rritje. Deri në orën 11:30, sipas të dhënave të grumbulluara, kanë dalë afërsisht 20% e banorëve me të drejtë vote. Numri i tyre është 157. Po ashtu, nga raportimet nga terreni mësohet se procesi vijon…
Zgjedhjet në Tearcë u vunë në shënjestër të tymnajave për blerje votash, qysh një natë më parë. Por pavarësisht se në rrjetet sociale shkruhej për tentativa të blerjes së votës, nga policia mohojnë të gjitha zërat për akte të tilla. Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski tha për ALSAT se zërat për arrestimin e dy personave një natë më parë për blerje votash, nuk janë të vërtetë Sipas Josifovskit, gjatë natës së mbrëmshme ka pasur një denoncim, por gjatë hetimit të 4 policisë, nuk u konstatua tentativë e tillë për blerje votash. “Mbrëmë rreth orës…
Në qendrën e Shkupit sot do të mbahet gara e tretë e Babagjyshave të Vitit të Ri si pjesë e programit festiv të Vitit të Ri në kryeqytet. Në këtë garë do të marrin pjesë persona të moshës së ndryshme të veshur si Plaku i Vitit të Ri, ndërsa gjatësia e kësaj gare është dy kilometra. Ajo do të fillojë në sheshin “Maqedonia” dhe do të vazhdojë nëpër rrugët “Nikolla Vapcarov”, Dimitrj Çupovski”, Dame Greuv” “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, nëpër skelën e Vardarit nga MPJ drejt Muzeut Arkeologjik, në sheshin “Filipi i Dytë”, në Urën e Gurit dhe do…
Pas vendimit të Gjykatës Administrative për të pranuar një ankesë të Lidhjes Social-demokrate, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rivotimin në një vendvotim në komunën e Tearcës, në rajonin e Tetovës. Në fakt, KSHZ-ja kishte refuzuar ankesën e opozitës, por ishte Gjykata Administrative që anuloi vendimin e KSHZ-së dhe pranoi ankesën e LSDM-së për rivotim në këtë vendvotim, që mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor, përkatësisht në mandate, që aktualisht janë 51 me 49 në favor të VMRO-DPMNE-së. E pakënaqur me vendimin e Gjykatës, VMRO-ja, që drejtohet nga ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur se nuk do të…

