Shfaqje edukative për fëmijë “Qyteti lutet: më ngulfatët, më dhemb!”, e cila si temë trajton problemin me ndotjen e ajrit, do të mbahet sonte në kinemanë Frosina, shkruan MIA. Muzikali është në organizim të bashkësisë të eko-aktivistëve “Skopje Smog Alarm”, me mbështetje nga OJQ “Eko Svest” dhe në bashkëpunim me qendrën edukative për fëmijë dhe të rinj “Kolektiv Veternica”. Qëllimi i muzikalit është rritja e nivelit të vetëdijes për pasojat nga ndotja e ajrit, prej së cilës për fat të keq më të prekur janë ato që donë të thonë më shumë. Fëmijët do të këndojnë, dhe në mënyrë më…
Author: Rilinda
Një aksident raportohet se ka ndodhur në rrugën magjistrale Strugë- Qafë Thanë në hyrje të fshatit Ladorisht.Siç bëhet e ditur nga portali “strugalajm” në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila po kryen ekspertizën. Dyshohet se makina e ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashta rrugës. Nuk jepen më shumë detaje për pasojat e ketij aksidenti por përveç dëmeve matriale supozohet se nuk ka pasoja për pjesmarrësit në trafikë.
Nga 1 janari dë të fillojë pagesa elektronike në të gjithë autobusët, private NTP. Çdo qytetar i cili përdor transportin publik do të duhet të përdorë kartelë elektronike me të cilën do të mund të hyjë edhe në autobusët e NTP dhe te transportuesit privat. NE autobusët privat mund të lëvzin të gjitha kategoritë e privilegjuar, si studentët dhe pensionistët. Kartelat do të Shiten në të gjitha 26 kioskat NTP, pastaj në info-qendrat dhe 50 dyqanet e lagjeve të cilat kane nënshkruar marrëveshje me kompaninë. Kartelat elektronike do të shiten në autobusë, kurse pastaj rrjeti i shitjes do të zgjerohet.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor sonte me pres konferencë ka zyrtarizuar edhe numrin e përgjitshëm të votave gjatë votimit më 11 dhjetor dhe rivotimit që u mbajtën sot në vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës. Kryetari i KSZH-së, Aleksandar Çiçakovski, ka zyrtarizuar mandatet e partive politike në zonën e gjashtë zgjedhore. BDI – 6 VMRO – 4 LSDM – 3 BESA – 3 Alenca – 2 PDSH – 2 Në nivel republikan, sipas KSHZ-së, VMRO-ja ka fituar 51 mandate, LSDM – 49, BDI-10, BESA -5, Aleanca për Shqiptarët -3, dhe PDSH-ja -2.
Shtëpia botuese “Templum” prej sot deri më 29 dhjetor në GEM Klubin në Çarshinë e Vjetër organizon Panair të vogël të Vitit të Ri të librave. Panairi sonte do të hapet me promovimin e librit nga edicioni “Tregim tjetër” i cili u krijua në festivalin e njëjtë letrar për fiksime të vogla të cilin “Templum” e organizoi këtë vit në qershor. Në suaza të panairit në mërkurën do të promovohet romani “517” nga Sanja Mihajloviq-Kostadinova, fituese e vitit të kaluar të konkursit “Të reja!” për prozë dorëshkrim më të mirë debutues. Për librin do të flasë Ivan Shopov. Të enjten…
Protesta për ajër më të pastër do të mbahet në Shkup, të mërkurën, para Fontanës në parkun e qytetit nga iniciativa qytetare, në ora 17:00, njofton pozitiv.mk, transmeton Portalb. Kërkesat e kësaj proteste janë: Të lejohen veturat me numër rendor te rastësishëm. Ndalesë për lëvizjen e veturave të cilët janë pa katalizator të materieve ndotëse. Udhëtim pa pagesë me transport të qytetit gjatë tërë dimrit Blerje dhe shpërndarje e menjëhershme e maskave me standarde të nevojshme për mbrojtje (me dimensionet e nevojshme) për të gjithë popullatën (edhe për fëmijë) e Shkupit. Dalje në teren të grupeve inspektues për kontroll të…
Edhe sot ajri shënon nivel të lartë të ndotjes, ashtu që vlerat e grimcave PM10 janë sërish mbi nivelin e lejuar, shkruan 24vesti. Sipas matjeve të fundit të Ministrisë për ambientin jetësor në Qendër ka 226,36 mikrogramë grimca PM10 në metër kub; në Rektorat 223,88; në Gazi Babë 220,27; në Lisiçe 211,61; në Karposh 91,41 dhe në Milladinovc 74,38. Në Manastir janë matur 143,17; në Kavadarc 141,45; në Tetovë 125,04; në Kërçovë 121; në Kumanovë 84,20; në Koçan 61; në Veles 59,26 mikrogramë grimca PM10 në metër kub. “Kryetarët e komunave të Shkupit sot do të takohen për të biseduar…
Gjatë natës dhe mëngjesit moti ishte i kthjellët dhe kryesisht i qetë. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri më 13 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Temperatura do të arrijë deri më 8 gradë.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka përgëzuar banorët e Tearcës duke thënë se ata me votën e tyre kanë konfirmuar gjendjen e përgjithshme në Maqedoni. “Fitorja e shumicës së qytetarëve të vendit që kanë votuar për ndryshime u konfirmua në një Tearcë multietnike. Urime të sinqerta për qytetarët e Tearcës që me votën e tyre shumë precize konfirmuar disponimin e përgjithshëm në Maqedoni. Maqedonia zgjodhi Ndryshime dhe Jetë! Tearcë zgjodhi Ndryshim dhe Jetë”, shkroi Zoran Zaevi në rrjetet sociale.
KSHZ sapo shpalosi rezultatet përfundimtare nga rivotimi i sotëm në fshatin Tearcë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Maqedonisë 2016. Nga 714 votues në listë, sot kanë votuar 402 apo 56,30%. Sipas rezultateve, LSDM ka marrë 245 vota, VMRO-DPMNE 149 vota. Tre fleta kanë qenë të pavlefshme. VMRO PËR MAQEDONINË ka 2 vota, ndërsa BDI, PDSH dhe ALEANCA PËR SHQIPTARËT kanë nga 1 votë. Me këtë rezultat nuk ka asnjë ndryshim në numrin e mandateve të deputetëve të VMRO dhe LSDM. LSDM nuk ka arritur të përmbys rezultatin, konkretisht t’i marrë një deputet VMRO-së, e cila vazhdon ti ketë 51,…
Pavarësisht rezultatit, LSDM do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Kështu tha gjatë konferencës për shtyp zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov. Këtë konferencë për shtyp, ai e mbajti pas përfundimit të procesit të rivotimit në Tearcë, kur edhe vazhdonte numërimi i votave, mirëpo ishte e qartë se LSDM nuk ka arritur të ketë mjaftueshëm vota për të tejkaluar VMRO-në në njësinë zgjedhore numër 6. Ndërsa në pyetjet se a është në bisedime me ndonjërën nga partitë, ai tha se këto do të bëhen publike për opinionin pas rezultateve përfundimtare nga KSHZ-ja. Ai tha se pavarësisht presioneve qytetarët e Tearcës…
HADI OSMANI A ju pata thene se ai eshte nje kopje edhe me e keqe e Menduh Thacit. Ashtu sic Thaci priste para deres se VMRO-se per te hyre ne Qeveri, sot Ziadin Sela priste para dyerve te BDI-se me cdo kusht te hyje ne Qeveri. Te jeni te bindur se deshira e tij me e madhe eshte te hyje me VMRO-ne. Vetem priteni kur do te fillojne te arsyetohen se nuk kane mare legjitimitet dhe te heqin dore nje nga nje nga kushtet qe i kishin. Askund se permendin federalizimin, i haruan akuzat ndaj BDI-se per afera koruptive, haruan…

