Author: Rilinda

shtë mjaft e papërgjegjshme që klinikat të jenë plot me fëmijë dhe qytetarë të sëmurë, ndërsa në takimin e kryetarëve të komunave të mos sillet asnjë masë efektive kundër ndotjes së ajrit në Shkup, kumtoi sot LSDM-ja. Qytetarët, siç theksojnë nga partia, janë në dijeni se Shkupi ka mundur të jetë qytet i gazifikuar. LSDM-ja mendon se BEG gjegjësisht Ngrohtorja ka mundur t’i motivojë qytetarët që të ngrohen me nxjehje qendrore, në vend, siç qëndron në kumtesë, t’i detyrojë të shkyçen për shkak të kushteve të këqija. Partia thekson se kanë mundur të mundësohen subvencione për peleta për qytetarët, në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, z. Vauter Pllomp. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Holandez shkëmbyen opinione për situatën e krijuar zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të ardhmën e vendit. Kryetari i BDIsë Ahmeti theksoi se BDI është duke analizuar me shumë kujdes situatën dhe është e vetëdishme për vendimet e vështira që duhet të mirren në të ardhmën e afërt duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e krijuara. Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi se barazia gjuhësore, reforma sistemore, barazia ekonomike dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën me të cilën kontestohen disa rregulla nga ligji për shkollë të mesme që kanë të bëjnë me testimin ekstern,transmeton tetovasot. Vendimi ka të bëje me faktin se këto rregulla tashmë janë të pavlefshme, gjegjësisht nuk ekzistojnë në rendin juridik. Iniciativa është e ngritur nga një grup profesorësh nga një shkollë e mesme e Manastirit dhe në vitin 2013, prej atëherë ligji ka përjetuar disa ndryshime. Profesorët e kontestojnë mënyrën e organizimit të testimit ekstern, punën e komisionit shkollor, kontrollimin e testeve. Në këtë drejtim janë edhe një pjesë e qëndrimeve të tyre.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka pasur një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson, ku është diskutuar për rrjedhën e proceseve politike në vend, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në takim ashtu si informuan nga qendra për komunikime në LSDM, dy bashkë biseduesit kanë konstatuar se qeveria e re duhet që të përkushtohet në proceset reformuese të shënuara në raportet e Pribes dhe Komisionit Evropian. “Krenohemi me rezultatin, me stilolaps dhe me vota e kemi mundur një regjim. Më shumë se 612.000 qytetar në Maqedoni janë deklaruar për ndryshime. Qytetarët, pa marr…

Lexo më Shumë

Mbetet e papërfunduar linja e re e ujësjellësit të Zajazit, një projekt kapital që u premtua pothuajse në çdo fushatë parazgjedhore nga autoritetet qeverisëse. Për herë të fundit ky projekt ishte premtuar nga përfaqësuesit e BDI-së në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2014 se do të jetë gati në vitin 2015, por as sot e kësaj dite nuk ka përfunduar gjë, shkruan Portalb. Banorët e vendbanimeve të Zajazit shprehen të revoltuar dhe të lënë pas dore. Ata thonë se mungesën e ujit të pijshëm e ndjejnë së tepërmi, veçanërisht gjatë stinës së verës kur temperaturat janë të papërballueshme. “Sasia…

Lexo më Shumë

Studentët dhe grupmoshat e qytetarëve (persona mbi 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra) deri më 31 dhjetor duhet detyrimisht ta vazhdojnë afatin e biletave për vitin 2017. Siç njoftoi Ndërmarrja Transportit Publik, në këtë mënyrë do ta shfrytëzojnë të drejtën e transportit publik falas në Qytetin e Shkupit për vitin 2017. Nga 1 janari i vitit 2017 me sistemin e integruar tarifor, kartelat elektronike do të mund të shfrytëzohen edhe në automjetet e transportuesve privatë.

Lexo më Shumë

Pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në katër nga gjithsej 14 aksidente trafiku gjatë natës së kaluar në Shkup. Në dhjetë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veljanoski, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 27 shoferë e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer,…

Lexo më Shumë

Në objektin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, nesër mbrëma do të performohet shfaqja operistike “Evgenij Onegin” nga Petar Iliç Çajkovski, ndërsa mjetet e grumbulluara do të dedikohen për Shoqatën e fëmijëve me shikim të dëmtuar pranë Qendrës për persona me shikim të dëmtuar, shkruan Mia. Aksioni, siç kumtoi OBM, është me qëllim të krijimit të audiotekës muzikore, ndërsa do të orientohet edhe për blerjen e instrumenteve muzikore për fëmijët me shikim të dëmtuar. Me “Evgenij Onegin” u hapën Netët Operistike të Majti të këtij vitit, ndërsa shfaqja kishte jehonë të shkëlqyer te publiku dhe te kritika profesioniste. Çmimi i…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk do të ekzistojë si shtet nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën “Zëri” ish-kongresisti amerikan, Joseph Dio Guardi. Dio Guardi thotë ndër të tjera se, “nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harrojeni shtetin që quhet Maqedoni”.

Lexo më Shumë

Në organizimin e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, sot do të mbahet ngjarje e Vitit të Ri, të cilëve fëmijët e vendosur në familjet kujdestare do tu dhurohen dhurata që ata i duan si dëshirë e Vitit të Ri. Më 5 dhjetor fëmijët i shkruan dëshirat e tyre për Vitin e Ri dhe së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq u ngjiten në bredhin e madh të vendosur në qendrën tregtare “Ramstor” dhe të gjithë qytetarët human që e kanë vizituar Bredhin magjik zgjodhën llamba dhe shprehën dëshira, duke kontribuar në lumturinë e disa prej tyre. Shpërndarja…

Lexo më Shumë

Qindra të ikur, kush e di se sa janë në procedurë për ikje. Çmimi që është duke e paguar Maqedonia për shkak të politikës së gabuar në shëndetësi është shumë i lartë, paralajmëruan ekspertët. “Nga Maqedonia kam ikur pasi që shtatë vite pas diplomimit ende kam qenë me statusin e vullnetarit, pa sigurim shëndetësor, pa stazhin e punës dhe me të ardhura minimale”, deklaroi një mjek. Dy fjali e gjysmë që e përshkruajnë fatin e qindra mjekëve. Profesionaliteti dhe vlerësimi i mjekëve nga Maqedonia merr meritën e duhur në Gjermani, por jo edhe në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në Dellçevë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Prej atje informojnë se ekipet e tyre e tyre vazhdimisht janë terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha akset rrugore. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më Shumë