Periudha pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit të Maqedonisë, ku afati final është 31 dhjetori, do të jetë realiteti i ri për PSP-në dhe gjykatat më të rëndësishme në vend, Gjykatën Supreme, Gjykatën penale Shkup dhe Gjykatën kushtetuese, të cilat çështjet e vështira i lanë pas zgjedhjeve. Realiteti i ri post- zgjedhor, i cili vijat e para të formës do të filloj t’i merr me formimin e Kuvendit, do të shënoj rrugën nëpër të cilën do të ecin reformat për dalje nga kriza politike. PSP PSP nga Kuvendi i ri pret t’i miratoj ndryshimet e Ligjit për PSP-në,…
Author: Rilinda
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë, lokalisht me reshje të lehta dëbore. Do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi të ndryshueshme edhe deri në 100 kilometra në orë, e cila veçanërisht do të jetë më e pranishme në male Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri në pesë gradë celsius. Në Shkup paradite do të mbajë mot ngjashëm me erë të fortë veriore,ndërsa mund të ketë edhe reshje të lehta dëbore. Temperatura e mëngjesit do të…
Të akuzuarit në rastin e Kumanovës kanë kontestuar vërtetësinë e disa prej bisedave telefonike të prezantuara gjatë seancës së sotme gjyqësore dhe kanë thënë se zëri i tyre nuk dëgjohet në to. Bëhet fjalë për rreth 20 biseda telefonike që sipas Prokurorisë janë zhvilluar mëngjesin e 9 majit. Disa nga të akuzuarit kanë reaguar gjatë seancës duke thënë se ata nuk janë të përfshirë në këto biseda pavarësisht pretendimeve të prokurorisë. Avokati Naser Raufi, tha se zërat që dëgjohen janë të disa personave tjerë dhe jo të personave të akuzuar në rastin “Lagja e Trimave” “Kemi më shumë se 15…
Më shumë se 6 mijë qytetarë janë nënshkruar në peticionin e quajtur “Stop për Rrotulluesen Panoramike”. Qytetarët e Shkupir kërkojnë që të ndalohet ky objekt i madh i cili do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe thuhet se do ta ndryshojnë tërësisht fytyrën e qytetit. ”Rrotulluesja Panoramike” nuk ka asnjë logjikë ekonomike dhe gjithashtu si projekti “Shkupi 2014″ është harxhim i pakontrolluar i parave të qytetarëve”, deklaroi ish guvernatoi i Bankës Popullore të Maqedonisë, Petar Goshev. Sipas tij më e keqja është që paratë për këtë objekt nuk janë të fituara nga ekonomia e shtetit, por nga kreditë e…
Mandatet e njëqind e njëzet përzgjedhësve të popullit do të verifikohen deri në fillim të vitit të ri 2017. Shërbimet e Kuvendit përgatiten për mbajtje të seancës konstitutive të përbërjes së nëntë parlamentare, e cila nuk përjashtohet që të mbahet edhe të shtunën më 31 dhjetor. Nesër, pas dorëzimit të vërtetimeve në KSHZ, do të komunikohet kur 62 deputetët e rinj dhe 58-të që kanë qenë në përbërjen e kaluar edhe zyrtarisht do të ulen në karriget e tyre në sallën kuvendore “Maqedonia”. Seancën, sipas paralajmërimeve do ta konvokojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski, i cili edhe do…
VMRO-DPMNE pritet të heqë dorë nga formimi i qeverisë, për shkak të refuzimit të partive shqiptare që të bëjnë koalicion me ta, kanë deklaruar burime diplomatike në Shkup. Sipas këtyre burimeve, Gruevski është “dorëzuar” para ndërkombëtarëve dhe qeverinë e ardhshme do ta formojë LSDM-ja me partitë shqiptare, pasi Zaev ka pranuar avancimin e disa çështjeve kyçe për shqiptarët. Ato nuk kanë përmendur partitë shqiptare që do të marrin pjesë në qeveri. Mirëpo zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski i hedh poshtë si të pavërteta këto informacione, madje duke shtuar se VMRO-DPMNE është e obliguar të bëjë “gjithçka” që ta respektojë vullnetin…
SPB Manastir parashtroi kallëzim penal kundër N.T. (50) drejtor teknik në filialin e ELEM-it REK Bitola dhe M.D.J. (46) inxhiniere në atë filial për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizim”. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në qershor të këtij viti N.T. me nënshkrimin e tij ka autorizuar procesverbale për punën e kryer nga ana e firmës SHPK EKO Team Shkup në shumë orë, edhe pse ka qenë në dijeni se aktivitetet janë kryer për një kohë më të shkurtër, duke i mundësuar personit juridik të marrë 141.570…
Ende në rend ditë të Gjykatës Kushtetuese nuk janë shqyrtuar iniciativa që janë në interes të opinionit. Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale, iniciativa për kushtetutshmërinë e zgjedhjeve dhe iniciativa për kushtetutshmërinë e kryqit në Butel, nuk janë gjendur në rend dite as seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese. Në pyetjen e Portalb se kur të njëjtat mund të vinë në rend dite dhe cili është kriteri i selektimit të lëndëve, nga aty sqarojnë se punojnë me anë të rregullores dhe se cilat lëndë shqyrtohen në seancë vendos kryetari i gjykatës. “Ne nuk jemi Gjykatë Themelore, e Apelit,..…
Shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të ndotjes ekstreme të ajrit sot nga Qeveria kërkoi partia Rimëkëmbja Demokratike për Maqedoninë (RDM). Nga RDM-ja kërkojnë vendosjen e orarit të trafikut çift-neçift për automjetet, sipas shembullit të Parisit dhe Sarajevës, transport publik falas, më shumë autobusa në qarkullimin publik dhe qarkullim publik tek qytete të cilat nuk e kanë atë, vendosjen e tarifës së lirë ditore për energji për amviseritë, mbylljen e kantiereve të ndërtimit, zonë të gjelbër për këmbësorë dhe çiklistë në qendër, ndalimin e automjeteve nën Euro 4 standard në qarkullimin e qytetit. Nga partia i bëjnë thirrje të…
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ka refuzuar kërkesën që kryeministre e vendit të emërohet Sevil Shhaideh, e cila është me origjinë tataro-turke, nga partia fituese e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 dhjetorit në Rumani, Partia Social Demokratike (PSD), raporton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën e tij, Iohannis ka thënë se “I ka peshuar me kujdes debatet rreth asaj se a duhet Sevil Shhaideh të emërohet kryeministre” dhe se ka marrë vendimin që deputetja me origjinë tataro-turke të mos parashtrojë kandidaturën për kryeministre. Presidenti i Rumanisë i ka bërë thirrje PSD-së të propozojë emër të ri për postin e kryeministrit. Ndryshe,…
Nesër KSHZ do i publikojë rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare derisa në ora 14 përfaqësues zyrtarë do të marin edhe vërtetimet e deputetëve. Pasiqë zgjedhjet edhe zyrtarisht do të shpallen si të përfunduara, ministrat e LSDM do të shkarkohen nga detyra ndërsa në vend të tyre do të vendosen zv.ministrat. Më pas fillon konstituimi i parlamentit me të cilin do të drejtojë Branko Manojlovski deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit. Në vend të Oliver Spasovskit në MPB do të ulet zëvendësi Agim Nuhiu ndërsa në ministinë e punës do të ulet Ibrahim Ibrahimi nga partia e Amdi Bajramit. Duke…
VMRO-DPMNE si parti politike do të vazhdoje në koordinim me të gjitha institucionet që të kërkoje zgjidhje për ndotjen e ajrit në Shkup, si dhe në të gjithë qytetet tjera ku tregojnë vlerat jashtë prej të lejuarës, thuan nga partia. Ndotja e ajrit është temë shumë serioze për marketing ditor politik dhe është e pahijshme që LSDM-ja të japin deklarata paushall dhe propozime për zgjidhje, pa asnjë dëshmi dhe tregues për efektet eventuale, reaguan nga VMRO-DPMNE-ja ndaj LSDM-së. “Me të vërtet është qesharake që LSDM të flasin për përgjegjësinë e ndotjes kur në kohën kur ata ishin në pushtet në…

