Author: Rilinda

Seancën e parë konstituive të Parlamentit të Maqedonisë do ta udhëheqë kryetari i deritanishëm i Parlamentit, Trajko Veljanovski, e jo siç ishte paralajmëruar Branko Manojlovski i BDI-së, si deputet më i moshuar. VMRO-DPMNE thirret në një ndryshim të rregullores nga viti 2013, ku thuhet se seancën konstituive të Kuvendit e udhëheqë deputeti që e konvokon mbledhjen. Është interesant se ky ndryshim i rregullores ka qenë në fuqi edhe në vitin 2014, mirëpo në atë kohë seancën konstituive e ka udhëhequr deputeti më i moshuar, Stojanço Malinov nga Partia Socialiste e Maqedonsië, e jo Trajko Veljanovski edhe pse ai e ka…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, sërish në këtë fundvit është treguar dorështrënguar me faljen e shqiptarëve të dënuar, njofton Ina. Shumica e dosjeve të të burgosurve shqiptarë të cilët kanë mbërritur në tryezën e presidentit maqedon nuk janë miratuar, apo janë refuzuar. Këtë e vërteton edhe Avdil Jakupi, i njohur si komandant Qakalli. “Sot falën shumë maqedon të burgosur dhe fatkeqësisht asnjë shqiptarë. Nuk më falën as mua që kam bërë 13 vite burg. Nuk falën asnjë shqiptar”, është shprehur i revoltuar ai.

Lexo më Shumë

Seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet pasnesër, më 30 dhjetor, në orën 13. Seancën e caktoi dhe me të do të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim Trajko Veljanoski. Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë. Më tepër mandate ka fituar koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, koalicioni i kryesuar nga LSDM 49 mandate, BDI 10, Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të votave. Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga…

Lexo më Shumë

Reshjet e vogla lokale të borës të përcjella nga era e fuqishme në vend janë pasojë e arritjes së një mase shumë të ftohtë të ajrit nga veriu, shpjegojnë sinoptikët. Sipas Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike, sot dhe nesër do të fryjë erë me borë, më së shumti në Maqedoninë Perëndimore dhe nëpër male. Mbulesa e borës tanimë është formuar në malet Bistra dhe Sharr, ndërsa më e lartë është në Lazaropolë, 11 centimetra. Moti pritet përmirësohet nga e premtja. Për fundjavën paralajmërohet mot me diell, por me temperatura të ulëta. Për natën e Vitit të Ri temperaturat do të ulen…

Lexo më Shumë

Dimri dhe temperaturat nën zero kanë vështirësuar më shumë gjendjen e banorëve të Hasanbegut të cilët akoma nuk kanë riparuar dëmet nga vërshimet e gushtit. Banorët thonë se po jetojnë në dhoma të ftohta dhe pa kushte elementare për jetë. Ata madje thonë se në këtë periudhë përpos prej donatorëve privat, asnjë Institucion shtetëror nuk u ka ofruar ndihmë. “Një donator ka ardhur dhe na ka rregulluar nja dy dhoma dhe ato i kemi pa lyer brenda. Nuk ka kushte për banim, është dimër është ftohët . Sikur qenve kur u gjuhet një kafshatë. Nuk ka dal askush të na…

Lexo më Shumë

Pjesa më e madhe e parave në buxhetin e Kuvendit për vitin 2015 ishin shpenzuar për udhëtimin e deputetëve. Revizioni shtetëror në raportin e fundit thekson se duhet të rishqyrtohet mënyra e pagesës së transportit të deputetëve pasi dyshojnë në saktësinë e faturave të dorëzuara. Deputetët marrin 30 për qind të çmimit shitës për një litër karburanti për udhëtim me makinat personale deri në vendin e punës. Revizioni vlerëson se është e nevojshme të bëhet analizë e mënyrës së kompensimit të shpenzimeve të deputetëve për përdorimin e makinës personale, për qëllime zyrtare, në aspektin e kostos reale. Nëse konstatohen dallime…

Lexo më Shumë

Raporti për zgjedhjet është miratuar dhe gjatë ditës së sotme do të dërgohet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, theksoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Cicakovski. Sipas tij, zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe votimi është zbatuar sipas standardeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR. “Në pajtueshmëri me raportin për zgjedhjet e zbatuara, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, Lëvizja Besa ka fituar 5 mandate, Aleanca për shqiptarët ka fituar 3 mandate, PDSH ka fituar 2 mandate, LSDM ka fituar 49 mandate, ndërsa BDI ka fituar 10 mandate si dhe raportet dhe përfundimet që i ka…

Lexo më Shumë

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni nuk po e kanë fatin që të mësojnë me abetarën e unifikuar, ndryshe nga ç’ndodh në Kosovë dhe Luginën e Preshevës. Edhe pse është nënshkruar marrëveshje para 5 viteve për përdorimin e kësaj abetareje në Maqedoni ende nuk është hartuar ligji për tekstet shkollore që do të përfshinte edhe abetaren. Nxënësit e Maqedonisë mësojnë nga abetarja e dikurshme e botuar në vitin 2008 me autor nga Maqedonia. Përdorimin e kësaj abetare unike në Maqedoni e pengon ligji për tekstet shkollore, procedura e të cilit duhet të kalojë në qeveri e parlament, mirëpo deri më tani kjo…

Lexo më Shumë

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, njofton se Kryetari i gjertanishëm i komunës së Strugës, në seancen e sotme të Këshillit të komunës, ka dhënë doreheqjen për të vazhduar detyrën e deputetit. Duke u larguar nga posti i kryetarit të komunës në bazë të ligjit emëroi këshilltarin dr. Mustafa Zabzun ushtrues të detyrës së kryetarit deri në zgjedhjet lokale.

Lexo më Shumë

Sa herë që të të vijnë pushimet e mërgatës, vijnë edhe problemet e tyre të mëdha. Me qëllim u ndala të pushoj njëherë edhe nga emocionet që pash dhe ndjeva nga një rrugë fiks 32 orëshe nga Cyrihu për në Preshevë, nëpërmjet rrugës Itali, Slloveni, Kroaci dhe pastaj në Serbi. Besa edhe dëgjova diçka që qenka shkruar, por se kuptova mesazhin se çka paskan dashur të thuhet. Duhet thënë troç, se këto maltretime që i bëhen mërgatës, është hiq njerëzore. Fati deshti, që kësaj here, nuk isha me fëmijë, por vetëm me vajzën 14 vjeçe dhe vëllaun. Ajo që kam…

Lexo më Shumë

Një numër rekord prej 55 mijë emigrantësh janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania gjatë këtij viti, më shumë se dyfishi i numrit të të deportuarve. E përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung” siguroi të dhënat për muajt janar-nëntor nga Zyra për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), ndërsa vihet re se shumica e emigrantëve të vetëlarguar janë nga Ballkani Perëndimor. Shqiptarët formojnë grupin më të madh të të kthyerve vullnetarë me 15 mijë të tillë, ndërsa serbët, irakianët dhe kosovarët kapin shifrat e 5.000 të kthyerve vullnetarë. Gjermania regjistroi numrin rekord të azilkërkuesve gjatë vitit të kaluar, me të paktën 890 mijë të…

Lexo më Shumë

Numri i punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, është më i vogël për 0,9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit shënon rritje prej 3.4 për qind në sektorin e Industrisë së përpunimit ka ulje prej 1.3 për qind ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionerë rritje 0,5 për qind. Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit 2015 shënon rënie te…

Lexo më Shumë