Raporti për zgjedhjet është miratuar dhe gjatë ditës së sotme do të dërgohet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, theksoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Cicakovski.
Sipas tij, zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe votimi është zbatuar sipas standardeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR.
“Në pajtueshmëri me raportin për zgjedhjet e zbatuara, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, Lëvizja Besa ka fituar 5 mandate, Aleanca për shqiptarët ka fituar 3 mandate, PDSH ka fituar 2 mandate, LSDM ka fituar 49 mandate, ndërsa BDI ka fituar 10 mandate si dhe raportet dhe përfundimet që i ka miratuar KSHZ do të publikohen në faqen tonë, ndërsa e njëjta do të dërgohet në Parlament dhe deri te Agjencia për medie”, deklaroi Cicakovski.
Sipas kryetarit të KSHZ-së, mënyra e vërtetimit të mandateve përmes personave të autorizuar nga partitë është më i mirë sesa dhënia secilit kandidat në mënyrë të veçantë.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Qeveria pazar me Bankers? Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh
- Bastisje në Tetovë dhe Gostivar: Armë, municion dhe drogë, disa persona të arrestuar
- Rritje e ndjeshme e importeve në Kinë
- ‘Sifi, dil ku je?!’/ Baçi: Pse u zhduk Josif Gorrea nga protestat e Divjakës?
- Bastisje në Veles, gjendet drogë, privohet nga liria një person
- Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion
- Nusja nga Tetova e rreh vjehrrën në Gostivar, arrestohet nga policia
- Bastisje në Strumicë, janë gjetur armë dhe municion, privohet nga liria një person


