Pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në katër nga gjithsej 14 aksidente trafiku gjatë natës së kaluar në Shkup. Në dhjetë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.
Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veljanoski, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 27 shoferë e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, gjegjësisht të paregjistruar. Janë dënuar edhe 50 automjete të parkuar në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 59 automjete.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Parandalohet atentati në Tiranë/ 40-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe gati për qitje (VIDEO)
- Kapen armë dhe municion, arrestime në Tetovë dhe Gostivar
- Kapet në flagrancë duke ndezur zjarr, vihet në pranga 62-vjeçari në Mirditë. Në pak ditë kishte ndezur 5 vatra të tjera
- “Zihuni si burra”/ U godit me thikë nga Sokrat Vata te “Principotes”, miku i turistit portugez “zbërthen” dinamikën: Ja si nisi konflikti
- Misajllovski: Nga 1 janari paga më të larta për ushtarët dhe zgjidhje të përhershme për statusin e ushtarëve profesionistë
- Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve
- VMRO-DPMNE: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike
- “Safe City” regjistroi mbi 310 mijë shkelje, shumica për tejkalim të shpejtësisë


