Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, z. Vauter Pllomp.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Holandez shkëmbyen opinione për situatën e krijuar zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të ardhmën e vendit.
Kryetari i BDIsë Ahmeti theksoi se BDI është duke analizuar me shumë kujdes situatën dhe është e vetëdishme për vendimet e vështira që duhet të mirren në të ardhmën e afërt duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e krijuara.
Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi se barazia gjuhësore, reforma sistemore, barazia ekonomike dhe integrimi mbeten prioritete, por edhe transparenca e proceseve gjyqësore të cilat kanë rezultuar me dilema në opinion.
BDI është e përkushtuar në realizimin e programit të vet politik në përputhje me pritshmërite e qytetarëve në këto kohëra të vështira dhe sfiduese.
Z. Ahmeti foli edhe për nevojën e përpilimit dhe miratimit të një platforme të përbashkët politike të partive parlamentare shqiptare dhe BDI mbetet e përkushtar dhe e hapur tërësisht për të arritur sukses në këtë iniciativë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Data 05.07.2025
Aktuale
- Fitim Zekthi: Shteti bektashi, ideja e rrezikshme për vendin tonë, qëndrimi i fqinjëve dhe qëndrimi i Turqisë
- Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, raportohen të paktën katër të plagosur
- (VIDEO) Ndryshime në kodin penal, do t’i konfiskohen automjetet atyre që lëvizin me shpejtësi të madhe
- Themelohet lëvizja Arbëria, nuk do të ketë kryetar
- MBPEU përmes fushatës “Më e mira nga Maqedonia”, synon ndërgjegjësimin e blerësve për produktet vendore
- ASH: Vlenizimi i hiseve të Kazinove (Pjesa V): Ligji i bixhozit “gatuhet” me 199 nene, asnjë premtim i VLEN i përfshirë
- Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
- Aksident trafiku, ndërron jetë 17 vjeçari nga Kërçova