Ndonëse vetëm disa ditë na ndajnë nga ndërrimi i motmoteve, rrugëve të qytetit pothuajse nuk ndjehet atmosferë festive. Këtë e dëshmojnë edhe qytetarët që anketuam për Alsat të cilët thonë se situata e tillë vjen si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë së lartë. Shumë prej të anketuarve thonë se kjo është arsyeja përse ndërrimin e motmoteve do ta kalojnë në shtëpi.
“Nuk planiÞkoj asgjë, do të festojmë me miqtë në shtëpi, asgjë tjetër” “Edhe gjendja ekonomike edhe situata, nuk ka disponim. Në shtëpi do të jemi më të sigurt, 4 me familje, vetëm rrethi më i ngushtë i familjes”.
“Do të qëndrojmë në shtëpi, do të kujdesemi për nipërit. Gjendja ekonomike nuk na lejon të shkojmë diku, mezi arrijmë ti mbulojmë shpenzimet e muajit. Nuk ka punë, shikoni, çdo kund është zbrazët”.
“Jam punëtor i falimentuar, me një ndihmë prej 7.500 denarëve çfarë mund të planiÞkosh. Do të planiÞkojnë Zajko dhe Gruevski”. Edhe përfaqësuesit e agjencive turistike ankohen për mos interesim të qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit. Sipas tyre, ky vit do të mbahet mend për mos shitje të prenotimeve turistike për Vitin e Ri.
“Oferta kemi pas të shumta, prej më të lirës deri te ajo më e shtrenjta mirëpo interesimi ka qenë shumë i vogël, ndoshta kanë ndikuar edhe zgjedhjet, po edhe skamja, kriza ekonomike në rajon. Pyetje ka pas, interesim ka pas, mirëpo siç thash edhe më parë ndoshta kriza e ka bë të veten, nuk ka edhe atmosferë të Vitit të Ri siç po e shihni edhe vet nëpër rrugët e qytetit”,
tha Liridona Aliu, agjencia turistike. Për pritjen e Vitit të Ri, agjencitë turistike për një person ofrojnë prenotime me çmime të ulëta duke Þlluar nga 99 euro për në Budapest, 110 euro për në Vjenë, Pragë 120 euro dhe Sofje 125 euro. Në të gjitha këto përfshihet transporti vajtje-ardhje, akomodimi në hotel dhe pritja e Vitit të ri
Data 14.06.2026
Aktuale
- Protestës për largimin e kryeministrit i bashkohet edhe diaspora në Gjermani, shqiptarët në Mynih: Rama ik, ka fol mërgimi!
- (VIDEO) Mickoski: Pas ditëlindjes së VMRO-së, bisedojmë për riformatimin e Qeverisë
- (VIDEO) VLEN dhe BDI përplasen për autostradën “Shkup-Bllacë”
- Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM-në!
- VLEN: Autostrada Shkup-Bllacë duhej të ishte bërë në kohën kur familja Ahmeti bleu Soravinë!
- Arkitektura e padukshme e shëndetësisë moderne
- Protestat për dorëheqjen e kryeministrit, Partia Demokratike Evropiane thirrje Ramës: Zgjidh qytetarët mbi betonin dhe pushtetin tënd!
- Në zemër të BE-së, Mevlan Ademi kërkon trajtim të barabartë për shqiptarët

